ALARMI: Në Shqipëri dyshohet se po qarkullon bakteri i rrezikshëm. Vrau një polic, dyshohen dhe dy viktima të tjera

10 Janar 2020, 14:16Kronika TEMA

Në Shqipëri dyshohet se po qarkullon bakteri që shkakton sëmundjen e meningokoksemisë.

Brenda 48 orëve dyshohet se kanë humbur jetën tre persona, përfshirë edhe policin 27 vjeçar që humbi jetën dy ditë më parë.

Gjithashtu, një djalë 30 vjeç nga Durrësi dhe një grua 33-vjeç nga Tirana, të cilët ndonëse iu nënshtruan një terapie intensive në reanimacion, humbën jetën.

Por Instituti i Shëndetit Publik, përveç rastit të policit është duke hetuar ende, për të konfirmuar nëse dy rastet e tjera janë prekur nga bakteri vdekjeprurës.

1 komente në “ALARMI: Në Shqipëri dyshohet se po qarkullon bakteri i rrezikshëm. Vrau një polic, dyshohen dhe dy viktima të tjera”

  1. Kuq e zi says:

    Edhe ne itali ka pasur raste te tilla por si reagim pati nje dyndje te mijra njerzeve ne qendrat shendetsore per vaksinim
    Te na thote ministria e shendetsise nese ka plan vaksinimi apo nese ka vaksina te meningjitit sepse kjo semundje eshte ngjitese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje