Ramush Haradinaj i përgjigjet Ramës pas padisë në gjykatë

16 Janar 2020, 09:10Rajoni TEMA

Pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, vjen një reagim nga ky i fundit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Haradinaj pohon se ai, duke iu referuar ligjit, do të përgatisë një përgjigje në padi.

Sipas tij padia e kryeministrit Rama, i cili akuzon Haradinajn për shpifje, është plotësisht e pabazuar dhe se po tenton që t’i ikë përgjegjësive.

Kreu i qeverisë shqiptare, në padinë, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij, kur e ka akuzuar që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, kishin nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot (dje) është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkruan Haradinaj.

5 komente në “Ramush Haradinaj i përgjigjet Ramës pas padisë në gjykatë”

  1. Baliu says:

    Qka i tha Rambo Rames o, hajde rrethit t’malit o, … (popullore).

    1. Kalec Dega says:

      Rambo spyt per Hage e jo per nje drogaxhi.Kam frike se filloi lufta nder-byrazere.

  2. Ilir says:

    Ramush dalezotesi si edhe dalezotesit e tjere qe i njohim, ne fillim dalin zot, pastaj dalin nga kontrolli. Te gjithe dalezotesit perfundojne ne Hajna…

  3. Beni USA says:

    E dashur Kosove, nuk behet shtet duke vene ne krye hajvane si Haradinaj.

  4. kodrasadikit says:

    Rama ne vend qe ta padise Vuqiqin per gjenocide ne Kosove e padite Haradinaj qe u mundua me sa mundi ta mbron Kosoven nga bishat serbe me Vuqiqa e Millosha . Rama me Vuqiqin -shoqni e miqesi -fatkeqesisht oj shqiptari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje