Mustafa Nano: Rama nuk ka fuqi “t’ia prishë Erdoganit”, ajo që bëri është poshtërsi

11 Janar 2020, 09:08Blog TEMA

Mustafa Nano në monologun e tij në “Provokacija” është ndalur te çështja e dëbimit të nësuesit turk, Harun Çelik nga Shqipëria.

Mes të tjerash, Nano tha se, sipas tij Çelik u dëbua nga vendi, sepse kryeministri Rama nuk ka fuqi “t’ia prishë Erdoganit”.

Teksa e quan poshtërsi, Nano i kërkon mësuesit turk falje publike në emër edhe atë atyre që mendojnë si ai.

Monologu i plotë nga Mustafa Nano:

Në datën 1 janar, një shtetas turk me emrin Harun Çelik, i hipi një avioni të linjës Air Albania, dhe u kthye në vendin e tij, në Turqi. Por nuk u kthye si një udhëtar i zakonshëm. Nuk u kthye as me dëshirën e tij. Përkundrazi, u kthye pa dëshirën e tij.

Dhe u kthye në pranga. Ishin autoritetet shqiptare që ua dorëzuan atyre turke. Ndonëse ai iu tha: “Ju lutem, mos më çoni në Turqi, pasi unë jam gylenist, dhe si i tillë, jeta ime është në rrezik”,  autoritetet tona as që deshën t’ia dinin. Ato bënë çfarë iu kërkua nga Ankaraja. E bënë këtë me ngut, me zell, në shkelje të procedurave ligjore që ekzistojnë në Shqipëri.

Ai iu dorëzua autoriteteve turke në Rinas vetëm disa orë pas marrjes së vendimit për largimin e tij. Vetëm disa orë, në një kohë që duheshin pritur disa ditë, në një kohë që duhej pritur ankimimi i tij ndaj këtij vendimi. Pse u veprua kështu? U veprua kështu, sepse kryeministri shqiptar nuk ka fuqi t’ia prishë Erdoganit.

Nuk ka fuqi t’i thotë: “I dashur Rexhep, të kam xhan e të kam shpirt, dhe ti e di që nuk të gënjej kur them se të kam xhan e të kam shpirt, por këtë gjë mos ma kërko.

Këtë gjë nuk ta bëj dot, pasi së pari kjo është një gjë që vendoset nga gjykatat tona, dhe së dyti unë nuk kam ndërmend të dal kundër qëndrimeve të SHBA-ve në këtë pikë, pasi SHBA-të janë aleati ynë i madh, pa kushte, për jetë. Edhe juve turqit jeni aleatët tanë, jeni shumë të rëndësishëm madje, por nuk jeni më të rëndësishëm sesa amerikanët.”

Kjo do të ishte alamet alibie për Ramën. Por ai nuk e shfrytëzoi këtë alibi. Sepse për të është më e rëndësishme t’i bëhet rrogoz Erdoganit.

Harun Çelik, me profesion mësues, është në Turqi tanimë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me të. Dhe mua më vjen që, në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që këtë punë e shohin si unë, t’i kërkoj falje publikisht.

“Të kërkoj ndjesë i dashur Harun! Nuk është se më dhemb kauza jote. Madje, në do ta dish, as që më bëhet vonë për kauzën tënde. Jo për gjë, por nuk e kam të qartë deri në fund se çfarë jeni ju gylenistët e për çfarë luftoni e sakrifikoni. Por unë mendoj se shoqëria shqiptare, dhe sidomos shteti shqiptar, duhet të të merrte në mbrojtje, duhet të të jepte azilin politik.

Sepse dikush mund të dorëzohet në duart e dikujt që thotë: ma jepni se dua ta gjykoj mbi bazën e provave që kam mbledhur, por nuk mund të dorëzohet në duart e dikujt që thotë: ma sillni këtu terroristin. Sepse kështu i bie që tjetrit i është dhënë dënimi pa u bërë gjyqi.

Edhe njëherë, të kërkoj ndjesë, i dashur Harun, për këtë poshtërsi të kryer nga autoritetet e shtetit tim!”

34 komente në “Mustafa Nano: Rama nuk ka fuqi “t’ia prishë Erdoganit”, ajo që bëri është poshtërsi”

  1. stiliani says:

    Ja edhe nje arresye me shume psere Shqiperia do shume qe te behet!Do thote ndokush perse!Sepse kur te analizon edhe soji i Mu. Nanove beji mender ..tin ketij vendi!S’la katunar pa trazuar shoqerine bujkrobe te ketij vendi qe jetuan katunare brez pas brezi dhe hop u gedhine qytetare ,disa si puna e ketij rrushit edhe te klasit!Idotesisa ne kete vend ka zene rrenje e veshtire te shkulet !Keta jane si puna e atyre kafsheve te egra qe kane zene rrugen e qe qyteterimi nga kureshtja rri e i veshtron!

    1. abc says:

      O Stalin, tirons-paskuqani, perse te duket replika, opozita gasetareske dhe shprehja e lire si fshatareske dhe censurimi, diktati e ndalimi i te ndryshmes si qytetari ?
      Te dhjefsha qyteterimin tend o debil, si ne diktatur, qe c’far thoshte udheheqesi ishte ligj dhe e kunderta ishte vdekje.

      1. Tan_Tironci says:

        Te duket replika…. ndaj te revolton ty?
        E pra Muçi po ja qi ropt gazetarise.
        Ka shkalluar . Une I uroj nje pras ne bythe. Ndoshta e qeteson.
        Çoç I duket vetja.

      2. Theatrical says:

        o Mooch-i,pak nga pak po mer pamjen e Hannibal Lecter haha

    2. Zagali says:

      Na çave bythen o Nano me kete mut shkrim!

    3. Turp says:

      O idiot. Nuk e kupton sa e rende eshte: nuk i dhame çifutet Hitlerit e jemi katandis e ua dorezojme pa gek mek turqit erdoganit. Shko more i pabese, i paburre.

    4. Mendoni me shume perpara se te beni rolin e te drejtave te njeriut says:

      Ne ceshtjet e miqesive rajonale eshte me e rendesishme te ruash miqesine se sa ta prishesh per ceshtje parimesh qe nuk kane kuptim ne diplomaci. Shqiperia nuk eshte pjese e BE-se, dhe e gjykon qe personi i kerkuar nga Turqia duhet kthyer ne vendin e tij dhe te perballet me gjykaten. Duhet te vesh ne ballance perfitimet dhe humbjet diplomatike, rajonale, dhe ekonomike. Turqia eshte i vetmi vend qe dha para per te ndertuar 500 shtepi te shkaterruara nga termeti ne Shqiperi. A ju kujtohet ndonje vend europian, ore z. Nano, qe te jepte kaq shume para, pervec ndihmave dhe ekipit te kerkimit qe dergoj ketu. Po ashtu Turqia eshte investitori me i madh ne Shqiperi. Turqia, na ka pushtuar, ashtu ishin ato kohera me i forti fitonte. Roma na ka mbajtur 1000 vjet. Perse atehere duhet te mbajme qendrim tjeter ndaj Italise. Gjermani po ashtu na ka pushtuar. Por kini parasysh z. Nano, Turqia nuk na ka vjedhur asnje cope toke. Nuk kemi perse te marrim anen e Greqise qe na ka marre me force, dhe mbeshtetjen e fuqive te medha, gjysmen e territorit tone. Ne Turqi ka shume shqiptare qe e duan miqesine midis Shqiperise dhe Turqise. Ju lutem mendoni perpara se te beheni altoparlant per vendet qe na kane gllaberuar toka dhe na duan te keqen.

  2. BLEDARI says:

    Drejt Mustafa.Kjo beri shqiperia me Turqine eshte nje veprimtari terroriste shtetrore.Ata e rrembyen brane ,te cilit nga rezistenca qe bente i rane te dy kepucet ne oborrin e drejtrorise se emigracionit ne Laprake.Ai nese u shpeton torturave do te dergjet tere jeten burgjeve,sepse eshte me mendime ndryshe nga ato qe kerkon Erdogani ndaj shoqerise civile.
    Rama fatkeqesisht shume here ka mbeshtetur Erdoganit,edhe perballe qendrimeve te Amerikes.Qeverisja-shtet po e shkaterron kete vend.
    Bledari

  3. abc says:

    Na felliqe o Ramut, … kurvo- “patriotet” si surrati tend hiqen si Shqiptar te Beses dhe akuzojn Grekun per pa Besi, po me e forta eshte qe nuk u ndjeve fare per ceshtjen e Harunit.
    Me kujtohet ne emisionin “Zon e lire” tek Arjan Cani je shprehur … “Ka vetëm një njeri në këtë botë që mund të më shantazhojë mua…ai është Zaho Rama (i biri).
    Te te them te verteten sapo te degjova qesha me vete duke thene … “me kete hipokrizi me binde qe je prototipi i fodullit dhe frikacakut”.
    Je sherbetori i Erdoganit, qe ne momentin e pare qe erdhe ne pushtet.

    1. undefined says:

      Ik or b…q….i Saliut e Lulush xhelit mos na caj kkkk shume…legena…beni edhe ju moral…jeni mbledhur disa plera 300 te Anastasit e Sali mortajes e nuk lini rast pa vjelle vrere …si neperka….

  4. Boll ti idiot !

    Eshte detyre Patriotike Shqiptare
    te largosh gjithe Gjaprijt nga Shqiperia sidomos djallin turko-arabo-grek
    qe jane nji Trup i vetem qe helmojn jETEN E SHQIPTAREVE

  5. Haki Cobani says:

    Analize e nivelit medioker per konsum te brendshem mediatik. O Muc gazetari nga skrapari , qe ta kuptosh pse e beri Rama kete duhet ta pish kafen me ca njerez te tjere e ne vende te tjera . Ti e pi kafen akoma te Blloku me Fevzon , Zhejin Shkullakun and Co. Kshu qe pi çaj e qetsohu.
    Dhe mos na çani trapin me demokracira ketu. Shqiperia deporton shtetasit e vet ,jo me te huajt . Demokracia eshte iluzion

  6. Tiranasi2020 says:

    Poshtersi bene Makroni dhe Merkel qe rrikthejne shqiptaret me dokumenta te rregullta.Ky turku pasi e kapen me pasaporte fallco duke dal nga Shqiperia kerkoj azil pse skerkoj kur hyri ne shqiperi .Pse hyne Rama ketu vetem Nano dhe Kazani e dine.

    1. abc says:

      O Tirans mesjetar …. Harunit i rezikohej jeta o kar.
      Kurse per Shqipot kthimi eshte ndryshe emigrim i jasht ligjshem ekonomik dhe jo burg, tortur ose vdekje.

  7. h says:

    Sipas teje o mentar i madh,perse ja jep ndihmat Erdogani ?
    Se jeni te bukur?Apo jeni “Evropianë” ?

  8. th says:

    nuk e njoh mire rastin e turkut por nuk e kuptoj pse shqiptaret nuk te debojn kur dihet se paguhesh prej grekut per propagande dhe urrejtje ndaj shqiptareve musliman.

  9. Z says:

    Keshtu e shkateruan Shqiperine Saliu me Liken dhe te tjere! Mucin,Markun,Frokun per Cupin e kam fjalen,Mustafain,gjek markun,Blendin,qimin ne media! Shkollen e juristeve ne plepat Tritan preshi, domethene ne te gjitha fushat na mbyten njerez me psikologji fshatari, se keta i kentrollonte Saliu &Co.Dhe kemi arritur gjer ketu, kur nje idiot- medioker si Muci na tregon se si duhet te behet SHqiperia! Por Muci edhe Saliu edhe Likja nuk mund t’i japin me shume Shqiperise se sa origjina e tyre fshatare.Keta jane ne mendime edhe ne veprime me psikollogji otomane! Kur eshte profesor mark marku mendoni ku jemi! Qe t’i kerkosh llogari Rames ,duhet me pare te presim rrenjet qe mbollen keta njerez te djallezuar hajdute dhe kriminele! Kjo nuk eshte e lehte! Mund te ndodhe vetem me ndihmen e Zotit!

  10. Skrapalliu says:

    Ketu mor ti mender analist nuk eshte vend per te strehuar gjithe zullumqaret e vendeve te tjera. Vec kesaje personi as ka kerkuar azil politik dhe as I eshte dhene ndonje leje qendrimi. Neve per dite po na i kthejne njerzit tane nga vendet e tjera dhe zoterise tende kjo si ka bere fare pershtypje.

    1. abc says:

      Per 30 vjet rresht iku gjithe Elita shqiptare dhe ngeli llumi.
      Na mbyten katundaret e komunizmit, pa sensin e demokracis … prandaj ky vend eshte absolutisht i pa shprese.

  11. Skrapari says:

    Po si thoni ju zoti Mustafa,”nje zot e di sa inat ke me emrin tend” nje i akuzuar per krime ose dhe i dyshuar per krime,ose dhe i dyshimte se mund te beje krime,duhet te vazhdoj te beje jeten e tij ?Ne c’fare bote jeton zoti Mustafa,nuk shikon,nuk degjon c’fare ndodh ne kete bote ku njerez me profesione nga me te nderuarat deri dje kryejne maskaralleqe nga me te ndryshmet.Sa here degjon ne lajme shprehje si “po si ka mundesi ai dukej njeri i mire”..Bota ka ndryshuar Mustafa,nuk jemi ne vitet 80-e ne Skraparin e qete,kur vidhte Lokja leke dhe ishte diskutimi i dites per vite me radhe.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Po cfare krime paska bere turku ?

  12. Adi says:

    I dhame “besen” atij mesuesit! Kur kam pare ate emisionin besa me eshte dukur pak si e tepert te besh emision te tille. Cfare duam te tthemi me te? Qe jemi te vecante? Mentalitet te vegjlish.

  13. Tafo nga Skarapari me fasule ne gjep says:

    Tafo nga Skrapari ,pidh pirdh se LIROHESH ..d

  14. rexha 10 says:

    NE TE GJITHE BOTEN NE QEVERI JANE VETEM KLOUN.SOTE KA ARDHUR KOHA QE VETEM TE SHIKOSH INTERESAT EKONOMIKE QE PERFITOJNE KETA PIZAVENGA POLITIKAN , DHE MBRENDA NJE DITE E NDRYSHOJNE VEPRIMIN QE BEJNE ME ATE QE KANE DEKLARUR.RAMA EDHE PSE THOTE SE VETEM ZAHO ME SHANTAZHON MUA ,NUKE ESHTE E VERTETE.DUKE DITUR QE ZAHO NUKE I DHURON DICKA ,PORE VETEM I MERRE ESHTE MESE E QARTE QE DO SHPREHET NE KETE MYNYRE. KY MATUFI NUKE E DINE ATE SHPREHJEN : ATE QE TA BENE FEMIJA ,NUKE TA BENE PERENIJA.
    MJAFTE ME ME BREKUSHET E HAXHI QAMILIT,SE JEMI TE LODHUR DHE PO HUMBIM EDHE BESIMIN E BERJES SE SHTETIT NGA KETA KARAGJOZET .TE VETMEN GJE QE RAMA KA BERE PER SHQIPRINE ESHTE SE :SALIU E SHITI DHE VODHI E SHKATRROI 80% TE ATIJE VENDI,RAMA SHKATRROI E SHITI PJESEN E NGELUR.

  15. nje tjete sk. says:

    Muçi si Mushka e Strores, qe hidhte shqelma kur e gudulisnin.
    Eke ne shtepi a derezi e nuk e di.

  16. REZI says:

    Sala e vrau dhe as ershtrat nuk i dihen atij shqiptarit Hoxhës nga Maqedonia, ti akuzon Ramën se u respektua ligji. Jemi në kapitalizëm, s’ka më strehime për patriotizëm. Po kur je bërë i zgjuar o M.Nano!!!
    S’ke faj se paguhesh për punë pa djersë.

  17. Olimpia says:

    Nano,MOS jep mendime jashte mundesive te tua.Ka disa gjera qe ti dhe shpura juaj nuk mund ti kuptoni kurre.Marredheniet shqiptaro – turke nuk lidhen me te kaluaren por sigurine e vendit dhe te shqiptareve.Trump,thjesht se sic thote ai se i rrezikoheshin kater ambasada,i hoqi koken nje personazhi politik …ushtarak me rendesi rajonale ,PA pyetur per ligjet nderkombetare.Nderkohe qe jo Rama por policia largoi nje person qe kishte shkelur ligjet shqiptare.Thjesht e largoi.Se si sillet Turqia,eshte tjeter problemi.Sepse personi i larguar nuk kishte denim me vdekje dhe as nje denim tjeter te njohur e te formalizuar ne organizatat e mbrojtjes te te drejtave te njeriut..
    Tjeter,me e rendesishmja…Me Turqine historikisht qe ne 1913,me vone ne periudhen zogiste,komuniste dhe mbas 90..,s kemi mbajtur marrdhenie strategjike,edhe pse te PA deklaruara.E.Hoxha qe hiqej si m..l..kurre nuk ndihmoi apo dha azil kumunisteve kurde.Nepermjet Turqise kalonte gjithe informacioni amerikan kur forcat e ish BS rrezikonin Shqiperise.Nderkohe qe pozicioni yne ,te rrethuar nga sllavo greket ,nuk na jep luksin per perralla diplomatike apo analiza idiote.Me mire ,,500 apertamente per te demtuarit nga termeti se sa …fjale…fjale….fjale….. pa fund te nje grupi llafazanesh mediatike.

  18. Soni says:

    Grek leshi te erdh keq qe trumpi nuk ja vari presidentin tend qe i kerkoi mbrojtje kunder erdoganit

  19. LEXUESI-BERLIN says:

    Per te GJITHE ATA,ATO ;Komentues…QE BEJNE KOMENTE NEGATIVE, per “Debimin” me Dhune te “Mesuesit” “Turke”:
    1-Kur Diplomacia Humbete ,athere Fjala e Fundit eshte “Diplomacia e dhunes”….qe u Perdore per Mesuesin Turke….Pra Shkurte Duke PARE interesat KOMEBATRE,u “Kerkua” qe te Behej “Kurban” Mesuesi Turke….per Fate te Keq eshte Keshtu….dhe do te kemi edhe Raste te Tilla, perseri ne te Ardhmen….
    2-Pra mos te ti veme “Faje” Rames….apo Qeverise se tije….KESHTU ESHTE KUR JE I DOBET, dhe i Varur nga te Tjeret….
    Shqiperise do ti Duhen Vitet te tera qe te Nxjerre Politikane me Principe Kombetare dhe Vlera Etike-Morale…..
    3-Mos valle duhet te Prishim Interesat Kombetare te Shqiperise dhe Shqipetareve ne Pergjithesi per nje “Turke” apo edhe Dike Tjetere?????
    tE GJITHE kOMENTUESIT KANE MENDIMET E TYRE, dhe kjo eshte e Drejta e gjithekujte….Por ja qe Shqiperia (Politikanet i kane Zbathur Breket)..me kete Nivel Politike qe kemi…do te jete Po kjo qe eshte….???????????????????????

  20. ana says:

    Sa kollaj eshte me fol kur nuk ke asnje pergjegjesi publike o Muc. Biles njerzit per ty thone sa i zgjuar dhe i guximshem qe je. Ne fakt je thjesht nje spurdhjak qe kerkon te besh show per te fituar ndonje kacidhe. Ne kendej nga Kruja ketyre frymoreve ju themi “laskar”. Nuk e di andej nga maloket e jugut si thone; e kam fjalen per malesite e Skraparit.

  21. luani u.s.a. says:

    O jevg grek Mustafa Nanos me kete termeti qe ndodhi ne Shqiperi ku kishte 52 te vdekur dhe qindra te lenduar,poashtu demi material qe eshte mbi 700 milione euro,ne te cilen presidenti i Turqise Recep Tajjip Erdogan ofroj ndihmen humanitare nga Turqia per Shqiperine dhe premtoj ndertimin e 500 banesave ku se shpejti pritet te ndertohen,poashtu presidenti i Turqise Recep Tajjip Erdogan ne Istambul (Turqi) organizoj konference per Shqiperine te dhenjes ndihmen financiare nga vendet islamike arabe ku pritet te ndihmojne Shqiperine me kete o jevg grek Mustafa Nanos ju cka keni ndihmuar familjet qe perjetuan termetin ne Shqiperi?!

  22. Tare says:

    Keshtu eshte kur je fukara. Shitesh kollaj si shtet per 500 shtepi.

  23. Tani says:

    Ca thu mor analfabet qe nuk na the gje fare pasi deri tek germa c te ka mbetur benzina.Po ankohesh ti per censure me rente pika.Ti dhe soji yt lehni dite e nate ku te mundni e si te mundni.Pjerdhni ju per lidera.Ju me diploma te blera te fikni deren sa ta hapni gryken e halese.I hapeni bythesh Rames se malokut I lepinit cizmet.Jo se ju fut Rama ne number por te pakten mos u hiq si viktimi o lafarak.

  24. aaaaaaaaaas says:

    Këtu tek Tema, po mësoj se paska psikologji fshati dhe psikologji qyteti. Kur dihet boterisht qytetet Shqiptare 90% janë krijuar me pashaportizim….Dhe dihet më së miri se kush përfitonte dhe shkonte në qytet.Një fshatar siç e quani, ka pas shumë herë Dinjitet se vëllai i tij bythëlëpirës për një kashune (apartament) në qytet. Mendoni me bythë dhe flisni me gojë. Ju përshëndet një Fshatar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje