Një sistem i ndërmjetëm zgjedhor

11 Janar 2020, 17:47Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Deri më sot ka pasur shumë zëra që kanë kërkuar që reforma zgjedhore, të përfshijë jo vetëm procedurat zgjedhore, por edhe vetë sistemin zgjedhor.

Kritika kryesore që i bëhet sistemit aktual zgjedhor është ajo që lidhet me të drejtën që kanë de facto kryetarët e partive për të renditur kandidatët e tyre në listat e qarqeve. Kjo e drejtë i ka kthyer ata, thonë kritikët, në pashallarë të partive, që në orën 12 të natës çojnë në KQZ listat e kandidatëve, si t’u teket atyre.

Një kritikë tjetër që i bëhet sistemit aktual zgjedhor është pabarazia që krijon mes partive të vogla që futen në koalicion me të mëdhatë dhe atyre që garojnë më vete. Të parave u duhen gjysma e votave për të nxjerrë një deputet, krahasuar me të dytat.

Që të adresohen këto dy probleme, mund të përdoret një sistem zgjerdhor rajonal me lista të hapura dhe pa koalicione parazgjedhore, i ngjashëm me atë të Greqisë.

Kështu, Shqipëria mund të ndahet në 20 zona zgjedhore me nga 5 deputetë (gjithsej 100 deputetë në Kuvend), ku numri i zgjedhësve të jetë pothuaj i barabartë për çdo zonë. Në çdo zonë, votimi kryhet me dy fleta; në të parën votuesi zgjedh partinë që preferon dhe në të dytën kandidatin e saj që pëlqen më shumë ta përfaqësojë partinë në Kuvend (nga 5 gjithsej). Në këtë mënyrë partinë në zonë do ta përfaqsojnë kandidatët që pëlqehen më shumë nga zona, dhe jo ata që pëlqen kryetari.

Lind pyetja, po 5 kandidatët e partisë për çdo zonë si mund të përzgjidhen? Me garë primare brenda partisë.

Pyetja tjetër, përse të mos ruhen zonat zgjedhore me bazë qarkun, siç janë sot? Në qarqe të mëdha si Tirana, Fieri, Elbasani e Durrësi, lista e kandidatëve do të ishte shumë e gjatë, gjë që mund të sillte konfuzion tek votuesit. Me 5 kandidatë për çdo zonë, votimi bëhet më i thjeshtë.

Pyetja tjetër, përse të mos ketë 100 zona me nga një kandidat për çdo parti (sistem mazhoritar)? Përvoja e zgjedhjeve të viteve 2001 dhe 2005 tregoi se përplasjet mes kandidatëve “të fortë” ishte tejet “e fortë” në disa zona.

Gjë që e tensiononte aq shumë situatën zgjedhore, sa që kërciste edhe pushka në disa raste (duke vënë në rrezik gjithë zgjedhjet).

Dhe pyetja më e rëndësishme, a u intereson partive aktuale ky sistem zgjedhor? Ndoshta jo, por Shqipërisë i intereson

6 komente në “Një sistem i ndërmjetëm zgjedhor”

  1. Drejt e ke, duhen 100 deputete ose minimumi 75, se eshte luks i madh 140 deputete qe varferojne buxhetin e coptuar shqiptar dhe me deputete qe votohen direkt nga populli, keshtu shpeton shqiperia nga keta grykemdhenj dhe grabitqare

  2. Diktat says:

    Mirē e ke ti por çfarē mendojnê oligarkêt dhe mafia se ata e vendosin se në kē krah do shkojnë “delet”.

  3. Lush berbali says:

    Te ishin deputete ,hajde de…
    Por per 140 hajdute,matrapaze,vrases,rrugaçe,drogaxhinj jane shume mbi kurrizin tone.
    Behet deputete nje majmune 19 vjeçare vetem se gjuan gur bukur,tjetri deputet me kobure ne brez,tjetri rrihet me grushte,tjetri sulmon me veze,tjetri me veze e me bomba bashke etj,etj etj.
    Deputete jane keta ?!
    75 jane teper per ne.
    E te mendosh se keta bejne dy tri,kater pune ,pra kater rroga e nganjehere edhe me shume ,une mendoj qe deputeti te mos jete pune me rroge,por pune per t’i sherbyer qytetareve ne menyre vullnetare.
    Atehere po,do te kishim deputete,profesore doktore,juriste,ekonomiste ,shkencetare.
    Perndryshe do mbeten biznesmene,mashtrues si deri me tani.
    75 deputete do te ishin mjaftueshem,te ndershem bile.
    Jo si sot me kater shtepi ne Tirane e me bonus qeraje.
    Ashtu si thone shkidranet :hiqja qimen thiut …qe do te thote hiqja breket ketij shteti.
    Keta kemi sot deputet,fatkeqesisht per ne.

  4. Lush berbali says:

    Te ishin deputete ,hajde de…
    Por per 140 hajdute,matrapaze,vrases,rrugaçe,drogaxhinj jane shume mbi kurrizin tone.
    Behet deputete nje majmune 19 vjeçare vetem se gjuan gur bukur,tjetri deputet me kobure ne brez,tjetri rrihet me grushte,tjetri sulmon me veze,tjetri me veze e me bomba bashke etj,etj etj.
    Deputete jane keta ?!
    75 jane teper per ne.
    E te mendosh se keta bejne dy tri,kater pune ,pra kater rroga e nganjehere edhe me shume ,une mendoj qe deputeti te mos jete pune me rroge,por pune per t’i sherbyer qytetareve ne menyre vullnetare.
    Atehere po,do te kishim deputete,profesore doktore,juriste,ekonomiste ,shkencetare.
    Perndryshe do mbeten biznesmene,mashtrues si deri me tani.
    75 deputete do te ishin mjaftueshem,te ndershem bile.
    Jo si sot me kater shtepi ne Tirane e me bonus qeraje.
    Ashtu si thone shkodranet :hiqja qimen thiut …qe do te thote hiqja breket ketij shteti.
    Keta kemi sot deputet,fatkeqesisht per ne.

  5. Met Allkurti says:

    mendim shume i sakte. E kujt i duhen 140 karavidhe qe i zgjedhin kryetaret e partive per tu mbajtur xhaketen.

  6. katarakti says:

    Ka nje menyre më te thjeshte se kjo qe propozon Zaloshnja. E kam bere te njohur qe para nje viti. per mua forcimi i demokracise ne Shqiperi fillon me dobesimin e pushtetit te drejtuesve te partive. Rama dhe Basha jane kthyer praktikisht ne sulltane pa skepter. Ata te bejne te famshem dhe te pasur, deputet, drejtor te pergjithshem apo minister, ose te bejne qe të të harrohet emri. Ne rast se nuk kthehesh ne marioneten e tyre. Ky eshte shkaku i mungeses uluritese te nivelit te deputeteve dhe ministrave te sotem. Ka ardhur koha qe ketij sundimi t’i jepet fund. Te votohet kandidati dhe jo partia. Atehere kryetaret e partive do te jene te detyruar te zgjedhin më të miret, me te aftet, ata qe kane reputacion ne popull. Dhe si rrjedhim nuk do te jene kaq lehtesisht te bindshem dhe te perpunueshem, siç jane keta sot. Sepse do te zgjidhen ne baze te meritave te tyre dhe jo ne baze te meritave te partise, ose fale venies se emrit ne liste nga kryetari. Mendo se kulmi i klasit intelektual te PS-ja perfaqesohet sot nga Taulant Balla! Njelloj sikur te vesh Qim Peken kryetar te fisit te PD-se! Opozita e re parlamentare duhet te luftoje per nderrimin e sistemit zgjedhor. Qe te kalohet ne ate maxhioritar me lista te hapura me korrigjim proporcionali. Po çfare do te thote ky sistem maxhioritar/ proporcional. Per thjeshtesi marrim nje parlament me 100 deputete. Vendi ndahet ne 50 zona zgjedhore. 50 deputetet e pare zgjidhen ata qe marrin me shume vota ne zonen e tyre. Supozojme per thjeshtesi se njera parti fiton 40 perqind te kandidateve, tjetra po aq, dhe e treta 20 perqind. E “perkthyer” ne numra partia e pare dhe e dyte marrin nga 20 deputete secila, e treta 10 deputete. 50 deputetet e mbetur zgjidhen ne baze te votave proporcionale. Duke hequr numrin e votave qe jane fituar ne maxhioritar, votat e mbetura perbejne 100 perqind te proporcionalit. Te cilat jane ndare psh 40 perqind partia e pare, 30 perqind partia e dyte, 20 perqind partia e trete dhe 10 perqind partia e katert. (Me numra te rrumbullakosur per tu kuptuar me kollaj). Partia e pare fiton keshtu edhe 20 deputete nga proporcionali,partia e dyte 15 deputete, e treta 10 dhe e katerta 5 deputete. Pjestohen gjithmone me 2 meqe kemi nje sistem maxhioritar/ proporcional. Te gjithe bashke bejne 50 deputete te dale nga proporcionali. Plus 50 deputete nga maxhioritari plotesohet numri i 100 deputeteve te Kuvendit. Kjo ne menyre te trashe eshte skema e sistemit me lista te hapura. Interesi eshte se kryetaret e partive detyrohen te zgjedhin ne kete rast më te miret dhe më te zotet dhe jo kukulla anonime siç jane sot. Se ndryshe nuk fitojne vota as ne maxhioritar, as ne proporcional. Ngrihet niveli i parlamentit, ai i qeverise dhe rritet niveli i demokracise ne vend. Dhe Shqiperia nuk ngelet më peng e kryetareve monstra te partive. Ne kete sistem ka vend dhe mundesi edhe per zgjedhjen e deputeteve te pavarur, te respektuar dhe te njohur ne popull. Fiton demokracia dhe populli dhe humbet partitokracia dhe kryetarlliku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje