Kukësi ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare Instagram se ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me FSHF për të zhvilluar në impiantin e ri Kombëtar ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit.
Verilindorët në mesjavë luajnë ndeshjen e parë pas pauzës së kampionatit në transfertë ndaj Luftëtarit, ndërsa më datë 26 janar i kanë bërë një surprizë të bukur tifozëve të tyre duke i ftuar në Air Albania Stadium për sfidën me të kuqtë.
Kështu, pas derbit mes Partizanit dhe Tiranës, stadiumi i ri përgatitet të presë ndeshjen e dytë sezonale nga kampionati shqiptar, me shpresën se do jetë sërish i mbushur plotë.
Kukësi pritet të alternohet gjatë këtij sezoni mes Elbasanit dhe stadiumit të ri edhe për ndeshje të tjera, teksa verilindorët presin përfundimin e punimeve në shtëpinë e tyre, ku me shumë mundësi do të luajnë nga sezoni i ardhshëm.
Stadiumi QEMAL STAFA!!!