“Vetëvendosje” propozon më në fund Albin Kurtin për kryeministër

20 Janar 2020, 10:00Rajoni TEMA

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të presidentit Hashim Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje më në fund ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Klan Kosova ka publikuar dokumentin e Vetëvendosjes, i cili i është dorëzuar presidentit Thaçi.

Ky i fundit i ka bërë vazhdimisht thirrje Albin Kurtit, që të pranojë ose të refuzojë propozimin për mandatar dhe të mos vonojë formimin e qeverisë së re të Kosovë. Por Kurti kërkonte të mos presionohej pasi ende nuk kishte arritur në një marrëveshje me LDK-në.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje