Bujar Nishani reagon për padinë e Ramës ndaj Haradinajt: Një sulm prej gjarpërit në gji, synimi i vërtetë i rilindasit të bllokut famëkeq të Tiranës është të përçajë shqiptarët

17 Janar 2020, 11:12Politika TEMA

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me padinë e ngritur nga kryeministri Rama, ndaj Ramush Haradinajt.

Postimi i plotë:

Padia gjyqësore e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërise kundër Kryeministrit dhe një prej figurave kyçe të luftës për liri në Kosovë është një sulm prej gjarpërit në gji.

Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Kauza e tij filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.

Në fakt urrejtja e Edi Ramës ndaj asaj pjese të Kombit nuk do të bënte kurrfarë rëndësie nëse ai nuk do të ishte Kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri.

Pikërisht këtë hapsirë synon të shfrytëzojë Edi Rama në kauzën e tij albanofobe.

Por për fatin e tij të keq, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mbart e gjitha këtë fobi antikombëtare të këtij njeriu, e për rrjedhojë kauza e tij mbetet minorancë, por jo pa dëm.

Prej kohësh është qartësuar jo vetëm diferenca midis rilindsve mavi dhe grupimit më të madh të socialistëve si përkatësi politike, por edhe keqpërdorimi vulgar që sekti rilindës i ka bërë shumicës dërrmuese të atyre që besojnë tek modeli i tyre socialist.

Ndaj edhe kjo urrejtje patologjike e Edi Ramës ndaj gjysmës më të margjinalizuar të Kombit mbetet një minorancë mjerane, por jo pa rrezik !

Rreziku është pikërisht i ngjashëm me atë helmin që mund të hedh në çdo moment gjarpri që të rri në gji !

8 komente në “Bujar Nishani reagon për padinë e Ramës ndaj Haradinajt: Një sulm prej gjarpërit në gji, synimi i vërtetë i rilindasit të bllokut famëkeq të Tiranës është të përçajë shqiptarët”

  1. Daja says:

    Dol prap ky idioti e degjeruan opzitten shqipare me kete sakatin e me ate idjotin e Vau -Dejes e me sarahoshin eTiranese met homon qe jep lajmet e p.d se vdekur

  2. Kalec Dega says:

    i thashe Rames do te versulen turqit qe do ta mbash mend mire….

  3. dhembeli says:

    Sakat nga trupi, sakat nga mendja.
    Ja mori te dyja perendia, ka nbetur kufome ne dekompozim.

  4. Piro says:

    Rama ben shume mire qe e con Haradinaj ne gjyq. Ti japi nje mesim te mire, kryeministrit katundar, qe te kuptoje c’eshte ligji e te mos flas me kuturu.

  5. Toger Dubi says:

    Po ky koqja gjalle eshte akoma? Te fala Odetes.

  6. imer imeraj says:

    nuk ju kuptoj ju qe shani ramen me ca ju vjen po cla asht me rende te shpifesh e ta etikosh si tradhtar te kombit a te kerkosh te verteten perms gjykate .po berisha qe e quajti hashimin tralltar e te shitur te Serbia apo hasimi nuk ka kontributin e rrapushit

  7. el presidente says:

    edhe ty te kishim mangut o mustaqe dhejre

  8. Dunavatasi i vjeter says:

    Ja dhe lehjet e perditeshme te Zagarit te Kazanit te PD-se …mbiemervjedhurit Jar Mehmeti….Ligji eshte ligj per te gjithe…mjaft “me lehje qensh” qe prishin qetesine e gjithkujt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje