Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se reforma zgjedhore është mjaft e rëndësishme që çdo votë e shqiptarëve të numërohet në mënyrë të saktë.
Ajo shtoi se nuk duhet lejuar që “zgjedhorja” të kthehet në pazar politik mes palëve, në kurriz të shqiptarëve.
Hajdari në fjalën e saj kujtoi edhe Kongresin e Lushnjës, duke vënë në dukje se ky Kongres vuri themelet e parlamentarizmit shqiptar.
“Nesër shënohet 100-vjetori i parlamentit të parë shqiptar. Më 1920, u mblodh Kongresi i Lushnjës. Burra shqiptarë nga cdo krahinë u mblodhën në Lushnjë dhe në këtë Kongres u hodëhn themelet e para të parlamentarizmit.
Në këtë Kuvend u morën vendime të rëndësishme politike.
Ata u shprehën se vendi ynë do të mbrohet me cdo kusht. Patjetër është nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Këtu morën pjesë figura të shquara. Kjo ngjarje ishte kandil, që duhet të ndricojë në cdo rast”, deklaroi Hajdari.
Mos paste fare Shqiperi po ta drejtosh ti qe je per te derguar bereshe me dhi!