Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka filluar një tur takimesh në Bruksel ku thekson se bindja shumicës së vendeve të BE dhe Parlamenti Europian janë për hapjen e negociatave për Shqipërinë në fund të marsit.
Takimi i parë ishte me Raporteren për Shqipërinë Isabel Santos, më pas me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.
Balla thotë se Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Këshilli Europian në fund të muajit Mars duhet të hapë dritën jeshile për të dy vendet.
“Filluam sot një ditë intensive në Parlamentin Europian ku takimi i parë ishte me Raporteren për Shqipërinë Isabel Santos. Gjithashtu më pas u takova edhe me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.
Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Europian në fund të muajit Mars duhet të hapë dritën jeshile për të dy vendet.
Për të rikonfirmuar këtë qëndrim të legjislativit europian, Presidenti i Parlamentit David Sassoli ka ftuar sot pasdite në Bruksel drejtuesit kryesorë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor sëbashku me drejtues të vetë Parlamentit Europian, në një Takim të Nivelit të Lartë “Ballkani Perëndimor – Një rrugë shkëmbore për zgjerimin”.
Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për seicilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.
Por pozicioni i vendeve anëtare divergjon mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Miratimi dhe shpallja më 5 Shkurt i Metodologjisë së re për Zgjerimin, është një mundësi e mirë për të shuar divergjencat mes vendeve anëtare. Edhe pse historia e BE ka dëshmuar se zgjerimi e ka forcuar dhe i ka dhënë energji Bashkimit Europian.
Megjithatë, ruajtja e një perspektive të besueshme në perspektivën e anëtarësimit në të ardhmen është vendimtare për vendet e Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe për Bashkimin Europian. Në Rezolutën e miratuar më 24 Tetor nga Parlamenti Europian, eurodeputetët shprehën zhgënjimin e thellë mbi dështimin e një dakordësie mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”- shkruan Balla. (TemA)
Ka zera se do pranohet menjiher paasnji kundewrshtim .
vetem se do kishte edhe rriskun e tij ,pranimi i menjihershem i Shqiperise ,
do vdiste ne vend saleh brrrishit dhe persidenti Muta i qepanit
Bravo Balla ,
jeni duke bo nji pune te shkelqyme per Shqiperine .
HAAAAAA IKU PD PER LESH BUBI
Mos ….e sigurt fakti qe con kete eshte se nuk i interesojnenogociatat….si u katandis PS!!!!