Përfaqësuesit serbë dhe kosovarë kanë nënshkruar një marrëveshje me Lufthansa-n që bën të mundur rikthimin e linjës ajrore Beograd-Prishtinë pas më shumë se 20 vitesh.
Marrëveshja u nënshkrua në Ambasadën amerikane në Berlin në prani të ambasadorit dhe njëheësh të dërguarit të presidentit Trump për dialogun mes Beogradit Prishtinës, Richard Grenell dhe këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Robert O’Brien.
Në emër të Serbisë, firmosi sekretari i Shtetit i Ministrisë së Ekonomisë Milun Trivunac, dhe nga Kosova, firmëtar qe drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha.
O’Brien e quajti marrëveshjen “historike”, duke shtuar se lidhjet tregtare ishin “shtylla kurrizore e ekonomisë moderne”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes për të rivendosur linjën ajrore Beograd-Prishtinë si “një hap të rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit të raporteve”.
Per kosoven asnjehere nuk eshte menduar te jete shtete kjo e ashtuquajtur indépendance ishte per te ulur tensionet tani fillon faza e dyte ajo e integrimit te kosoves brenda teritorit serbe dhe nje lloje autonomie te kosovarve .
Kosovaret po te ishin te mencur kishin bere bashkim fitonin 30 mije km 2 asnje integrim nderkombetar antare te nato kandidat e.u dhe dy dete ai adriarik e jon qe ka shqiperia po kur ke nje popull analfabet feudale si kosova kuptohet je i destinuar per te humbur.
Domethen nje minishengen ne zbatim apo jo?..Po pse e quajne Ramen tradhetare , apo duan qe dhe tradhetin ta bejne vet…ha ha !..
Hallall aeroplani bashkon boten e jo me Serbine dhe Kosoven
Hallall Lufthanza bashkon boten e jo me Serbine dhe Kosoven