Kush ua uli armët PD dhe PS për zgjedhjet?

14 Janar 2020, 17:36Politika TEMA

Si një “rrufe në qiell të hapur” ishte lëvizja më e fundit, ajo e uljes në një tryezë të përbashkët pas dy vitesh krizë politike, të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Deri para dy ditësh Lulzim Basha dhe koalicioni opozitar flisnin për rinisje protestash. Ndërsa socialistët këmbëngulnin që reforma të bëhej vetëm nëpërmjet komisionit të posaçëm brenda tryezës së Parlamentit.

Por me një skenar të mirëpërcaktuar PS dhe PD u ulën në një tryezë për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi paraditen e së martës, krerët e partive aleate për të biseduar mbi formatin e këtij takimi, e ku aleatët dukeshin se u gjendën të “surprizuar”. Pas një konsulte disaorëshe Basha lajmëroi publikisht se kishte mandatuar Oerd Bylylkbashin nga PD-ja dhe Petrit Vasili nga LSI për të negociuar me mazhorancën sa i përket reformës zgjedhore.

“Ne me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, kemi mundësuar një proces në të cilën të dakordohen mbi propozimin tonë prej tetorit”, tha Basha në përfundim të një takimi ditën e sotme me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatëve. Menjëherë sapo Basha mbaroi deklaratën e tij nga selia e PD-së, median u njoftuan mbi takimin e shumëpritur mes PD-së dhe PS-së.

Tashmë formati ishte përcaktuar: Gjiknuri, socialisti i kontestuar nga opozita do të ishte pjesë e tryezës, ndërsa PD-ja siç duket kishte pranuar kushtin e vendosur që në këtë tavolinë të ulet edhe Rudina Hajdari, deputetja e opozitës parlamentare që kontestohet nga demokratët. Pas reagimit publik të Bashës, Bylykbashit dhe Vasilit iu në dispozicion makina e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, për të shkuar në Pallatin e Kongreseve, vendi “neutral” ku do të mbahej takimi.

Duket si një lëvizje që i paqtoi palët si me një “shkop magjik”, por gazeta ka mësuar se ulja në tryezë e palëve është realizuar vetëm pas një ndërhyrjeje të fortë të ndërkombëtarëve, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE dhe Britanisë së Madhe.

Prej kohësh diplomatët amerikanë dhe britanikë kanë kontaktuar me të gjitha palët me qëllim për të bindur palët që të ulen për reformën zgjedhore. Kjo lëvizje shihet edhe si një taktikë e politikës shqiptare për krijuar imazhin e zgjidhjes së krizës, pasi pas pak ditësh Shqipërinë do ta vizitojë komisionieri i lartë për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai do të ketë takime me krerët më të lartë politikës shqiptare, kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Hajdari nuk e firmos, por parimisht është dakord

Takimi mes Vasilit, Bylykbashi, Hajdarit dhe Gjiknurit zgjati mbi një orë. Përpara përfundimit të këtij takimi u bë publik një draft marrëveshje që ishte e përgatiur në dakordësi mes PS-së dhe PD-së, Dokumenti në fund të takimit nuk është firmosur vetëm Rudina Hajdari, e cila ka kërkuar të njihet konkretisht mbi mënyrën e funksionimit të Këshillit. “Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar…

Gjithashtu, duke qenë se u njoha sot me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë. Si përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është fakti që takimi i zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore”, shkruan Hajdari. Deputetja e opozitës në deklaratën për median thekson se nuk do të heqë dorë nga ndryshimi i sistemit politik, si dhe vlerësojë më në fund uljen në një tryezë të PD-së me PS-në.

Pas mbylljes së tryezës fillimisht kanë  folur Bylykbashi dhe Vasili. “Ky dokument garanton që reforma zgjedhore të bëhet me konsensus dhe kjo gjithëpërfshirje e konsensus të shkojë deri në fund. Kemi asistencën ndërkombëtare. Pas kaq kohësh nga kërkesa jonë, për të arritur këtë do të institucionalizohet një forum, Këshilli Politik, që do të mandatojë punën për të kryer gjithë këtë reformë”, tha Bylykbashi pas takimit.

Ndërsa Vasili theksoi se “është hedhur një hap në këtë drejtim, i cili në rast të përgjegjshmërisë së duhur dhe të luajilitetit të plotë nga pala tjetër, do të ishte një mundësi për të ecur përpara dhe për të çliruar vendin jo vetëm nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera”.

Gjiknuri, i cili foli i fundit pas takimit nuk e përjashtoi mundësinë që të diskutohet edhe për çështje të tjera veç reformës zgjedhore. “Kemi një marrëveshje që opozita jashtëparlamentare të përfshihet në procesin e reformës zgjedhore për të arritur një draft të dakordësuar. ODIHR do i kërkojmë të vijë zyrtarisht në Tiranë, për çështjet që palët mund të ndahen. Jemi të gatshëm që të gjejmë çdo lloj komunikimi me opozitën, siç e kemi thënë edhe më herët. Gjetëm një modalitet që opozita të jetë pjesë e reformës zgjedhore”, tha Gjiknuri.

Sa i përket ndryshimit të sistemit, Gjiknuri tha se është pjesë e punës së komisionit, por do t’i mbetet pritshmërive nëse arrihet konsensus i plotë edhe për këtë çështje. “Sistemi është objekt i punës së komisionit, por do një dakordësi, por që nuk lidhet me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha ai, duke sqaruar se asistenca e OSBE-së nuk do të jetë për ndasi që lidhen me diskutimet për sistemin zgjedhor.

Socialisti la të kuptohet se kjo tryezë u arrit nga vetë palët, dhe jo me ndërmjetësimin ndërkombëtar. “Janë palët shqiptare në tavolinë, ndërkombëtarët e ndjekin me shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.

Pas mbylljes së këtij takimi, do të vinte edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i kënaqur për rikthimin pas një viti të opozitës në tryezën e reformës, tha se në në Ligjin Zgjedhor do të përfshihen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.

Pakti, drafti brenda 15 marsit

Në paktin e firmosur sot mes palëve PS, PD, LSI dhe me dakordësinë e opozitës parlamentare, parashikohet që reforma të përfundojë brenda 15 marsit. Ky të paktën është angazhimi i palëve për realizimin e reformës zgjedhore.

Sipas këtij dokumenti të siguruar ng gazeta, parashikohet që të formohet një Këshill Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend. Këshilli mblidhet brenda muajit janar dhe autorizon një përfaqësi politike dy persona nga opozita jashtë parlamentare dhe ekspertë të saj që të punojnë me dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës.

Palët angazhohen që të zgjidhin me konsensus  të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve, rekomandimeve të ODIHR-it dhe të OSBE-së. Pika e fundit është garancia ose “besa” që jep mazhoranca se jepet garanci se drafti që do të dakordësohet pas diskutimeve mes Hajdarit, Gjiknurit, Vasilit, Bylykbashit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare, nuk do të ndryshohet në asnjë moment në komisionin e posaçëm dhe do të shkojë për miratim në seancë plenare, siç është rënë dakord në tryezën jashtë parlamentare.

Në rast të mungesës së konsensusit në pika të veçanta, dokumenti parashikon asistencën e OSBE/ODIHR-it me ekspertë të saj. Tashmë kjo tryezë duket si një kusht i opozitë si plotësuar, e cila kërkonte që të shmangej Kuvendi dhe komisioni i reformës, pasi shihej si një ilegjitim. Ndërsa kësaj herë Kuvendi është i detyruar të luajë vetëm rolin e noterit, duke miratuar draftin konsensual që do të prodhojë tryeza ekstraparlamentare.(Gazeta SI)

17 komente në “Kush ua uli armët PD dhe PS për zgjedhjet?”

  1. tironci says:

    Nje grua qe vjen nga larg e porositi lulin e futi ne rreth te kuq
    Lul je person non grata ne shba prandaj ulu

  2. Olimpia says:

    PS nuk kishte ngritur arme…Rama ,si liberal klasik ka bere te gjitha leshimet qe mund te behen.Ka ardhur koha qe PS te zevendesoje Ramen .
    ..PD dhe LSI nuk ulen armet,ATO kapitulluan pa kushte.Se pari spese shumica derrmuese e popullit nuk i ndoqi ne perpjekjen per marrjen e pushtetit me puc.Se dyti,SHBA i paralajmeroi rrepte .Dhe jo me shaka..Nderkohe qe Berisha ,Vasili dhe sic deklaroi Spahiu,edhe Basha nuk mund te shkojne ne SHBA,rrezikuan te perfshiheshin ne nje liste me Hezbullahun…Duket ngjarja,,Sulejmani,, i bindi qe amerikanet Jane serioze.Dhe natyrisht paralajmerimet e Palmerit per Shqiperine mjaftuan,spese ky eshte rangu yne,Trump merret me superfuqite,Kinen,BE,Rusine apo me ate qe kane bomba berthamore.Perendimi nuk mund te merret me hajdute ordinere si Meta qe i ben ,,leksion,, SHBA per nderhyrje apo nje grup rrugacesh mediatike qe bejne thirrje per ,,revolucion,,si Zheji,Lubonja,Bushati,Nesho,Fevziu,

  3. Jozi says:

    As ju qe shkruani kete artikull nuk e keni kuptuar se kush e uli Lulin ne bisedime.
    E uli kushti nr.2 i Bundedtagut te cilin asnje politikan dhe asnje gazetar nuk e kishte kuptuar, se ku kusht ishte per Bashen.
    Kushti nr.2 – Pa perfunduar reforma zgjedhore, nuk do te kete as zgjedhje te parakoheshme, as te koheshme.
    E kam theksuar ne disa komente kete. Dikush e lexoi dhe ja tha Bashes. Nje nga ata qe e vleresoi kete koment ka qene edhe Alfred Peza. Edhe ky beri nje shkrim per kete gje para nje jave.

    1. Ceni says:

      Po ckusht ku pyesin ata per kushte kjo gje duket qarte qe vjen pas marreveshjeve mes paleve, Lulin se denoi gjykata qellimi u arrit, tani jani gati per konsensus. Nje tufe hajnash ne tepsi….

  4. millonai says:

    Kur kishim marredhene shume te mira me Kinen ne nje takim me dy kryeministrat e vendeve respektive u pyet si mund te perkufizohen dy shtetet ne marredhenet e tyre dhe ai u pergjigj:Shqiperia eshte si Tigri qe kush i del perpara do ti hakerohet ,ndersa Kina eshte si Elefandi qe i hedh hapat e avashte por te sigurta dhe ecen perpara!Edhe kjo pune ne politiken shqipetare keshtu eshte ku ne nje ane jane mbledhur qente,macet,minjte dhe i hakerrehen Edi Rames,ndesa ky i fundit eshte si puna e elefandit qe hapat e veprimet i bene te ngadalta por te sigurta duke ecur perpara!Ndaj nuk i bejne dot gje ketij kollozi qe s’la qen e mace e minj (qen PD-ja,mace LSI-ja dhe minjt kualicioni i opozites,Mediu,Nardi,Agroni,duke i futur ne rresht per te pritur radhen per lehjen e radhes!

  5. Orli says:

    Kush ua uli armet?!!!! E kush tjeter vetem m u t i i madh qe i bene drejtesise me gjyqtare muta.Te na e rruaj spaki ma kapi!

  6. ver llapa says:

    hahahahahahahahaahah po ca armesh kto jane e njejta bande hajdutesh.pse genjeni popullin o gazetar kto bejne sikur zihen per budallejnte qe dalin ne protesta per keto hajduta

  7. ABC says:

    Perfundimisht ky vend nuk ka shprese.

  8. Kuq e zi says:

    Nuk shoh arsye pse pd dhe ps do nderrojne kodin zgjedhor kur dihet qe kodi aktual eshte i miratuar po nga keta
    E vetmja arsye qe ka ulur pd dhe ps eshte se pa pd ne tavoline u shkonte drejt listave te hapura meqe rudina si opozite e re kerkon vetem kete
    Opozita e re rrine kot ne kuvend nqs pd ulet ne tryeze dhe ben politike zyrtare

  9. Ata qe i pallojne tash 30-vjet
    dhe i xhoglojne si koqe boshe ne ajer
    si ti pelqej ,
    ata qe e shdruan Shqiperine ne nji Arabistan Demokratik
    qe jjan aq prane zhdukjes nga Harta e Botes kombin shqiptare !

  10. KOHA JUAJ O PUTANAT E SHQIPERISE MBAROJ !
    ME KOT BENI SIKUR CELEBRONI SHKERDHATOKRACINE
    O KASTA E HALESE KOMBIT SHQIPTARE
    —-
    TE GJITHVE NGA NJI SUNXHUK TRITOLI NE BYTHE
    DO ISHTE PERSHENDETJA ME E MIRE E SHQIPTAREVE PER KTE
    DEAL PUTANASH POLITIKE

  11. rripitipitytytyrripity says:

    Ikni nga ai ven ose kapini me hunj ata politikane. Ata ulen e ngrihen mbi kurrizin tuaj nderkohe qe ju i duartrokisni edhe kur ja u fusin sa krahu. Aty o bo si ajo konga, Ulu Molo te dali Hona. Mero tha do i qes uje te zi viles se bashes, i qiti nji mut, knej Sala vazhdo tall bythen sa me ramen sa me lulin, rama ka ona vet tall te gjithe asetet qe i varen apo qe ju rri siper me ke te mundet e ku te mundet. Po pse jeni kaq popull me shpirt skllavi mer amon, bile me leq se skllavi se dhe skllavi e tentonte naj here lirine, po ju hic fare mo vlla, jeni si ata jetimet ke lulekuqet mbi mure qe prisnin tju hidhte drejtori naj kafshate buke dhe me aq isjin te knaq.

  12. rripitipitytytyrripity says:

    Ikni nga ai ven ose kapini me hunj ata politikane. Ata ulen e ngrihen mbi kurrizin tuaj nderkohe qe ju i duartrokisni edhe kur ja u fusin sa krahu. Aty o bo si ajo konga, Ulu Molo te dali Hona. Mero tha do i qes uje te zi viles se bashes, i qiti nji mut, knej Sala vazhdo tall bythen sa me ramen sa me lulin, rama ka ona vet tall te gjithe asetet qe i varen apo qe ju rri siper me ke te mundet e ku te mundet. Po pse jeni kaq popull me shpirt skllavi mer amon, bile me leq se skllavi se dhe skllavi e tentonte naj here lirine, po ju hic fare mo vlla, jeni si ata jetimet ke lulekuqet mbi mure qe prisnin tju hidhte drejtori naj kafshate buke dhe me aq ishin te knaq. .

  13. ? says:

    Prap kto haleja do kemi ne pupupuppu. Nuk ka mundesi .kto duen te kalben ne burge per vjedhjet galopante edhe krimet qe kan bere ..o shqiptare mos votoni kto haleja se do gelni rrugeve te botes si gabelt ..kurse kto monstra duke tallur bythen me ne

  14. Shqiperia fal interesave te & merikaneve europianeve dhe popullit shqiptar says:

    Shkatruan Shqiperine dhe popullin shqiptar per 30 vjet per interesat e tyre dhe familjareve te tyre dhe do do te vazhdonin edhe per 30 vjet te tjera deri sa me ne fund ” e kuptuan” te detyruar nga presioni i jashtem sepse presioni i brendshem (populli) ishte dhe eshte i pa fuqishem ! Shqiperia & shqiptaret cfare nuk pane ne keto 30 vjet sundimi te diktatures Korruptive te ketyre tre partive Te gjitha te zezat ! Vrasje mashtrime nderhyrje korrupsione ne shtet ne drejtesi , shendetrsi, arsim, banka, kujtojme 1997 vjedhjen e shqiptareve , vrasjen e tyre , blewrje diplomashm vdekeje te pacienteve, vdekje nga eksodet, aksidentet , vrasjet nga krimi i rruges i organizuar nga mafie e lidhur me Politikanet, deputetet …. le te urojme amerikanet dhe europiant por eshte e turpshme qe kjo kast politike duket e gjitha si nje cop e madhe Bajge e madhe ne syte e shqiptareve !
    Kjo ishte prova qe shqiptaret nuk dine te drejtojne. E kam fjalen per ata qe marrin persiper te Drejtojne Qeverisin nje vend me votat e popullit ! Politikanet e Tranzicionit !

  15. Jo per gje... says:

    I vute flaken Shqiperise e terrorizuat popullin shqiptar psikologjikisht me mediat tuaja TERRORRISTE e fyet me urrejtje te papershkruar ne opinion, tpe, 360 grade etj studio…dhe tani uleni me Ramen e c’eshte me e keqja Rama ulet me ju! Plehra ju humbte Fara!

  16. Cifuti x says:

    E s bohet shtet me hajdara dhe hajdare..,bohet veç hajgare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema