I derguari i Trump: Kosova të heqë taksën, Serbia të ndalë fushaten kunder njohjeve

23 Janar 2020, 18:35Rajoni TEMA
I derguari i Trump: Kosova të heqë taksën, Serbia të

Pas vizitës që e zhvilloi në Prishtinë, i dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell, ka vizituar sot edhe Beogradin.

Gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, shkruan blic.rs.

Grenell gjithashtu ka theksuar se Trump nuk donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejojë që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikanë janë bllokuar në mënyrën e tyre të vjetër të menduarit dhe duanë të debatojnë për gjithçka.

Le të hiqet taksa dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë fushatën, kjo duhet të ndodh në të njëjtën kohë.

Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë – njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”.

Grenell gjatë ditës ka takuar Liderin e VV-së Albin Kurti dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa.

Grenell ndër të tjera ka theksuar se ai nuk ka ardhur për koalicionin, por për marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani në një shkrin në Facebook ka treguar më gjerësisht se çfarë është biseduar në takim me amabsadorin Richard Grenell.

Osmani thekson se zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë ishin disa nga temat e bisedës me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump.

Ajo tutje flet edhe mbi formimin e Qeverisë së re në vend.

Osmani shpreson në një bashkëpunim me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor.

 

3 komente në “I derguari i Trump: Kosova të heqë taksën, Serbia të ndalë fushaten kunder njohjeve”

  1. Shmil Gurra says:

    Zotëri Grenall!
    Shkenca e DIALEKTIKËS na mëson se nuk duhet të ngatërrojmë SHKAKUN me pasojën.
    Ja zgjidhja.

  2. Zigur Qarri says:

    Ju jeni me Kosovën apo kundra saj?
    Më parë ishte shkrimi, “SHBA rrëzon sërish Ramush Haradinajn:Kosova të heqë tarifat,Serbia të ndalë fushtën e nojhjeve”
    Ndërsa tani,”I derguari i Trump:Kosova të heqë taksën,Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve”,
    duke cituar po të njëjtin person,Ambasadorin amerikan në Berlin.
    Kjo eshte propogandë antikombëtare dhe antidemokratike,sepse është kundër vullnetit të shqiptarëve të Kosovës.
    Vetëm për ti dhënë të drejtë drogaxhiut,mikut të Vuçiçit,Edvin Escobar D’Ramës fusni një frymë përçarëse antikombëtare?!

  3. Petro ... says:

    Zoteri Gurra! Dialektika eshte zhvillim, ecje perpara, ndersa demokracia nuk e pranon, te pakten demokratet e Shqiperise keshtu e kane, ndersa ajo zhvillohet me ulje ngritje dhe nuk ka kurbe ne rritje vetem: nje here edhe mund te fundoset, pastaj ngrihet prape e keshtu me radhe. Por a eshte dakort Ram-ush se e degjova mbreme ne 24new tv me Eni Vasilin qe kepuste broçkulla ai dhe nje gazetar i quajtur Babaramo qe nuk mbahet fare kohet e fundit sikur i ka hyre krimbi prapa, si duket duhet qe ndonjeri ti thyej turinjte qe te marre vesh. Keshtu e duan zagaret e rruges qe jane bere kone qe te grisin kembet e pantallonave; aresyen e dine vete, por helmi gjarperit si duket ka bere punen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje