Nga Andi Bushati
Dokumenti i miratuar sot mes përfaqësuesve të parlamentit dhe opozitës që qëndron jashtë tij, në pamje të parë, duket sikur përbën një sukses për PD dhe aleatët e saj. Ata kanë arritur t’a delegjitimojnë kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 2017, duke e shndërruar atë, nga një organ ligjëvënës, në një noter që vulos vendimet që do të merren jashtë tij.
Ata i kanë zhvlerësuar asaj salle, që i ngjan më shumë një teatri kllounësh, të drejtën për të ngritur një komision sovran për reformën zgjedhore (dokumenti poshte, paragrafi 3) dhe për më tepër, i kanë privuar ata deputetë qesharakë nga e drejta për të votuar lirisht sipas bindjeve të tyre për kodin e ri zgjedhor (poshte pika e parafundit).
Pra, thënë në mënyrë të vulgarizuar, të gjithë ata mbi 120 burra dhe gra, që e quajnë veten të zgjedhur të popullit, nuk vlejnë së bashku sa vetoja e Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit.
Në këtë kuptim formal, kjo mund të quhet një fitore e madhe e opozitës për të përdhosur atë tempull të krimit, që e braktisi me vendosmëri një vit më parë.
Për nga pesha dhe sfida, ajo i zbeh edhe tradhëtitë ndaj qëndrimeve të mëparshme, si ato për të mos pranuar uljen në tryezë me Damian Gjiknurin apo Rudina Hajdarin.
Për nga simbolika, ajo e ka detyruar edhe Ramën dhe të tijtë të pranojnë se mbajnë me serume një parlament në koma, që nuk vlen më për asgjë.
Por, po të zbresim në rafshin konkret dhe të analizojmë se ç’ka fituar realisht opozita, llogaria rezulton të jetë pak më ndryshe.
Sepse as PD-ja as aleatët e saj nuk kanë marrë asnjë gjë që nuk e kishin para mesit të shkurtit 2018, kur vendosën të digjnin mandatet. Pra nëse nuk do të ndërmerrte rugën radikale, që e çoi më pas edhe në bojkotimin e zgjedhjeve të qershorit, opozita do të kishte vendin e luanit për reformën zgjedhore, ajo në asnjë mënyrë nuk mund të miratohej pa të dhe Oerdi dhe Vasili do të uleshin krejt natyrshëm përballë Damianit.
Pra thënë shkurt, sot PD dhe LSI fituan me shumë mund atë që e dorëzuan me moskokçarje një vit më parë. Ata ikën, luftuan, protestuan dhe u kthyen në pikën që ishin.
Prandaj kur sheh këtë trajektore natyrshëm të lind pyetja? A i vlente kjo skarificë për kaq gjë? A ia vlenin molotovët, gazi lotësjellës, thirrjet se nuk ka zgjedhje me Ramën, humbja e qyteteve të mëdha, lënia e qindra njerëzve pa punë, vetëm për ti bërë disa retushime një sistemi që mbetet gjithësesi i kalbur?
Ku mbetën përbetimet për republikën e re, ato për përmbysjen e rregullave të lojës, zotimet për t’i dhënë më shumë peshë votës së qytetarëve, qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë për ato lokale, qoftë për presidentin nga populli apo për rivitalizimin e referendumeve?
Natyrisht, duke ngritur këto pyetje nuk nënkuptohet automatikisht që opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë në rrugë dhe mos i thotë “PO” asnjë marëveshjeje. Të gjithë janë të bindur se një ditë ajo ishte e dënuar që të bëhej pjesë e një zgjidhjeje.
Por, të pranosh që pas të gjithë atyre sakrificave të qytetarëve të thjeshtë dhe romantizmi inspirues të liderëve, të ulesh në tryezë për një pazar kaq të vogël, duket qesharake.
Sado radikale dhe e thellë qoftë, reforma zgjedhore mbetet, në fund të fundit, një arrnim i thjeshtë. Dhe po të mendosh se Rama ishte i detyruar ta miratonte atë, si pasojë e presionit ndërkombëtar dhe kushteve të Bundestagut, ajo as nuk duhet të zinte vend midis kushteve për negociata të opozitës.
I gjithë kalvari radikal një vjeçar do ia kishte vlejtur po përfundonte me një rishikim total të kushtetutës së ndryshuar në 2008, me një ndryshim të sistemit zgjedhor pa kryetarë partish të gjithëpushtetshëm, me deputetë që ligjërisht janë më të fortë dhe më të pavaruar, me një president më përfaqësues të vullnetit të përgjithshëm të shqiptarëve.
Por, shitja kaq lirë, – thjeshtë më uljen në tryezën e reformës zgjedhore- e kauzës radikale dymbëdhjetë mujore, i ngjan më shumë një pendese të vonuar për nisjen e kësaj rruge. Ajo lexohet si një epsh i pakontrolluar për tu ribërë pjesë e sistemit.
Pikërisht këtë duket sikur konfirmon edhe nxitimi për të përfunduar deri në mars kuadrin ligjor, që do të lejojë më pas zgjedhje të parakohëshme. Ato zgjedhje që me sa duket Basha mezi i paska pritur, sepse, si të gjithë, e di që edhe po si siguruan dot vendin e parë, të dytin e ka përherë të garantuar.
Ndoshta kaq është kuti i tij. Ndoshta brenda këtij qerthulli vërtitet ambicja e kësaj opozite, e cila me sa duket e ka kuptuar, se lufta me regjimin dhe bombat molotov ishin një shaka e nxituar që nuk e përballonte dot.
Ti verteton thenien e kahereshme or Andush se “te gjithe PD-istat jane koqe”,por jo te gjithe koqet jane PD-ista!(Je ti,ai ,ata, te kazanit mediatik)Ndersa ti bene pjese tek tre bllokqenet!Hidhu pertej kufirit tani se ke boll brum per petulla, pasi Albini s’na doli siç e parashikuem ;Udheheqes Kombi por nje fondamentalist,populist!Bashkoju edhe Berat Bukshkales dhe bej nje dyshe te forte se alternoheni shume mire sikur ti te kishte pamjen e tij dhe te rruaje zerin tend ose ai te te merrte vetem zerin sfumues te tendin !Kam pershtypjen se deshtimi i ketejshem ka me tu kthye ne triumf andej pasi i eksiton duke i provokuar me zerin tend prej p………ti!
Lwre Lulin por dhe ti e paske kuptuar mw duket se i kini rwnw legenit kot.Madje ti je ndwr ata qw e kini nxitur shumw opozitwn drejt asaj rruge tw cilws i dihej shumw qartw fundi, ai fund pwr tw cilin Rama ju ka paralajmwruar.Tani atw qw gatuat kini nderin ta hani dhe ju bwftw mirw.
Po pse ti more bythq.r edhe tani beson me te vertet tek ai revolucion, qe ti dhe nje takem si ty i rekomandonit me pathos Lulkes, si menyren e vetme per te rrembyer pushtetin? Ti ende je partizan i ides se gjyshit tend, se pushteti merret me gryken e pushkes dhe mbahet po me pushke?
Doli prap ky haleja,se nuk i doli ideja e tij fameshme e permbysje madhe.Ky pise nuk rri pa hanger mut
Ik mor byth qir se na cave trapin perdit nje muhabet .po mere vesh sa te jeni ju ne oupozite ky rama debili aty do ri 100 vjet o pederastet e opozites mesojeni kte fakt .se nga ju nuk fiton pd .jeni budallenj apo sdoni ta kuptoni vet .
O MONSTER JU E MORET ME QAFE LULIN SE JU SHIKONI INTERESIN TUAJ DHE SERVIRNI KAUZA TE KOTA DHE TANI FILLONI E BENI ANALIZA BAJATE LERINI MBROCKULLAT.
O ANDUSHI VOGEL TANI NUK TE NGELET GJE TJETER VECSE TE KALOSHE NE ANEN TJETER TE KUFIRIT TE BERAT BUBUZHELI , ADI KRASTEN ATJE KE LIDERIN QE DO NDRYSHOJE BOTEN ALBININ KURTIN ME VONE DO TE DERGOJME EDHE ZHEJI SE ESHTE GJYSEM KOSO DO BEHENI EKIP I MIRE .
Gjithsesi eshte analize e mencur!
ke shkruar gjithe kete artikull,kur mund ta permblidhje me pak fjale” pd e lsi u kthyen si klyshe te rrahur e me bishtin nder shale”
Ju po lepini c’keni peshtyre deri tani.. se c’kuptim kane elozhet qe u ben ti oerdit & petritit ne fillim te artikullit vetem nje bythlepires si ty e kupton. Ata dhe ti fituat pidhin e ropve tuaj.
Ha mut Bushat. Ha se te ben mire.
Një shkrim ku më shumë se për opozitën,Bushati kërkon të shpëtojë vehten si një nga mbështetësit dhe inspiruesit e kësaj rruge të dështuar që ndoqi opozita.
Tani Bushati ,në vend që të thotë se bashkë me opozitën që hëngri m…. me këtë rrugë edhe unë hëngra sa u shqepa,e kritikon dhe i sugjeron të vazhdojë të hajë se do dalë e fituar.
Mirëpo opozita e ka kuptuar,sigurisht m…n që hëngrën por Andi bën gjoja sikur vazhdon të hajë duke u thënë se nuk është m…,por bakllava,prandaj duhet të vazhdoni të hani,kot po e lini.hahahahahah….
Bushat leri sofizmat! Nuk fitoi opozita, përkundrazi e futi bishtin në mes shalëve ndërsa Rama, personalisht ai që të bën të urresh, fitoi. Pse? Po ja ti thua se opozita duke pranuar tryezën, deligjitimoi parlamentin klloun. Po çfarë thua mor qyq? Po a nuk ishte në parlament ajo farë opozite qysh në dhjetor 2917 dhe sot në rrugë, kur reforma thuajse kishte mbaruar dhe mu në atë moment e braktisën atë? A nuk ishte Rama që i bënte ftesa mbas ftesash atyre të uleshin në tavolinë dhe s’e bënin? A nuk ishte vullneti politik i maxhorancës, që në të mirë të hartimit të një reforme konsensuale dhe miratimit bashkë ne ta në kohën e duhur, u la atyre dhe një vend si bashkëkryetar, bile kjo vazhdoi si, edhe kur ishin jashtë parlamentit, bile me të drejtë vetoje? Mu si dje/sot? A nuk u la në dorë maxhoranca letrën e bardhë dhe u tha shkruajeni si e doni t’ua votojmë? As më shumë e as më pak se kjo që ti ia quan maxhorancës dobësi dhe sharlatanëve politikë forcë? Ti qofsh! Pse nuk shkruan or derëzi arsyet e vërteta se pse opozita u ul në gjunjë, që pavarësisht arsyeve që e detyruan, që dhe ti besoj i di, mirë bëri. Edhe në këtë rast, si çdo herë, për bythën e vet e bëri, por tani e la të zbuluar fare atë, sepse i uli turpshëm brekët…Tani edhe pse me vonesë, ajo që është për t’u bërë do bëhet, aq sa rrethanat lejojnë kur jemi, po të flasim në gjuhën e lojës së shahut, siç vetë politika është, që palët (lojtarët) janë në ceitnot, pra në mbarim afati. Dhe ndërmjet palëve në skakierën e lojës, i bie që lojtari më i dobët të jetë Basha. Po cilësoj atë dhe jo trajnerët mbas tij që dihen tashmë, por gjithsesi edhe ata janë të humburit e mëdhenj. Bile më të mëdhenjtë. Ke dëgjuar të pipëtijnë sot? Ndaj, për të gjitha këto merr dhe komikun Tit dhe të dy lëpini ato çfarë keni pështyrë deri dje. Jeni bërë të neveritshëm. Se jeni të tillë ndaj fiton Rama, jo se ai është i zoti dhe më i miri, por se ata të cilëve ti u shërben, janë të mëtë paaftë dhe më të këqinjtë e mundshëm.