Pretendohet se u filmua duke pirë kokainë, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla

23 Janar 2020, 11:45Kronika TEMA

SPAK ka nisur procedim penal për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pasi u publika një video në të cilën thuhet se kryebashkiaku shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali.

 Alla ka reaguar mbrëmjen e djeshme pas publikimit të videos ku pretendohet se ai shfaqet duke pirë kokainë, dhe ka sulmuar Partinë Demokratike duke thënë se po bashkëpunon me grupe biznesi dhe grupe kriminale për ta shantazhuar atë.

Kryebashkiaku e quan videon montazh, por nuk paralajmëron kundërpërgjigje me padi në gjykatë si ndaj PD apo ndaj gazetarit Artan Hoxha që e publikoi videon.

Videoja e plotë u publikua nga gazetari investigativ ArtanHoxha i cili tha se i ka bërë të gjitha verifikimet që duhet të bëjë një gazetar investigativ përpara se ta publikonte videon.

Hoxha gjithashtu tha se ka qenë nën presion me forcë dhe para për të mos e publikuar videon

2 komente në “Pretendohet se u filmua duke pirë kokainë, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla”

  1. SPAKTAKU says:

    SPAKU SPARTAKU, SPAKU SPARTAKU….lol!
    =
    si ju thashe dje pardje …se mos harrioni te mbyllni dritat, lol!
    =
    me e bukura se kur pretendohet..SPAKU vepron por kur TOJOTEN JARIS e Audi Tahiri eshte aty fakt, SPAKU SPARTAKU nuk vepron…
    =

    nga sot e tutje nuk jam ma Kaleci po SPAKU TAKU, LOL!

  2. Driti says:

    Te lumte Artan Hoxha , ja kshu ben Shqiperia perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje