Blofi i PD me denoncimin për kandidatin e Matit, zbardhet vendimi i KQZ-së

16 Janar 2020, 12:48Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha sot para mediave se Partia Demokratike i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës së kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj.

Ndërkohë, edhe pse Bardhi e shiti si një zbulim të madh të “selisë blu”, kandidimi i Malaj është verifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku firmëtarë të vendimit kanë qenë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Ai ka marrë dakortësinë nga KQZ, ku sipas një shkrese të datës 15 maj 2019, anëtarët e komisionit vendosën:

“Njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazhdimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatit për
kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë
Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.”

Më poshtë po përcjellim tekstin e plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe dëgjoi diskutimet
e të pranishmëve,

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për kryetar, Bashkia Mat, Z.Agron
Rufat Malaj,në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen
ose ushtrojnë funksione publike”.

VËREN

Në bazë të nenit 67, pika 2 dhe nenit 72 dhe 165, pika 3 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008
“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka
depozituar në KQZ Kërkesën për rregjistrimin e Z.Agron Rufat Malaj si kandidat për kryetar të
bashkisë Mat.

Gjithashtu z.Agron Rufat Malaj në përputhje me nenin 5, pika 4, gërma a të ligjit 138/2015 “Për
garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,
ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, si organi
kompetent për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin në
funksionin publik ku përfshihet dhe funksioni Kryetarit të bashkisë.

Nga verifikimi i formularit të vetëdeklarimit, rezulton z. Agron Rufat Malaj ka deklaruar, se me
Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, nr.57 datë 07.10.1999 është deklaruar fajtor për
veprën penale “Armëmbajtie pa leje”, parashikuar nga neni 278/ Kodi Penal dhe është dënuar më
10 muaj burgim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të
personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Kreut V, pika 2, germa b
dhe pikës 3, germa c, të vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të
detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, me shkresat nr. 3449
prot., datë 15.05.2019 dhe nr. 3451 prot., datë 13.05.2019 ka kërkuar informacion nga zyra e
gjendjes dhe zyra e gjendjes gjyqësore për kandidatët për Kryetar Bashkie, që kanë dorëzuar
formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zyra e gjendjes gjyqësore ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, verifikimin e
gjendjes gjyqësore, sipas së cilës rezulton se;

Z. Agron Malaj në bazë të me vendim nr.57, dt. 07/10/1999, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Mat e
ka deklaruar fajtor për veprën penale të mbajtjes pa leje të armeve luftarake, parashikuar nga
neni 278/2 k.p. e dënon me 10 (dhjetë) muaj burgim. Rehabilituar në bazë të nenit 69 kodi
penal.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, referuar pikës 2, paragrafi i fundit, të Kreut V të vendimit
nr.17/2016 të Kuvendit konstaton se dhënat e deklaruara nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin
si kandidatit sipas ligjit 138/2015. Gjithashtu KQZ ka bërë publikimin e formularëve të
vëtëdeklarimit në faqen zyrtare të internetit.

Referuar nenit 33, gërma f të Kodit Zgjedhor, Komisioni i Zonës së Administrimin Zgjedhor ka
kompetencën për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, në
ato bashki të cilat administrohen nga një KZAZ.

Referuar ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen
ose ushtrojnë funksione publike” dhe pikës 5/1, dhe 6 të nenit 9 të udhëzimit nr.2, datë
29.01.2013 “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të
kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KZAZ duhet vazhdojnë procedurat
për rregjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni
________________________________________________________________________________
Nr . 366 i vendimit Data 15.05.2019 e vendimit Ora 11:00 e vendimit

“Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit për kryetar, Bashkia Mat, Z.Agron
Rufat Malaj,në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen
ose ushtrojnë funksione publike”.

“Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30
qershor 2019.

PËR KËTO ARSYE:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në nenin 23, pika 1, germa a, e Ligjit nr.10019 datë
29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’’, i ndryshuar; nenin 5, pika 4, gërma f, të
ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose
ushtrojnë funksione publike”; Kreu V, i Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e
rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, “Për
garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

VENDOSI:

1. Njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazhdimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatit për
kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë
Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019″, shkruhet në vendim.

 

9 komente në “Blofi i PD me denoncimin për kandidatin e Matit, zbardhet vendimi i KQZ-së”

  1. andi says:

    Nje minute, nje minute.
    Po kush jane keto te KQZ?Cilen force politike perfaqesojne?
    Ore te Temes, ne vend te ngreni zerin dhe ju me force, beheni merimange mbuluese e krimit.

    1. filja says:

      andi, perfaqesojne nenen tende, ta theme seriozisht se ajo ishte force e madhe shoqerore politike. U ngrit muti e bie si shi mbi kokat e njerzeve.

  2. A more K… i ri i ish SHQUP_it, sa shume grricesh duke kerkuar Biografine e te tjereve, por mos harroje se eshte gjetur Biografia e Tij, kur studionte jashte Shtetit. Aty ka fakte turpi se, si eshte BQ… dhe nuk ka moral te kerkoje per te tjeret moral. Materialet i ka nje Avokat me emer dhe nje Oficer i Policise Gjyqesore ne Prok. Tiranes.

    1. Kosovari says:

      nga Jashte Shtetit,. Sipas teje, ky qenka në rregull edhepse e ka fshehur dënimin, vetëm se ky BQ (siç po i thua ti-sepse i paske për qejfi këto rrokje) po i zbardhë. More u mbushën Bashkitë e Shqipërisë me delikuent! E dini ku qon kjo gjendje? Më e keqja që mund t’i ndodhë ndonjë shoqëria është të adaptohesh me të keqen. Po a e gjithë kjo parti e ashtuquajtur socialiste nuk ka fare njerëz të ndershëm dhe të sinqertë?! Për t’u habitur.

  3. elton says:

    Ca bllofi eshte ky??? Ky paska mbajtur arme pa leje. Se kuptoj kte rilindjen e leshit pse vendos prape kandidate kriminele. Nuk ka njerez qe skan bere krime aty??

  4. Shkezen Haxhia says:

    KQZ jo vetem qe ka qene e PS,por kushdo qe te ishte nuk del dot mbi vendimin e gjykates?Disa jane penalizuar edhe pa patur vendime gjykate por thjesht se nuk e kane deklaruar. Hajde dekriminalizim hajde. Mos valle nuk kishte burra te tjere me Mati, qe Edi Kapidani gjeti kete burgaxhi????

  5. emigranti says:

    po keta pd te duhet te verifikojne njehere te tyret duke filluar qe nga saliu, po per pd nuk kane problem vetem per te tjeret eshte problemi

  6. Dibrani_me _shajak says:

    Dibrani_me_shajak, Merre me lang merre kadale o milet!.. se Lulashi kshte vetem nje qellim po nuk e arriti dot – karriken i shkreti Lul. Kujtoni 17 majin kur la protestuesit te digjen ne diell dhe u mbyll nuse me te (me bablokun e madh pra me ke tjeter) Tani Lulashi merret me kryetaret e bashkive duke i sherbyer bablokut te madh sigurisht…”Rritu gjino qe te kapesh fiqte” sa te kapi Lulashi fiqte dhe rregullohen te gjitha.
    A. Malaj eshte i zgjedhur nga njerzit e ska pse nderhyn Lulashi ke babloku se babloku e lulashi lene bashke…dmth pj…me ni konoce!
    Pse se trazon dot Shkodren babloku i madh qe e nxory Dritan Prifti duke pi ilaq te bardhe?!!
    Po Meta si rri akome ashtu si dordolec pa asnje vlere aty —i akuzuar dhe ai per ryshfet.
    Po Shkelqim Cani nje nga me te aftet ne ekonomi qe dha dorheqjen pasi nuk duroi dot vjedhjet e neveritshme ne bank?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje