SONDAZHI: Tirona apo Tirana?

10 Janar 2020, 11:14Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Para ca ditësh, hodha në opinionin sportiv shqiptar idenë e rikthimit në identitet të emrit të klubit 100-vjeçar të kryeqytetit.

Me pak fjalë, hodha idenë që ai të quhet zyrtarisht, ashtu siç kanë brohoritur për të në 100 vjet të gjithë tifozët e vet: Tirona.

Por meqënëse kam disa dekada që kryej studime rigoroze shkencore, vendosa që të zhvilloj një sondazh rigoroz, vetëm me tifozë bardheblu, në lidhje me dëshirën e tyre për emrin zyrtar të klubit.

Sondazhi ishte elektronik, por dikush nuk mund ta plotësonte dy herë nga e njëjta adresë IP. Përzgjedhja e të anketuarve ishte krejtësisht rastësore (pa i ditur paraprakisht parapëlqimet e tyre). I vetmi kusht në përzgjedhje ishte që të anketuarit duhej të ishin tifozë bardheblu ose dashamirës të klubit.

Pasi u plotësuan 1050 anketa elektronike (kampion mëse i mjaftueshëm për popullsinë bardheblu – në SHBA përdorin kampionë me 1050 të anketuar për një popullsi 330 milionë), e mbylla sondazhin, duke arritur një saktësi statistikore +/-1%.

Dhe rezultati ishte: 99.1% e popullit bardheblu do që emri zyrtar i klubit të jetë “KF Tirona” – vetëm 0.9%  e do “KF Tirana”.

Tani mbetet thjesht që zyrtarët ta plotësojnë këtë dëshirë pothuaj unanime të tifozerisë së klubit, e cila përbën, në fakt, arsyen e ekzistencës së tij…

12 komente në “SONDAZHI: Tirona apo Tirana?”

  1. Na myten karnat says:

    Ik o palle! Meqe ke bere studime na thuaj si u shkruajt para 100 vjetesh.
    Une jam tifozi “Tirones” dhe i gjuhes shqipe. Je duke ngaterru kekun me byrekun.
    Gjuha e shkruar mbrohet me ligj perndryshe ikim me shume per lesh me shume se c’kemi ik. E folura eshte histori komplet tjeter.
    Dhe gjuha e shkruar nuk percaktohet me sondazhe tifozesh apo opinione si ky i yti.

  2. faro says:

    Dhe fjala TIRONA, mbart shumë histori me vlera ETIMOLOGJIKE.

    1. Bureto says:

      Nëse FK i Tiranës është ‘pronë’ e vetëm tifizerisë së saj mund të qëndronte edhe KF ‘Tirona’. Është pronari, aksionerët që i vënë emrin krijesës së vet (megjithse tani, edhe kjo e drejtë ka ca kufizime). Po këtu ka një problem më të madh. KF Tirana është ekip i kryeqytetit, sot me afro 700.000 banorë. Sigurisht këta nuk janë të gjithë ndjekës të futbollit, por në stadium ama, sepse të duash apo të simpatizosh një skuadër nuk është kusht ta ndjekësh atë nga mbrapa. Për këtë janë ‘ultrasit’. Në Tiranë ka mijra e mijra banorë nga e gjithë Shqipëria. Ka ca nga ata që janë bërë për modë ‘tironsa’, sidomos ndër çunat, por ka jo pak nga treva të tjera që nuk identifikohen si tironsa, megjithse kanë qenë dhe janë ende simpatizantë të saj, edhe kur emri i saj për afro 50 vjet ishte 17 Nëntori. Sepse ky, ishte klubi i banorëve të Tiranës, kryqytetit të vendit, ashtu si klubi Vllaznia i shkodranëve, Flamurtari i vlonjatëve etj. Deformimi i emrit se ashtu shqiptohet nga tiransit autoktonë (të vjetrit), them se nuk është gjetje e mirë. Tjetër shqiptimi dhe tjetër shkrimi i një fjale, sepse i bie që edhe emri Osman, të shkruhet në çertifikatën e lindjes Asmon, apo gomar në gamor?! etj. Kështu do të veprohej jo drejt, ndaj dhe zyrtarisht klubi i Tiranës duhet të quhet KF Tirana. Tifozët pastaj janë në të drejtën e tyre ta quajnë si të duan, por në tabelën e klasifikimit apo nëpër stadiume në ndeshje kombëtare apo ndërkombëtare njl emërtim i tillë, do të ishte qesharak. Nuk besoj se sondashkat e Zaloshnjës janë apo mund të jetë premisë për deformime të kësaj natyre. Nga sondazhi, cilido qoftë ai, shprehet një pëlqim i disave (një pakice) dhe kaq. Ai nuk mund të jetë një referendum.

  3. faro says:

    Dhe fjala TIRONA, mbart shumë histori me vlera ETIMOLOGJIKE. siç marrin kuptim në dialektin tironas edhe emërtesat Molosi, Kaoni etj.

  4. Ka vje ky zotnia qe do me ja ndru emnin skuadres Tirones
    Tirona osht skuadra e Tironcve dhe duhet te quhet Skuadra e
    ” T I R O N A ” ene pik e ska nevoj me bo sontazhe OK.

  5. Xhemol says:

    Cere o ky me qe vika ene na jepka men e boka sontazhe si me e qujt Tironen
    skuadra e Tirones osh e Tironcve ene Jo e jabonxhive ,cere osht ky Pall??
    Ene Quhet skuadra e ” TIRONES ”
    Ok o ti palle qi mer e shkru budadalliqe
    Jo po’ i themi Tiranas ????

    1. Zorro says:

      O tironco?
      Po shallvaret ene qeleshet me opinga pse i keni heq?
      Po shtepite me tulla te kuqe pse i ndertuat e nuk mbani ato me qerpic?
      Jeni dallkauke turcelinj o gomere dhe doni te mbani mendjen 100 vjet prapa!
      Filloni dhe shkruani turqisht si 100 vjet me pare dhe ne rregull jeni!

  6. Cere o ky me qe vika ene na jepka men e boka sontazhe si me e qujt Tironen
    skuadra e Tirones osh e Tironcve ene Jo e jabonxhive ,cere osht ky Pall??
    Ene Quhet skuadra e ” TIRONES ”
    Ok o ti palle qi mer e shkru budadalliqe
    Jo po’ i themi Tiranas ????

  7. Klimax says:

    Dhe etimologjia e emrit thuhet se vjen nga greqishtja e lashte τυρος (ne ate zone behej tregti bulmeti nga banoret vendas). Cfare duhet bere, te kthejme emrat e ekipeve sportive ne etimologjine e emrave te lashte te qyteteve, ne dialeket krahinore te nje populizmi fshataresk, ne emrat e periudhes se diktatures (17 Nentori, Lokomotiva, Labinoti, etj) apo te ngelen keshtu sic jane sipas gjuhes letrare shqipe?
    Hajde, te gjitha problemet ne ate vend u zgjidhen, vetem emrat e ekipeve ngelen pa u zgjidhur dhe me ne fund do te e pranojne se emri me i pershtatshem per ta eshte barbare!

  8. sand says:

    pa diskutim tirona, kush e therret tirana esht jabanxhi nga jugu.

  9. Zorro says:

    O tironco?
    Po shallvaret ene qeleshet me opinga pse i keni heq?
    Po shtepite me tulla te kuqe pse i ndertuat e nuk mbani ato me qerpic?
    Jeni dallkauke turcelinj o gomere dhe doni te mbani mendjen 100 vjet prapa!
    Filloni dhe shkruani turqisht si 100 vjet me pare dhe ne rregull jeni!

  10. korrigjim i korrigjimit says:

    Tironcat dhe tironsit jane minoritet ne Tirane.
    Origjina e tyre nuk eshte qytetare por fshatare-rurale dhe sub-urbane.
    Shumica kane zbritur ne Tirane nga fshatrat per-rreth kur Tirana u vendos te zgjidhej kryeqytet ne Kongresin e Lushnjes (arsyet nuk jane se ishte qender urbane e zhvilluar, por nga halli se qendrat e kohes ishin ne zona te veshtira per tu mbrojtur; Korca, Shkodra, Berati, Gjirokastra, Vlora, Durresi…)
    Tirana morri rritje te madhe ne banore me dy prurje Dibranet qe krijuan lagjen e tyre dhe Vllehet (llaci-facet e Tirones) qe u vendosen tek Kodra e Priftit (Garda-liqeni Artificial).
    Ne harkun e 9 viteve Italia beri investime e ndertime qe i dhane formen e qytetit, fshat-qytezes Tirone qe ishte deri ne ate moment.
    Kat’naret origjinal ene Katnaret prej katuneve per-rheth qe zdrypen m’tiron deri 1939 mos na shesin shum men se paskan qen qytetar. Kur u bon k’ta katnar qytetar per 9 vjet pse s’qekan bo qytetar katnart e jugut dhe malokt e veriut qe kan n’tiron 70 vjet?
    Tironsit kan i problem t’modh; kujtojn se Tirona ka qen qytet m’kohen qe kishin vetem. I ka onjt m’rrena ene baba, ene moma, ene daja ene nondaja – me prralla qe Tirona ka qen qytet po erdh katnaria e Jugut ene humi qytetaria e modhe Tironse.
    Tirona mbas 30 me investimet Italiane morri rrugen e kalimit nga qyteze ne qytet dhe mbas 45 e deri sot eshte bere nga fshat i Tironsve ne qytetin e Tiransve.
    Tashi me e myll me nota dashamirse – Tironsit origjinal ene prej Tirone ene prej katuneve rreth tirones kan zemer fisnike e natyre te mire ne komunikim e ne miqesi e komshillik. Kane natyre qe i pelqe argetimi dhe terhiqen nga muzika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje