DETAJET: Kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste, policia arreston 50 vjeçarin. Ja çfarë ju gjet në banesë

12 Janar 2020, 10:07Kronika TEMA
DETAJET: Kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste, policia

Një 50 vjeçar banues në fshatin Pllanë të Lezhës u arrestua nga policia pasi kërcënonte me vrasje bashkëshorten e tij, ndërsa e kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Policia lokale sqaron se burri me iniciale Z.K., ushtronte dhunë në mënyrë sistematike. Gjatë kontrollit të banesës, u sekuestrua një armë automatike.

Njoftimi i policisë

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje

Ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet një  armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë  arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri,   e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit Z. K.,  ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë,  një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

2 komente në “DETAJET: Kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste, policia arreston 50 vjeçarin. Ja çfarë ju gjet në banesë”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Kaq e pati dhe Zigur Karri,kush do e mbroje tani Berishen?… ?

  2. LULJA says:

    KY PASKA QENE VERTET BURRE MALESIE OSE MALOK SHANTAZONTE GRUAN ME KALLASHE HAJDE BURRE HAJDE BURRE KANUNI GOMARE LEZHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje