Ministri grek i Bujqësisë, Makis Voridis, është vënë në qendër të “një furtune” mediatike pasi postoi në faqen online të Ministrisë çmimin e kekut të Vitit të Ri për personelin. 12 mijë euro.
Me idenë se po krenohej, ministri bëri autogol, pasi siç raportojnë mediat greke, në mediat sociale i janë kundërvënë të gjithë thuajse duke pyetur se çfarë ka keku brenda të kushtojë kaq shumë.
Ministri është detyruar të deklarojë publikisht se do ta paguajë faturën nga paratë e veta duke shpjeguar se 12 mijë euro do t’i marrë nga 40 mijë eurot shpërblim kompensim që fitoi nga një padi për fyerje që i bëri pak kohë më parë ish-ministrit Panos Kammenos.
Mediat greke raportojnë po ashtu se guvernatori rajonal i Atikës ka shpenzuar 9 577 euro për një ngjarje të ngjashme këtë vit.
Zvuren mend keta lapanjozet ? Per nje qime te flokut desh hodhen ne humnere nje komb te tere , duke u sjelle keshtu me vite e vite ?? Keta mos te ishte Presidenti francez Hollande, ai miku me karoce do ti kish flakur nga zona euro nje here e pergjithmone .
Sic duket nuk e moren mesimin e duhur , per te vetmen arsye , sapse gjith ajo vuajtje , prerje rogash , pushime nga puna , prerje pensionesh , e hoq ne kuriz nga shtresat e varfera dhe te mesme , keta qefiret , zullumqaret politikane greke si perfundim jane te pa ndreqshem , vecse nuk thone kot , nga nje here historia perseritet………..
Bravo i qofte reagimit te popullit.
Ketu te ne , politikanet i quajne qesharake keto shifra
Çajnë keto budallallëqe.
12.000 jane shpenzimet për të gjithë banketin qe konsiderohet “prerja e kekut” sic e kemi dhe ne ne shqiperi se kujt i bie flori. Dhe eshte banketi per te gjithe punonjësit e ministrisë.
Por si gjithmon duhet te kete some fake news for sensasion
SËMUNDJA e qejfeve
UA kompenson EVROPA + shuma për konvertimin e shqiptarëve në gomerë greqër
Cdo me then Kek ne Shqip??