Miraton planin e pranimeve në administratë për 2020: Ja si do të ndahen 880 vendet vakante për të gjithë ata që duan të punojnë në shtet

15 Janar 2020, 17:05Sociale TEMA

Këshilli i Ministrave ka miratuar planin vjetor të pranimit për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil.

Referuar vendimit, numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;

ç) Për kategorinë ekzekutive 668.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

1 komente në “Miraton planin e pranimeve në administratë për 2020: Ja si do të ndahen 880 vendet vakante për të gjithë ata që duan të punojnë në shtet”

  1. Spinoza says:

    Administrata do reformohet vetem mbas vettingut ne politike lerini brockullat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje