Donald Trump: Fluturimet Kosovë-Serbi, një fitore

21 Janar 2020, 09:08Rajoni TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quajti fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve.

Në një postim në Twitter të hënën në mbrëmje, Presidenti Trump shkruante:

“Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.”

Në postimin e tij, presidenti Trump falenderon Ambasadorin Robert O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në ambasadën amerikane në Berlin.

Të pranishëm ishin ambasadori i SHBA në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi si dhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

1 komente në “Donald Trump: Fluturimet Kosovë-Serbi, një fitore”

  1. rroku says:

    Ku jane ata zgerbythjet qe u ngriten kundra minishengenit……
    Ku eshte RAMUUUUUSHI me ata gomeret e tjere qe i shkojne mbrapa…..
    Ku jane medjat e tipit Berat BUDALLA agjente te UDBse, perse nuk flasin….
    O plera te kombit, o servile e hajdut nuk ka demokraci pa dialog….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje