Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla 6teksa foli për lobimin rus të PD tha se gjykate që i dha pandëshkueshmëri Bashës për një çështje që është e qartë në dritën e diellit dhe shtoi se në DASH gjeni të gjitha kontratat me firmën e Lulzimit.
Ndërkohë i pyetur për faktin që shkrimi i publikuar dje nga BILD lidhur me këtë çështje nuk gjendet më në faqen online, Balla tha se nuk ka asnjë koment dhe këtë çështje sqarojeni me gazetën.
“Këtë çështje sqarojeni me gazetën. PS-ja nuk ka asnjë qëndrim për një shkrim të caktuar në një media të caktuar. Janë pafund media që kanë shkruar për një çështje që edhe tani që flasim nëse hyni në DASH gjeni të gjitha kontratat. Vëmendja është sepse është pandëshkueshmëria.
Para pak ditësh u publikua një vendim gjykate që i dha pandëshkueshmëri Bashës për një çështje që është e qartë në dritën e diellit. Pozicioni im është shumë i qartë, Basha ka gënjyer publikun shqiptar.
Basha tha se 500 mijë dollarë i mblodhi dashamirësit në SHBA, por gjyqtari tha nuk ka paguar, Luli thotë kam paguar.
Duhet të forcojmë legjislacionin për financimin e partive, duhet të jetë transparent. Ajo që ndodhi me rastin e Biniata Trade, e deklaruar se ka marrë pësipër të paguajë në emër të Bashës te një lobist në dëm të Shqipërisë, ky është një fakt i publikuar.
Basha duhet të sqarojë pse emri i tij gjendet atje. Basha ka dy vite që nuk thërret një konferencë për të sqaruar këtë cështje” tha Balla. (TemA)
Gazeta BILD e ka hequr artikullin kundra Bashes me koke te vet ,Balla nuk di gje per kete pune .Te vertetat jane ato qe shpif Balla ,jo c’thone gjykatat shqipetare apo institucione te rendesishme Evropiane .I pyetur ,pse gazetat e kane hequr menjehere artikullin ,Balla thot se pysni gazetat, une nuk di gje -sikur ky i vobekt te ishte vet zoti – Mirpo Balla eshte ne dileme ,si te beje , sepse leket i ka paguar per botimin e mashtrimeve te tij ;megjithqe leket e taksapaguesve jan ,dhe keshtu qe s’behet shum merak . Balla ka 2 vite qe ka urdheruar Bashen per nje koference sqarimi ,por edhe ky i fundit , ben ne koken e vet e nuk i bindet . Keto i thot vet Balla me koken e vet . C’far mund te bej me ky far burri ,me shum se kaq me koken e vet .Zoti ju dhente mend .Faleminderit .