Zgjidhet heshtja Kurti-Mustafa: Ende asnjë shenjë për krijimin e qeverisë së re në Kosovë

26 Janar 2020, 18:24Rajoni TEMA

“Mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë në mënyrë që ajo ulje të ketë rezultat deri në fund të kësaj jave…”, kjo ishte deklarata e kryetarit të LDK Isa Mustafa.

Ndonëse fundjava ishte përmendur nga lideri i LDK-së Isa Mustafa si afati i fundit për tu arritur një marrëveshje me LVV-në për arritjen e koalicionit qeveritar ose për ta shpallur atë të dështuar nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Zyrtarët e të dyja partive politike kanë zgjedhur heshtjen.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë takim ndërmjet tyre së paku zyrtarisht.

Ndonëse jo zyrtarisht mediat kanë raportuar të ketë pasur një takim të premten në mbrëmje deri në orët e para të së shtunës në shtëpinë e kreut të LDK-së Isa Mustafa, megjithatë një gjë e tillë nuk është pohuar e as mohuar nga zyrtarët e partive.

“Nuk kam asnjë informacion”, është përgjigja nga zyrtarët e LVV-së të pyetur nga nëse ka pasur takime të tilla.

Ndonëse takime të shpejta kishin paralajmëruar të premten zyrtarët e të dyja partive, duke lënë të nënkuptohet se ato do të ndodhin në fundjavë.

“Ne nuk e kemi përmbyllur dhe dy palët janë duke bërë përpjekje maksimale që të ndodhë një takim. Shumë shpejt do të ndodh”, tha më herët Fatmire Mullhaxha Kollqaku, nënkryetare e LVV-së.

“E rëndësishme është që është që të arrihet një marrëveshje dhe është mirë që këto 2-3 ditë të kemi lajme të mira për vendin”, deklaroi Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK.

Oferta e fundit që ka ardhur nga radhët e LDK-së, ishte ndarja e barabartë e ministrive dhe kryeparlamentari t’i takoj LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit.

Kjo ofertë është refuzuar nga LVV, duke thënë se posti i kryeparlamentarit është i paprekshëm dhe se Glauk Konjufca është i denjë për ta përfaqësuar atë pozitë.

Albin Kurti ka kohë edhe 9 ditë në bazë të afateve kushtetuese që të siguroj shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e re.

8 komente në “Zgjidhet heshtja Kurti-Mustafa: Ende asnjë shenjë për krijimin e qeverisë së re në Kosovë”

  1. Zigur Qarri says:

    Asnje i zgjedhur ne kosove nuk ka legjitimitet
    Jane te tjere qe vendosin.
    Erdhi nje amerikane dhe i tha firmos ketu per linjen ajrore neser per hekurudhen pasneser bashkohuni s me serbin askush nuk ka guximin te kundershtoje
    Nese kundershton thaci futeni ne burge per krime lufte
    Nese kundershton rambushi futeni ne burge per krime lufte
    historia e kosoves mbaroje

  2. Luli says:

    E dinte gallate postin e kryeministrit. Tani qe duhen bisedime me serbet dhe marrje vendimesh, nuk ja mban suma.

  3. Suka says:

    Albini nje rrugac dhe asgje me shume.

  4. padituria says:

    Qe ka kohe fondamentalisti Kurti kjo nuk diskutohet,por do te doja te dija se ku jane ata gazetarucet e kazanit mediatik qe na çane menderet duke na u mburrur qe Kosova i nxorri rezultatet per tri dite ,ku kane dash me thane per tri muaj!Ku eshte qeveria Kosovare qe kishte menduar se me 28 nentor do te rezonte edhe qeverine e Tiranes me anen e deges vetçvendosje ne Tirane!U be deti kos e Albini si populisti qi ashte kishte mendue me vetin qi “Tash qi morra Kosoven a s”po marr edhe Tiranen se i kam do miq qi e djegin Shqypnin si Berisha e Meta!Keshtu eshte kur behen hesapet pa hanxhi or fondamentalist!Si theksoi dhe i madhi Rame per minishengenin kur tha:Ne nuk mund te presim se kur mund te behet kryeminister Albin Kurti ,n.q. se do te behet”!Dhe kjo thenie e tij eshte vertetuar katerciperisht!Kesaj i thone :Prit gomar te mbije bar,po bar kosovar”!Me pak fjale Kastravec sere dhe alat i Berishes per me shkaterua shqiperine e me formue shtetin Dardan!Idoter te lindur ose te shitun ,kur kerkojne te behet bishti ma i rende se sqepari!

  5. 555 says:

    Akoma nuk e kupton Albin Kurti se LDK nuk do pranoje asnje propozim deri sa te skadoje afati qe presidenti te dekretoje LDK si parti e dyte per formimin e qeverise me parti te tjera?

  6. rexha 10 says:

    MERRENI VESHE PO DESHET ,.ZGJIDHET HESHTJA : PORE NUKE KEMI QEVERI????????????? C’FARE ESHTE ZGJEDHUR ATHERE? QE ISA MUSTAFA NA PASKA NJE VILE QE BEKA POLITIKEN E KCK.

  7. Petro ... says:

    Shikojeni qe nga paraqitja Albin Kurtin dhe mos ikni me tutje. Rri ngrehosur sikur ky eshte e s’ka me ne bote si ky! Nje cope idiot qe shqiptarete e Kosoves paten shpresa, por doli idiot. Ka frike te behet kryeminister se nuk merr dot pergjegjesi. As sa Ram-ushi nuk u be.

  8. Koli says:

    LDK, Lidhja per Demin e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje