FOTOT/ Ambasadorja amerikane flet shqip: Të gjitha mesazhet, në fjalimin e saj të parë

27 Janar 2020, 13:28Politika TEMA
FOTOT/ Ambasadorja amerikane flet shqip: Të gjitha mesazhet, në

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e saj të parë para stafit të saj në ambasadë.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se është e nderuar që e besuan të përfaqësojë SHBA-në në Shqipëri dhe se SHBA do mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian.

Në mbyllje të fjalës së saj Kim foli shqip dhe tha se ne jemi me ju krah për krah.

“Kjo ndërtesë e bukur qëndron si testament për forcën e marrëdhënieve tona. Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë por rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë Presidenti Willson ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri, Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur.

Ai priti një përfaqësues shqiptar në Uashington dhe hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve në 1920.

Pas Luftës së Dytë Botërore dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme por edhe pse qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën popujt tanë vazhduan ta mbanin pranë njëri-tjetrin.

Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim mes Zërit të Amerikës, që nuk transmetonte vetëm lajme por edhe shkëndija shprese.

Shkëndija e shpresës ndezi gjithë vendin dhe ne qëndruam me ju në 1991 teksa u çliruat nga vargonjtë e diktaturës dhe komunizmit. Është një moment për të cilin duhet të ndihemi me të drejtë krenarë, ne kemi qëndruar krah jush që atëherë duke mbështetur hyrjen në NATO dhe tani përpjekjet tuaja për të anëtarësuar në BE.

Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovraniterit por edhe të së ardhmes së Shqipërisë. Ne e dimë se ka punë të vështira përpara, por dimë edhe se puna e vështirë është me e lehtë kur ke miq dhe aleatë.

SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate me e fortë dhe më e aftë, SHBA janë  të përkushtuar ta ndihmojnë vendit tuaj të forcojë kandidaturën për në BE. Do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën për liri drejtësi dhe nje sistem kur secili të respektojë të njëjtat rregulla.

Pres me kenaqësi të punoj me udhëheqësit e vendit tuaj, që marrin hapa të vështirë por të nevojshme për të zbatuar reformën ne drejtësi, per te ndjekur krimin dhe per të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.

Jam besimolotë që teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë më shumë investitorë do të vijnë drejt Shqipërisë që të krijoje më shumë mundësi për vende pune.

Le të mos ketë dyshime që SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Ashtu si qëndruam më ju në 1920, 91, 99, dhe 2009 e jemi me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si vend demokratik i begatë në familjen evropiane. Ne jemi me ju krah për krah”, tha ambasadorja Kim. (TemA)

23 komente në “FOTOT/ Ambasadorja amerikane flet shqip: Të gjitha mesazhet, në fjalimin e saj të parë”

  1. Gersi says:

    Te njejten rendesi qe pati Wilson atehere, ka dhe situata tani.
    Persa kohe qe jemi shoqeri muti e fleme gjume, le ti lutemi USA ta pastroje Shqiperine nga keta zgjebaraket e politikes, duket filluar nga ai qe keni takuar ne presidence, e me pas me ramen, lulin saliun…. te gjithe keta hajdute pulash qe kane zaptuar politiken.

  2. TT says:

    Kjo ha minj .shikoni si fryhet ai qafekuqi me ombrelle.dhierokracia e ketyre I kenaqi Shqiptaret.edhe 10 vite do mbeten vetem ndertesat ketu se njerezit u ngopun me pordhet e amerikes,Kaluan 30 vite dhe na Lane dhe pas magjypve te bullgarise e rumanise.se sa na duan provoni te merrni nje vize tek ambasada e kesaj qe ha minj.

    1. Z says:

      O TT! Kush fshihet pas ketij TT? Salinianet dhe Metianet! Fshatare nga kultura dhe medioker hajdute dhe kriminele! Pse Amerika na i ka fajin ne ,qe Saliu na vrau dhe na vodhi? Apo per Like floririn! Jane nderlidhur interesa kunder Shqiperise dhe vetem Amerika mund ta shpetoje Shqiperine dhe kombin tone! Pune te mbare Ambasadorja Kim dhe ju urojme pune te mbare dhe shendet!

  3. Kuq e zi says:

    Ju faleminderit
    I keni nenvizuar aq mire datat sa qe del qarte se ju vertet ishit me ne
    dhe si rrjedhoje del po aq qarte se kush ishte kunder nesh
    Maksimumi i respektit per nje ambasador eshte kur perpiqet te flase edhe qofte dy fjale te gjuhes se shtetit ku ndodhet

  4. Klorea says:

    Kur vijne, flasin shqip dhe I degjojne te gjithe, kur ikin ama… flasin me vehte.
    Bejne nje vrime te madhe ne uje dhe… peshqit e medhenj shpetojne per bukuri…

  5. Dikush nga larg says:

    Eshte nje thashethemnaje qe Xhorxh Vashingtoni ka lene nje testament te cilin gjithe presidentet qe zgjidhen ne Amerike, njihen me te. Midis te tjerave ai ka lene si amanet qe Amerika te kujdeset per Shqiptaret. Lidhja e tij me shqiptaret vjen nga vjehra e tij qe ishte shqiptare nga Maqedhonia….nuk mund te them ne se kjo eshte e vertete, por une kam deshire te jete e vertete.
    Praktikisht edhe kur e dhjesim me Ameriken, ata hiqen sikur nuk kuptojne. Qe te mos zgjatem shume mjafton te permend Ramen qe gaboi duke dale hapur kunder Trampit ne kohen e zgjedhjeve te fundit ne Amerike. Nga ana tjeter Trampi qe shquhet per gojen e tij, nuk ka thene asnje fjale kunder Rames. Perkundrazi …
    Rasti me flagrant ishte Ramushi kur hodhi ne ere planin e Amerikes, te akorduar edhe me Rusin, per paqen midis Serbise dhe Kosoves. Ramushi tradhetoi fare hapur sepse u lidh me Gjermanine e cila ka interesa te ndryshme ne Ballkan. Edhe per kete rast asnje fjale nga Amerika. Trampi mendoi se me keta shqipetare “koketrash” , duhet me shume pune bindse dhe shtoi nje te deleguar te vecant qe te akordohet me Gjermanine(dhe jo me Ramushin).
    Me sa po shohim, Amerika nuk po lodhet me politikanet idjote shqiptar, por vazhdon ne rrugen e saj ne mbrojtje te Shqiperise.
    Une per vehte, mendoj se jane interesat saj qe perputhen me tonat, eshte populli yne pro amerikan, por kur shoh se sa te vegjel jemi ne per politiken amerikane, shpesh me vehte mendja te testamenti i Jorxh Vashingtonit…

    1. Jo per gje... says:

      Ashtu u shkon ne mendje edhe europianeve dhe antishqiptareve, nuk I merr gjumi nates pa kuptuar c’ne amerika shpeton Shqiperine ne momente kritike.
      Arsyen as amerika vete nuk e di, thjeshte ben ashtu sic duhet!

  6. kasapi says:

    Rrnofte USA. Rrnofte Shqipnia me zotin Edi Rama. Posht te tan hajnat e sal ram shiqere birishes dhe ilir florinit. Rrnoft Mero Baze.

  7. sopiqoti says:

    Faleminderit,zonja ambasadore dhe U R I M E ne dertren tuaj.

  8. anticensurë25642654 says:

    ua çfarë lajmi prej të nënshtruari?!?!
    “ambasadorja flet shqip”???dhe ky quhet lajm!?dhe ky quhet një sukses!?dhe ky mjafton për ti bërë kakën tërë gjërave të tjera që thotë ajo!!
    luftoni korrupsionin,krimin e organizuar,politikanë kiminelë,duajeni shtetin se ai jeni ju!?komplet VK,këto nuk janë lajm!!
    “ajo flet shqip”!?ky po që është lajm,është “tona”,”merrna vesh”,”do flasë noi fjalë të mirë tek presidenti”?!

  9. Petro ... says:

    Ama Amerika duhet ta dije qe ne e dime por s’kemi ç’bejme qe Shejtaénin ne preher ajo na e vendosi dhe ajo e mbajti kaq vite se po te donte ajo, do kishim shpetuar nga vargonjte e Sali Berishes; tani e kemi te veshtire dhe nuk i dihet se kur se edhe ne Amerike ka si Saliu jane lidhur pazdhmerisht: Raireson, Engel, po shefi NATO-s a ka konçensione nafte ne Shqiperi?! Po Elezi Bibere i VOA-s kujt i sherben?! Ee sa te tjere kaqe nga Fazlliçi qe ishte antar i qeverise se Sali B . Pse nuk eshte dora sh kzmbae Amerikes! Po ish ambasadori Arvziu qe nuk dinte shqip por “yllin ne ngrittje” e thirri ne anglisht kur ai vrau shqiptaret ne bulevard?! Pra, te me fali Mero, por Amerika, sikur te na kish lene ne hallin tone, do ti kishim zgjidhur problemet si dime vete, si i kane zgjidhe te paret tane, tani ikim nga syte kembet qer te futur koken. Edhe SPAK-u qe na beri Amerika filloi i sterilizuar, kur prisnim gjera te medha. Nuk besoj se do te kete me Shqiperi te qete, megjithese shqiptaret do ta braktisin se atje eshte ulur kembekryq Sali Berishe Karaxhiçi. Ka doren e tij qe nga Amerika e deri ne Viçidol. Te me falin te gjithe ata qe dashurohen me Ameriken dhe Saliun, por jam i lumtur qe me ne fund shkrova diçka qe e mendoja pa ma diktuar kush, gjithmone po te publikohet se shpesh vete shkruaj e evte lexoj.

    1. Ashtu kot says:

      I dashur Petro.
      Amerika nuk te mbron nga vehtvetja, por nga armiqte e jashtem…. Sali Berisha eshte problem yne… te besh faj Ameriken se pse Saliu thiri ne mbledhjen e komisionit te sigurise kombetare edhe Fazllicin, eshte naivitet partizani kunder Amerikes….Gjithe te tjeret qe permend ti qe nga Rairsoni e deri tek Biberaj, jene fjale te vogla, qe nuk perputhen me politiken …Ti sikur mendon qe ne jemi koloni e Amerikes. Jo, ne nuk jemi koloni. Ne duhet te bejme detyrat e shtepise dhe ketu Amerika ndihmon, por nuk urdheron. Se pse Saliu nuk eshte ne burg, ky eshte problem yne…etj etj. Nuk na ka faje Amerika se jemi te varfer. Fajin e kemi vet qe leme hadutet te na vjedhin. Fajin e kemi vet qe te ndershmin e quajme frikacak….

  10. andreas says:

    Ju kujtohen konsujt romake ne territoret e pushtuara? Kjo eshte e radhes…

  11. jo per gje... says:

    Shqiptaret gjithmone i kan pritur qellimet e mira te SHBA-ve me krahehapur dhe kan pranuar filozofine e shoqerise perendimore, madje tradita historike shqiptare eshte perendimore, POR fatkeqesisht Amerika dhe perendimi nuk kan ecur me kohen. 30 vjet mundim dhe vuajtje ne mungese te plote dinjiteti ne vendin tone dhe te pareve tane ku nuk i detyrohemi kujt asgje (perkundrazi), kan ndodhur nen mbikqyrjen e perendimit me dashje apo padashje. Uroj qe populli shqiptar te vazhdoje te besoj tek parimet e lirise dhe te demokracise dhe uroj qe kjo ambasadore te eci me kohen dhe te ndihmoje te shkulet e keqja nga ky vend qe ka zene vend ne politike tash e 30 vjet.
    Nqs e keqja e impunuar i hiqet si barre popullit shqiptar jam i bindur se amerika do zbuloje ketu nje popull mik dhe te dashur. Me mire vone se kurre.

  12. ALBAN DEGA says:

    ARDHESH E BARDHE !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    . Shqiptaret e duan dhe e kane per krenari e nder ta duan SHBA-ne dhe amerikanet per 1001 aresye….
    Me kryesoret:

    1- Asnje shtet ose komb tjeter ne Bote nuk e meriton dashurine e tyre se sa SHBA.

    2- Sepse pa ju nuk do ishim asnje e jo me dy shtete shqiptare ne Ballkan ose do te ishim si me mire mos te ishim!

    3- Shqiptaret u duan sepse ne castet me te veshtira “ to be or not to be” ju na u gjendet si askush tjeter ne Bote!

    4-Shqiptaret e kane detyrim njerezor, moral e kombetar tu duan sepse ju na deshet e na ndihmuat ne cdo cast kyc per mbijetesen tone

    5- Shqiptaret u kane borxh edhe jeten sepse pa ju , pa perkrahjen dhe ndihmen tuaj Shqiperia do ishte copetuar edhe me e Kosova e spastruar nga shqiptaret do te ishte sot nje komune me shumice ose krejt serbe e asesi e lire dhe pavarur !

    6- Shqiptaret mendjendritur e atdhetare te vertete si Babai i Pavaresise sone Ismail Qemali, Imzot Fan Noli etj. ne castet me te veshtira e kishin shpresen dhe frymezimim tek “ Shtetet e Bekueme te Amerikes” sic i quante gjyshi im nga nena Imami Elez Hoxha i Berishes ne kohen e koleres kur nuk lejohej as te perdorej emri zyrtar i saj… Shtetet e Bashkuara te Amerikes por thjesht “ imperializmi amerikan” ( !? )

    7- “ Mbahu neno mos ki frike se ke djem ne Amerike!” ishte ai kushtrim qe nuk bente dallim midis djemeve te ardhur apo te lindur ne SHBA… midis shqiptareve e amerikaneve dhe qe perdoret edhe sot jo vetem nga shqiptaro- amerikanet ne SHBA, por kudo ne Bote !

    8- Dashuria e shqiptareve per SHBA-ne eshte jo vetem vlere e shtuar e virtut, por eshte kthyer ne nje kult mbarekombetar per gjithe shqiptaret kudo ne Bote.

    9- Aq e madhe eshte ajo sa edhe CNN e “ The New York Times” shkruan gjate vizites se pare te nje Presidenti Amerikan me Shqiperi se ai “ ishte me i sigurte ne Tirane se ne Washington…” dhe se “ sherbimi sekret amerikan e pati te lehte detyren e tij fale dashurise se shqiptareve per SHBA-ne dhe ate vet”

    10- 95 per qind e shqiptareve, 70 per qind myslimane si popull, jane proamerikane ne Bote, “ bile edhe me proamerikane se vete amerikanet”, sic ka deklarur nje nder ambasadoret e shquar te SHBA-se ne Shqiperi…

    11- A nuk deshmon per kete edhe kushtrimi i rinise dhe ai mbarepopullor shqiptar ne rruget e sheshet e Tiranes dhe mbare Shqiperise “ E duam Shqiperine si Amerika Demokratike ….! “ ne fillim vitet 90!….

    1001 aresye….Faktet, deshmite e gjalla me shkrim e me goje ne shtypin dhe kujtimet e shqiptareve brenda e jashte Shqiperise per kete dashuri te natyreshme dhe te sprovuar ne ditet me te veshtira, por edhe me te mira te popullit e kombit tone, ne te keq e ne te mire… jane pa fund.
    Ndaj faleminderit dhe miresevini ne Shqiperi Shkelqesia juaj, Ambasadorja e re e SHBA-se ne Shqiperi Yuri Kim!
    Ardhesh e Bardhe, urojme nga vendlindja ime, Tropoja ose Malesia e Gjakoves, domethene me fatbardhesi per ju si Ambasadore e Aleatit dhe mikut tone me te madh, SHBA-se dhe per ne si popull !

    From: Alban Dega
    Date: October 30, 2019 at 12:03:11 PM EDT

  13. D says:

    Zonje e nderuar, kujdes kur komunikon me kete person dhe te shoqen e tij nje far Monika Kryemadhi. Jane hajdut dhe kriminel profesionist, mbase ke degjuar per bemat e tyre. Per ta vetem burgu dhe sekuestrimi i pronave duhet aplikuar.
    Eshte nje rrjet te korruptuarish dhe kriminelesh i mirorganizuar ne Shqiperi qe fillon me Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, dhe qe mbrohen nga mosndeshkimi nga kreu i qeverise aktuale, Edi Rama. Te gjithe, kane vjedhur dhe vjedhin ne grup, kane vrare shume njerez qe i kane denoncuar ose kane ditur te verteten, dhe sot hiqen si engjell dhe flasin per demokracin. Ata te gjithe jane kunder Amerikes, e kane shprehur me gojen e tyre, dhe mos i beso cfare thone sot. Gjithe sistemin e drejtesis ata e kane komanduar dhe e komandojne edhe sot, bile po bejne nje lufte te madhe, te heshtur te futin ne dore edhe kete sistemin e ri qe Amerika dhe BE po kerkojne te ngrene ne Shqiperi. Nuk jane Engjej por Kriminel dhe shume te korruptuar, Miliarder me pasurite e popullit dhe te Shqiperise. Po nuk u shkaterrua ky rrjete politikanesh veshtire se shqiperia do behet ndonje her.Bejne sikur shajne njeri tjetrin, por bashke vjedhin dhe vrasin. Jane miqe te ngushte dhe mbrojne njeri tjetrin. Keta e kane sjell situaten ne shqiperi ne kete gjendje dhe eshte shume e veshtire te largohen nga sistemi politik dhe ai i drejtimit qeveritar dhe shtetit.

    Pune te mbare

  14. lupi says:

    Duhet të vendosin flamurin shqiptar të rregullt

  15. Petro ... says:

    Alban Dega, sot edhe gruan ne shtrat mose beso se ta ben me tjetrin poshte krevatit e jo ajo qe thua ti qe qenka dashuri e madhe! Ndoshta per ju tropojanet ka dashuri Amerika se i ka futur ne gjirin e saj te gjithe, por per te tjeret, ahaa, nuk shikoj shume gjera. Ashtu qofte si thua ti, e mos qofte kurre si theme une, por te pakten keto vite qe po jetoj mbi toke, kam pare vetem genjeshtra, ndoshta se nuk jam tropojan . Nuk e di ne shekujt e ardhshem se si do veje puna, por une sot jetoj, atehere ti mund te jeshe…Nuk e di çfare i ka kushtuar Amerikes tu vere fré juve qe sunduat te tjeret. Fjale jane keto, vepra eshte jeta qe jetojme.

  16. Kacaku says:

    Ne fjalimin e saj te pare ne shqip a permendi ndonje fjale ??? Sali Berisha p.sh. ?? Like floriri ?? A degjoj dikush ?
    Te tjerat i dime i kemi degjuar nga paraardhesi i saj z Donald , dhe ai fliste shqip per bukuri , qe flasin shqip nuk perben lajm , por respekt per shtetin qe do jetoj per disa vite , dhe sigurisht pregatitje , zgjuarsi dhe aftesi personale , dhe jo dicka pozitive per shqiptaret , per ata shqiptare qe presin me padurim vendosjen e nje drejtesie transparente …..per ata tha dicka ????

  17. Pellazgos says:

    Al-bania ka qene per Greqine sic eshte sot Krimea per Rusine.
    Kur Rusia ja dha Krimene Ukrahines,amerikanet ferkuan duart se donin sa me te vogel Rusine.
    E njejta edhe me Al-banine te “pamvarur” nga Tur-qia.
    Per Ameriken ishte me mire nje shtet islamik si Albania ne 1913en qe me vone ta komandoje per interesat e saj,se sa nje Komb Ilyro Epirote te fuqishem qe nuk do kishte influencen qe pretendonte.
    Kjo u duk me mos njohjen e Qeverise Demokratike te Orthodhoksit Theofan Stilian Nolit,me ndihmen e tyre Ataturkut kur Vejizellos dhe Epirotet Arvanitas cliruan Asine e vogel deri ne Ankara.
    Keta jane “miqte” tuaj amerikane qe e dine sa rraciste jini ju “Pellazget” islamike.
    Qipron ja dhane Milloshevicit te Turqise Ataturkut,kurse ishujt Malvine amerikanet te Argjentines nuk i leshojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje