Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin për formimin e qeverisë, pas letrës së LVV-së në të cilën ajo peopozonte Albin Kurtin për tu mandatuar.
Dekreti i presidentit po sot i është përcjellë kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili duhet të thërrasë pas 15 ditësh mbledhjen e Kuvendit.
Vendim për nominimin e Kurtit vjen pas disa kërkesave të Presidentit i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt kabinetin qeveritar. Pas propozimit, Hashim Thaçi ftoi liderin e VV në Presidencë në orën 12:00, takim që sipas mediave në Kosovë nuk do të zhvillohet.
Më herët Albin Kurti ka sqaruar nëpërmjet një video mesazhi se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ dorëzoi letrën për t’u mandatuar për formimin e qeverisë së re pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kreu i VV-së gjithashtu i bëri thirrje
Liderit të LDK-së Isa Mustafa që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për arritjen e marrëveshjes së koalicionit.
Berja e Kurtit k/minister eshte fundi i tij politik! Eshte e pamundur ne Tirane dhe Prishtine te qeverisesh me gjithe kata ujqer! Shkoni ne zgjedhje te reja Albin, mjaft me me Mustafen!
Lane name kosovaret,
Po ky “qosja”pa qime ne faqe,po ben sikur do bej ndonje shpikje,
Ky po ben sikur toka do rrotullohet ne krah tjeter diten qe do qeverris edhe duhet kohe te pregatiten njerzit se mos pesojne trauma.
Merre ate mut post edhe bej si kan bere te gjith, bej ca ndere, ca tendera, ca miqesira , ca armiqesira deri sa te zeri zullumi e te vij ai qe ka radhen.
Ke tre muj e gjysem qe se mer persiper qeverine – more Albin. Apo s’ta mban suma?