FOTOT: Njihuni me superheronjtë që luftojnë krimin

28 Janar 2020, 11:23Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me superheronjtë që luftojnë krimin

Thuajse çdo të shtunë, në qendër të San Diegos, një skuadër me superheronj të vërtet të veshur nga koka te këmbët me maska dhe pelerina, mblidhen për të luftuar krimin.

Ata e quajnë veten “Xtreme Justice League” dhe e kanë bërë të qartë që nuk janë thjesht djem e vajza të maskuar për qejf, por kanë si synim të mbrojnë qytetin e tyre.

Ata nisin patrullimin e rrugëve në fundjavë, kur qendra mbushet me të rinj që festojnë në lokalet e natës.

Objektivi është që të sigurohen se fundjava do të kalojë pa probleme, duke nisur nga sherret banale në lokale, e deri te ndihma që u japin personave që kalojnë në mbidozë nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Grupi është pjesë e një lëvizjeje edhe më të madhe popullore, të quajtur “superheronjtë e vërtetë” që është përhapur në disa qytete botërore.

2 komente në “FOTOT: Njihuni me superheronjtë që luftojnë krimin”

  1. asd says:

    Adulte te parritur, keta jane me probleme dhe duhet te shikohen nga nje mjek specialist.
    Krimi zhvillohet 10 mije metra mbi kokat e tyre, dhe keta as nuk e dine se cfare eshte.

  2. Kodra says:

    njoni me loqe se tjetri…me vjell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje