Kapet shqiptari që kërkohej nga Argjentina

10 Janar 2020, 19:14Kronika TEMA

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi kërkohej që prej vitit 2013 nga Argjentina për trafik kokaine.

Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një 37-vjeçar me iniciale L.A.

Ai u kap në aeroportin e Bologna-s, ndërkohë që ishte nisur nga Tirana.

Sipas asaj që mësohet, shqiptari donte të shkonte në Itali për turizëm.

Mirëpo pas një kontrolli u zbulua se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli me qëllim ekstradimin drejt Argjentinës.

I riu akuzohet se ka marrë pjesë në trafikimin e 22 kilogramëve kokainë drejt Europës.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, 37-vjeçari kishte ndryshuar edhe mbiemrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje