Konflikti gjyqësor Rama-Haradinaj: Kush duhet të provojë vërtetësinë e akuzave?

16 Janar 2020, 11:54Rajoni TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka paditur kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj, për “shpifje”. Padinë e publikoi “Betimi për drejtësi”, një emision që përgatitet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku thuhet se Rama padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në padinë 30 faqëshe të publikuar nga “Betimi për Drejtësi” pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuar,a në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciq, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Betimi për drejtësi.

“Në datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360 gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”.

Haradinaj: Padia e pabazuar

Në padi më tej thuhet, se deklaratat e Haradinajt janë bërë në kuadër të debateve rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Kjo çështje ka dominuar debatin publik që nga fundi i vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019, duke rezultuar në akuza deri për “tradhti”, çdo herë e përkundrejt personave të pretenduar, se gjatë këtij procesi dialogu kanë mbështetur idenë e të ashtuquajturit “shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë”, citohet të ketë thënë Edi Rama në tekstin e padisë.

E sipas Edi Ramës, “Ramush Haradinaj është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete, të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme, sipas së cilës “kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e Paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.

Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj nga ana e tij, shkroi në rrjetin social facebook, se është në dijeni të raportimeve për padinë e kryeministrit Rama dhe do të përgatis një përgjigje në padi. “Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore. Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkroi në postimin e tij Ramush Haradinaj.

Kush duhet të provojë vërtetësinë e akuzave?

Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska vëren specifikat ligjore lidhur me padinë e Ramës kundër Haradinajt. “Sipas Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, për t’u liruar nga përgjegjësia ligjore për shpifje dhe/apo fyerje, i padituri ka barrën e provës për të vërtetuar se deklarata e tij/saj është e vërtetë”, shkruan Pallaska në profilin e tij social.

Por sipas ekspertit “ky rregull ka një përjashtim të rëndësishëm në rastet, kur objekt i kërkesë-padisë për shpifje dhe/apo fyerje është një çështje e interesit publik që si paditës përfshin persona që mbajnë funksione publike. Në këto raste, barra e provës për vërtetimin se deklarata përkatëse është shpifëse dhe/apo fyese kalon tek paditësi.

Për më shumë, i padituri në këto raste mund të mbahet përgjegjës vetëm nëse e ka ditur që deklarata e tij/saj është shpifëse dhe/apo fyese dhe ka vepruar me mospërfillje të pamatur ndaj të vërtetës”, thekson, Dastid Pallaska. Sipas tij, kjo do të thotë se, “po që se padia tejkalon pengesat e shumta procedurale dhe do të shqyrtohet meritorisht, Kryeministri i Shqipërisë do ta ketë barrën e provës për të vërtetuar se nuk është “tradhtar”, shkroi Dastid Pallska.

Raportet ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës në largim Ramush Haradinaj,  nuk janë të mira që nga koha e mbajtjes së Samitit të Berlinit të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në atë takim ku u diskutua për raportet e Ballkanit Perëndimor me theks të veçantë raportet Kosovë-Serbi, Ramush Haradinaj tha se është përballur me presion të madh nga Edi Rama për heqjen e taksës 100% për produktet e Serbisë të vënë nga qeveria e Kosovës. Edi Rama e pati mohuar këtë deklaratë të Haradinajt.

9 komente në “Konflikti gjyqësor Rama-Haradinaj: Kush duhet të provojë vërtetësinë e akuzave?”

  1. BON says:

    Lufa e UCK ISHTE NJE HEROIZEM I VELLEZERVE TANE KOSOVARE por historia Shqiptare dhe boterore trefon se ne llogore ti behesh Hero dhe nuk dmthn qe je dhe ne Drejtim apo Katedra dhe kjo ste jep te drejte te behesh Tradherare Duke u fshehur pas fajtit qe ke Luftuar Dikur.

  2. Klimax says:

    (Arnauti)stan me lepuj nuk behet!

  3. USA says:

    Nuk hidhet ne gjyq gomari,pra Rama duhet me e terheq padin, lere hajvanin te pellase, ate pune e bene mire.

  4. Visi says:

    I mbetet Ramës ta ftojë Makron in dhe Merkelin për dëshmitar!!!!!

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Edi qënke komplet langaraq. Si të shkon në mëndje që je më burrë esnaf se luftëtari i UÇK-së? hahaha. .boll me hipokrizinë edo boll. Ramushi çfarë pati për t’i thënë ti tha hapur përpara të gjithë shqiptarisë. .po të ishe burrë dhe i papërlyer duhej t’ia ktheje Ramushit përgjigjen hapur dhe thjeshtë. .ti je një kodosh burrë dhe nuk do ta lije shansin të ikte por mendoj se Ramushi ka të drejtë dhe ti nuk preferove ti përgjigjeshe hapur prandaj zgjodhe edhe këtë rrugën’ ligjore’..nuk e di nëse do ta fitosh gjyqin por fakti që je miku i vuçiçit nuk të jep simpati përpara shqiptarëve në të dyja anët e kufirit. .dërgove mesazhin më të hidhur tek gjitonët tanë mesazh përçarjeje dhe nga pozitat e kryeministrit. .skandaloze për mos të thënë se tradhëtia vazhdon. .

  6. gurbetcari says:

    Kryeminsitri Edi Rama, eshte zavendes minister i Serbis. O Edi Rama, a e di ti qe Serbi shansi i pare qe ti vije ta shkerdhen babne, nanen, gruan, krejt familjen e krejt Shqiperine o rrot kari! Na i le ne Serbet se vetem ne ju vijme haku atyr barbareve!

    1. Any says:

      Halli qe ka Kosova dhe Shqiperia me menyre indirekte me serbet pasi jemi dy shtet dhe secili Shikon shtepin e vete por meqe jemi te dy shqiptare ne ju mbeshtesim juve, por kjo nukdo te thote qe ne mos kemi mendimin tone dhe ju te drejtoni nje lufte ekonomike a politike a reale duke shfrytezuar dhe shqiperine por pa i dhene te drejten tju keshilloj!,..

  7. filja says:

    Ram-ushi bashke me buke-shkalet e tij do filloje te ripertypet duke mos i marre vesh asnje fjale. Une nuk e di çfare gjuhe flet ai se nuk e kuptoj. Pike.

  8. qytetari says:

    Lloji i hajradinajve,qe flasin vec nga bytha dhe vec e kane rjepur kosoven,(trimeri hajnash te medhenj dine vec te bejne)duhen mesuar te filloje te flase nga goja,te cilen nuk e ka vec per te gllaberuar gjerat e vjedhura.
    Shikoni dhe cfare ndyresirash hajdutesh dhe krimenelesh i dalin ne krah dhe ketej,capaculi lul,monika funderrina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje