Sulm i koordinuar kibernetik në faqet qeveritare, hakerat turq 'kërcënojnë' Greqinë: Po 'kruhet' sërish, ndaj po luajmë pak

17 Janar 2020, 21:25Rajoni TEMA

Grupi i hakerave turq “Anka Neferler” ka sulmuar faqet e internetit të institucioneve qeveritare të Greqisë, përfshirë dhe Agjencinë e Inteligjencës dhe Bursën e Athinës.

Hakerimi i faqeve të institucioneve qeveritare greke konfirmohet nga vetë grupi “Anka Neferler”, të cilët përmes një postimi në Facebook njoftojnë faqet e bllokuara dhe shkruajnë se “Greqia po kruhet përsëri ndaj ata vendosën të luajnë pak”.

Edhe Athina zyrtare përmes një deklarate ka konfirmuar hakerimin e faqes së internetit të Agjencisë greke të Inteligjencës, Parlamentit të Greqisë, Ministrisë së Jashtme, Bursën e Athinës, Portalin qeveritar të Greqisë dhe faqen e Ministrisë së Financave. Ndërkohë, edhe në këto momente faqet e institucioneve qeveritare të mësipërme ende nuk janë zhbllokuar.

Më poshtë njoftimi i grupit të hakerave turq “Anka Neferler”:

1 komente në “Sulm i koordinuar kibernetik në faqet qeveritare, hakerat turq ‘kërcënojnë’ Greqinë: Po ‘kruhet’ sërish, ndaj po luajmë pak”

  1. Flm says:

    Une FLm dhe shoqet e mia do behemi Türke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje