LDK "zgjon nga gjumi" Albin Kurtin: Vepro shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen

21 Janar 2020, 17:49Rajoni TEMA

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar sërish kreu të Vetëvendosjes Albin Kurti që të veprojë sa më shpejt për të arritur marrëveshjen.

Përmes një komunikate zyrtare LDK sqaron se:

“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës trajtoi situatën politike pas mandatimit nga ana e Presidentit të kandidatit për Kryeministër.

LDK-ja vlerëson që vendi ndodhet në një situatë të rëndësishme politike, meqë tashmë implementimi i vullnetit politik të qytetarëve, shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, në bazë të dispozitave kushtetuese, është i afatizuar.

LDK-ja, edhe një herë, shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me Lëvizjen Vetëvendosje, që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kryesia e LDK-së konsideron që marrëveshja e propozuar nga Ekipi negociues i LDK-së, e mbështetur në orientimet e Këshillit të Përgjithshëm, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve, garanton përfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar, që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe për demokracinë në vend.

LDK-ja fton Lëvizjen Vetëvendosje, si parti e parë dhe që ka përgjegjësinë për të formuar institucionet e reja, që të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen me LDK-në”, nënvizon LDK. (TemA)

4 komente në “LDK “zgjon nga gjumi” Albin Kurtin: Vepro shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen”

  1. era! says:

    LDK-ja te haje nje mut te madh sepse eshte parti e dominuar nga spiune e,tradhetare e hajduter.
    Albini duhet te bej koalicion me AAK e partite e minoriteteve ose te shkoj ne zgjedhje te reja.Partia e mut-stafes eshte inegzistente e antikombetare.

  2. emigranti says:

    Po LDK nuk paska asnje pergjegjesi?
    Kush kerkon qe te cvendose nga posti kryeparlamentarin te zgjedhur edhe me votat e LDK.
    Po karten e bardhe me firme nga VV per presidentin e ardhshem qe tani, nderkohe qe zvarrisin krijimin e qeverise.
    Eshte koha qe Vjosa Osmani te flase me vendosmeri si ne fushate per krijimin sa me pare te qeverise se re te shumepritur, perndryshe duhet ta kuptoje se u perdor vetem per fasade, per te mos thene se ishte e futur per te luajtur kete loje.
    LDK duhet te mos luaje me kryeparlamentarin e emeruar tashme ne detyre, ndersa VV duhet te leshoje pe me presidentin dhe te fillojne nje ore e me pare nga puna.
    Atdheu mbi partine duhet te jete motoja e te pakten ketyre diteve.

  3. Lindon says:

    Shpejt Gjino, nxito se do ta kapin te tjeret fikun. E po ç’ u bene keta politikanet e sotem si prostituta, apo si batakçinj qe s’i ndahen pazarit te pare, pa çka se vendi po shkon si kaike pa timon e ne drejtim te paditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje