EMRAT: Arrestime në Tiranë për tërmetin, në pranga ish- kryetarë të komunave dhe ndërtues

14 Janar 2020, 18:29Kronika TEMA

Një megaaksion është ndërmarrë sot nga policia e Tiranës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që shkaktoi vdekjen e 51 personave.

Raportohet se janë shoqëruar rreth 40 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ndërsa aksioni është shtrirë në Vore, Kashar dhe Farkë.

Po ashtu raportohet se në polici është shoqëruar ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta si dhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë një aksion i ngjashëm i zhvillua në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues.

Tërmeti i 26 nëntorit përveç viktimave, shkaktoi dëme të frikshme, ku qindra persona u plagosën dhe mbetën pa shtëpi. Të ndaluarit akuzohen për abuzim me lejet e ndërtimit.

Emrat e personave në kërkim:

1-Fatbardh Plaku

2-Merita Kushi

3-Bukurije Halili

4-Ali Syrmishi

5-Vjollca Hoxholli

6-Anila Harxhi

7-Gerti Çalliku

8-Jani Ikonomi

9-Qirjako Gjergo

10-Sherbet Shehi

11-Naim Shehi

12-Luan Beta

13-Ermir Cina

14-Stela Maze

15-Besnik Fuçia

16-Gëzim Shkalla

17-Adhurim Qehajaj

18-Zhaneta Tagani

19-Pellumb Fortuzi kapur

20-Xhevahir Doda kapur

21-Reis Muca

22-Hekri Disha

23-Agim Eski

24-Faik Fejzo

Në Tiranë u dëmtuan rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi nga tërmeti I 26 nëntorit. Dëmtime pati edhe nga tërmeti i 21 Shtatorit. Por për shumë pallate të dëmtuara rëndë, Prokuroria mendon se përgjegjësia nuk është vetëm e tërmetit.

Akuza e kryeqytetit ka bashkuar në një të vetme dosjet për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonat e Komunës së Parisit, Kombinat, Yzberisht, Porcelan dhe Vorë dhe ku një sërë firmash ndërtimi, inxhiniere dhe kolaudues jane vendosur nen hetim. Në këto hetime janë angazhuar edhe eksperte nga fusha e inxhinierisë.

8 komente në “EMRAT: Arrestime në Tiranë për tërmetin, në pranga ish- kryetarë të komunave dhe ndërtues”

  1. sapa says:

    Edhe ?Cfare u be?vendi i kusareve nuk le njeri ne burg!sepse ata qe denojne jane vete per burg!pas disa ditesh dalin jashte!

  2. elton says:

    Ik ere pirdhuni. Ktu po lirhen ata qe kan vrare njerez me sherbim prove dhe tjetri me 4 vrasje denohet 17 vjet.Ja te shohim sa do burgosen keta qe u arrestuan.Se mos lirohen per 3 dite pastaj qe ju..qq prokurorine ,spakun spukun rilindjen pastaj. Ja ta shohim cdo ndodhi…

  3. Edi says:

    Ne durres u shemb gjysma qytetit dhe vangjush Dako rri ha kar-kaleca me edi ramen, ne Farke asnje pallat i demtuar dhe Ish kryekomunari ktu e 6 vjet me parë arratohet!
    Kjo eshte drejtesia Rames!

  4. Ujku Plak says:

    Kane patur shpenzime prokuroret dhe gjykatesit per festa, direkte i zevendesoin nuk kane durim me prite gjate

  5. Dashi says:

    Po Suma ose GD qe ka ndertu ne durres do arrestohet? Qe te rri me Salianusin bashk ne vrim.

  6. Kali says:

    Po perse i jeni qepur me gure ne tras z.Faik Fejzo.Burre zotri.Shikoni qent e tjete boll u moret me Faik Fejzon.

  7. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Ketu del nga burgu per te bere dhembet ai qe ka vrare 4 police ne lule te jetes. JU NA CANI TRAPIN ME KETO IDJOTIZMA. PO VANGJUSH DAKO PERSE NUK ESHTE ARRESTUAR ?
    EDI RAMUTI PASKA QENE NJE DHJAKS, NJE I PABESE, NJE HAJDUT. ME KEQ SE KY NUK KISHIM PARE NE 30 VJET.

  8. On says:

    Cudi spo kuptoj po sikur ne Tirane spati probleme as u shemb as vdiq njeri…….cne kto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje