Krim në familje në Paskuqan, kunati qëllon për vdekje kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, 30 vjeçe.
“Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40 , Eredet Çapoku, 34 vjeç ka goditur me mjet të fortë (shkop druri) kunatën e tij, shtetasen Enkeleda Çapoku, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ben me dije policia.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës,. 30-vjeçarja është vrarë në prezencën e nënës dhe vajzës së saj
Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin me iniciale E. Ç , i cili është larguar nga vendi i ngjarjes,
Krimi në familje në Paskuqan, shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare