I dërguari i Trump arrin marrëveshje edhe për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd

24 Janar 2020, 11:51Rajoni TEMA

I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në një bisedë telefonike për gazetën “Koha Ditore”, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në parim për hapjen e transportit hekurudhor ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Gjatë bisedë me një grup të vogël gazetarësh, Grenell ka thënë se gjatë vizitës në Prishtinës dhe asaj në Beograd sot, ka marrë pajtimin e të dy palëve për një hap të tillë.

Marrëveshja është në parim, ndaj sipas tij nga e hëna pritet të negociohen detajet.

I pyetur nga “Koha Ditore”, ai ka thënë se për një marrëveshje të tillë pëlqimin e ka marrë edhe nga qeveria aktuale, por edhe nga liderët e partive që po negociojnë mundësinë e koalicionit qeverisës.

Kujtojmë që me ndikim të SHBA-së, pak ditë më parë u arrit marrëveshja për një linjë ajrore Beograd-Prishtinë, e cila do të ketë fluturime çdo ditë.

2 komente në “I dërguari i Trump arrin marrëveshje edhe për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd”

  1. filja says:

    Kush ra dakort, Ramushi?

  2. Raimond vlonjati says:

    Po ose duhet te komunikojne keto dy shtete me njeri tjetrin ?

    Nuk ka kuptim te komunikojne me njeri tjetein kur midis tyre jane lumenj gjaku

    Pastaj nuk mund te komunikoje Viktima me Vrasesin mor vella

    Aty seicili te shikoje punen e vet ne shtetin e vet ,
    dhe cdo hje mbyllet pa telashe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje