Guardiola i kritikoi për mungesën në stadium, tifozët e City i kundërvihen trajnerit

28 Janar 2020, 18:29Sport TEMA

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, u ankua për mungesën e tifozëve në “Etihad Stadium” në ndeshjen e FA Cup ndaj Fulham dhe kjo gjë i ka mërzitur shumë fansat.

Të dielën ishin 39 223 tifozë në stadium, ndërkohë që në ndeshjet e Premier League apo Champions League, prezenca në stadium ka një mesatare prej 55 000 personash.

Kevin Parker, sekretari i përgjithshëm i tifozëve të City, deklaroi për “Daily Mail”:

“Mjaft na kritikoi, ai as nuk e ka idenë se sa na kushton neve futbolli. Jam shumë i zhgënjyer dhe nuk e kuptoj se ku do të dalë Pep me këto komente.

Nuk është fare në kontakt me gjendjen financiare të tifozëve. Pep duhet ta ketë të qartë se ne jemi tifozë nga klasa punëtore që shpenzojmë shumë para’ me futbollin.

Ai na ofendoi duke vënë në dyshim besnikërinë tonë ndaj ekipit, por harron që e kemi mbështetur skuadrën gjatë 35 viteve pa trofe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje