Unë me pallto 100 dollarë, e deputetja me pallto 4 mijë euro

15 Janar 2020, 09:40Blog TEMA
Unë me pallto 100 dollarë, e deputetja me pallto 4 mijë euro

Nga Edlira Gjoni

Ndjesi mëngjesi në një mjedis surreal në Shqipërinë në gjendje të jashtëzakonshme e me 12 mijë njerëz që ngrijnë nga të ftohtët në pritje të vendimeve në emë të tyre:

Në ashensor u ndesha me tre zonja e dy zotërinj të niveleve të larta vedimmarrëse që më bënë të ndjehesha e veshur pa lidhje.

Vetëm këpucët e njërës kushtonin sa gjithë veshja ime, bashkë me shpenzimet jetike brenda.

Ditë e zakonshme pune, ndaj hyra në holl me:

– Fund OVS, 28 euro

– Bluzë Ann Taylor, 30 dollarë

– Pallto Tahari, 99.99 dollarë

– Këpucë e çantë Tamaris, 70 e 90 euro

Dhe të gjitha këto hyjnë tek veshjet e mia “të shtrenjta”, por i kam gjurmuar në sezonin e uljeve dhe jam e kënaqur t’i kem! Të gjitha këto përballohen nga të ardhurat mujore, por nuk ka shans të jenë blerë për një muaj.

Po nëse unë punoja në administratë, si zonjat në ashensor, me 70 mijë lekë në muaj. Ja 80 mijë! Si do i bleja:

– Këpucët portokalli (pra akoma më të pazakonta, dmth më të shtrenjta), nga McQueen, mbi 3 mijë euro?

– Kostumin me pantallona, 2500 euro?

– Pallton 4 mijë?

– Çantën Michael Cors?

– Syzet Miu miu?

– Bizhutë Versace?

– Kurimin te parukieria në bllok?

Të gjitha këto teksa 3 zonjat e dy zotërinjtë, po aq të pispillosur, po shkonin në një aktivitet politik në Shqipërinë me çadra!

Mua m’u duk vetja vërtet jashtë vendi në atë ashensor e holl xixash inferioroteti, por kur dola jashtë, edhe kaq sa kam veshur më ngjanë të tepruara!

33 komente në “Unë me pallto 100 dollarë, e deputetja me pallto 4 mijë euro”

  1. thuaje emrin pra mos e mbaj sekret ?

    1. Asd says:

      Ka te drejte komentuesi siper; te turperuarit e kane nje emer, ose me mire mos e thuaj sepse deri kaq e dinim te gjithe.

    2. nn says:

      e ka thene pra – NGA ….. qe ne fillim

  2. Fashionnova says:

    Bythegrisur pa shije je. Vendi yne ska nevoje per njerez si ti.

    1. marsel says:

      jo jo ka per njerez qe e zhvatin
      hani pini eshte koha e cakenjve

    2. Plugu says:

      Ka te drejte kjo zonje per ata qe kane veshje te shtrenjta,sepse nuk mjund te blihen me mje rroge mujore nqs nuk ke xhvatur me ane te korrupsionit.Kjo tregon se vjedhjet jane te hapura,vjedhje e taksave te popullit.

    3. Kjo është një Femër SPIUNE Partishë, që në 2012 u largua pa zhurmë nga Partia mëmë PD, ku i shërbeu për shumë vite si me demek gazetare PhD, sa në një Media në tjetrën, sipas urdhrit të njerëzve intim të Sali Berishës. Menjëherë ju ngjit FRD së grupit filo BAMIR TOPI, që sapo la Presidencën u vet shpall Kryetar i Fryma e Re Demokratike (FRD apo Ferideja e Bamirit, siç e përgojuan e vazhdojnë edhe sot ta përgjojnë, shumica e PD dhe bishtave të saj), së bashku me supër SPIUNIN e dërguar nga vetë Sali Berisha në radhët e kupolës së FRD, Aleksandër Biberaj, por dhe nëndetsen Oketa e politologun Krasniqi. Me Biberaj kjo lloj femre, kontrollonte gjithçka sado e vogël që ishte FRD, diktonin fort e me poshtërsi tek Bamir Topi, spiunon in si aty brenda FRD dhe gjithçka ja dërgonin PD, direkt Sali Berishës, çfarë flitej dhe kush hynte e dilte në FRD. Pra, kjo femer së bashku me Biberaj, Krasniqin dhe pak më pas dhe Sekretari Përgjithshëm i FRD Gazmend Oketa, me të mbaruar Zgjedhjet e 2013, ku humbi PD e fitoi PS, ikën që të nesërmen nga FRD, Partia e BAMIR Topit me 30 a 40 anëtarë Kryesie, e asgjë më shumë, e pompuar nga vetë Bamiri dhe do servilë të trashëguar nga Presidenca. Tashmë kjo femër Edlira Gjoni, me PhD, analiste tek Mediat filo Berisha e anti Rama, shet formula e shkrime nën nivelin mesatar të gazetarisë e analizës, sepse është kontingjent SPIUNËSH SHËTITËS, ku ka nevojë Doctor RRUMPALLA.

  3. On says:

    Mos u cudit eshte normale ne vend abnormal…..me 2000 euro rroge dhe ato nuk blihen….thjesht lek korrupsioni….nga 50 meine 100 mije euro ne dore per nje nder….mbyll nje pune sekseri dhe te erdhen leket vete.

  4. Kola jot says:

    Mos u bej xheloze se ty te rrine me mire ato rroba qe ke se qenke super pjeshke.

  5. Sinani says:

    Nuk e kuptoj cfare do te thote autorja e ketij shkrimi!

    1. Vlonjati 12 says:

      O Sinan , je shume i sakte . Ne kete sistem pabarazia sociale dhe ekonomike jane evidente , ndaj nuk e kuptoj se cili eshte
      thelbi i ketij shkrimi ( ?? ) .
      Kete sistem kerkuam kete kemi . Gezuar !

    2. na mbyten injorantet turcelinj says:

      Po cfare te kuptosh ti more trap.
      Ti nuk kupton ato qe shkruan vete

  6. Respekt says:

    E kujt i plasi çfare vesh ti mi. Kjo nuk eshte gazetari. Po fleterrufe. Po pate bythe e mend shko bej nje denoncim per korrupsion ndaj ketyre njerezve. Llafe ne hava jemi te zot te themi e te shkruajme te gjithe.
    Po pate prova nxirri. Ne te kundert je nje ziliqare deshtake, pasi nuk eshte as kunder ligjit as kunder moralit, zakonit a etikes te blesh mallra te shtrenjta.
    P.s. na le pa thene kryesoren: marken e brekeve. Apo nuk i perdor. Ti kur nuk ke respekt per privatesine tende si.mund te respektosh ate te te tjereve. Apo je ne krize abstinence per mungese vemendjeje. E keqja eshte se ky blogu i Tenes eshte bers me keq se thashathemet e shemrave ke kroi.

  7. Qifto Qinani says:

    Po breket a ja pe?
    I kan specjale,super t shtrenjta,sepse kan nji vrim te hapur atje posht,permidis,qe ta ken t leht t pranojn penisat pa i hjek nga bytha..
    Pra edhe t nershme sepse s heqin brek,edhe t qime sepse megjithate penisi i hy lirshem pre brime n vrim..

    1. Operacioni Zjarri says:

      Po ç’ ja fut kot edhe ti. Qenke mbrapa bote. Ato s’mbajne breke fare. Me pyet mua qe i shkep.

  8. Al says:

    Pa lidhje.
    Komplet fake.

  9. Rritja edhe pak vleren veshjes se deputetes te lutem se realisht do jen me shum

  10. Olta says:

    Edhe ato qe ke besh ti 80% e shqiptareve nuk kan mundesi sepse nuk kan mundesi te blejne nje paltò 100 euroshe kur al eshte pensioni i nje shqiptari, shkrume pa vlere….

  11. agon says:

    Ti shume mire qe e ke shkruajtur por keshtu si e ke ber ti eshte vetem mka cu baba me la gojen, ku jane emrat mbiemrat dhe pastaj ka vlere ajo qe ke shkruajtur… keshtu sic e ke shkruajtur ti duket sikur je vetem xheloze pse si ke ti… Shteti moj gazetare behet nga te gjithe jo vetem nga struktura se struktura pa pjesen tjeter eshte nje hic …

  12. lalai says:

    Shumica nuk kanë kuptuar se çfare ka shkruar autorja dhe në këtë mes ka 3 gjera
    1 ai që vertet e kupton.
    2 o vërtet nuk kuptojnë se aq e kanë kapacitetin!
    3 o janë bythelëpirës pjellë e shkërdhatllëkut popullor!!

    1. Panteri says:

      Nr 3 eshte me se shumit vlla.

      Komentues me pagese jane keta.

      E kane shtabin e tyre.

      Qelbesirllekun e kesaj qeverisje kerkojne ta justifikojne me komente ketu duke e ” normalizuar”.

    2. Prix says:

      O lalai. Qe politikanet shqiptare jane te korruptuar e dime edhe pa na e thene kjo zonja me inventarin e rraqeve te veta. Ate qe nuk kuptojme po ta them me pak fjale: ku eshte informacioni ketu? Cfare meduam.nga ky monolog qaraman perveç se ku i blen teshat e lartpermendura.
      Kjo eshte nje e perfitsh.e informacioni e jo nje grumbullim thasheshemesh ke parrukierja apo ne kafe

  13. I pagabueshmi says:

    Shkrimi juaj eshte nje terheqje vemendje per shoqerine! Shume i drejte, por jep emra te lutem! Mund te mbetesh dhe anonime, por jep emra

  14. Dee says:

    S’doli gjè tek partia e Bamirit?!.

  15. Kola says:

    Ka edhe me keq. Te pakten gazetarja blen ne sezonin e uljeve. Duhet dekoruar firma Gabi, ndryshe do te ishim lakuriq

  16. Drini says:

    Autorja le te na thote cfare bente ca kohe ne Angli , kur ishte e re, se shume thashetheme ka per te.

  17. mono says:

    dhe “ditw e zakonshme pune” dhe … veshjet e tua tw shtrenjta… sikur nuk shkon, sepse te shtrenjtat nuk vishen nw ditw tw zakonshme pune, dhe pyetjes nqs do punoje nw administratw po i pwrgjigjem : nqs punoje ti dhe cdo komentues i “ndershem” nw administratw do i kishe veshjet akoma mw tw shtrenjta se zonjat e zotewrinjtw qw paske parw, megjithatw mos u ngopshin dhe mos u fryfshin derisa tw pwlcasin.

  18. L says:

    Ti i paske rrobat nga 20 deri 100 dollar po une i kam blere tek gabi me 1000 deri 3000 lek te vjetra qe i bie te jene nga 1 deri 3 dollar. Pa barazia nuk ka fund.

  19. Abreed says:

    Jevgu kur bi n’vaj lyen edhe bythen!!

  20. Gazetarja says:

    Pse duhen botuar kesi shkrimesh ? Budalliqe , jo ckam veshur une jo cke veshur ti , jo ma ha mune jo ta hash ti ! Gazetari eshte kjo ?

  21. Xhulio says:

    Ne fakt ti, ç’fardo te veshesh edhe ato te shtrejtat qe permend, nuk ta ndryshojne shpirtin dhe surratin prej cmirie qe ke ne raport me partine po e po, por dhe me njerezit.

  22. qytetari says:

    Cmira tende prej shtrige,shume teper e ka dhe ate pallto!

  23. Arben says:

    Ne thelb, fakti i hedhur eshte igjitheditur, por te trondit sjellja ende sfiduese e ketyre zoterinj ndaj realitet shqiptar. Gjithsesi impresionante eshte dhe demistrimi juaj per njohje marka….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje