Inxhinierja Luljeta Bozo thotë qytetarët duhet të shkojnë në për banesa dhe të flenë të qetë. Sipas saj, tërmeti 4.9 i shkallës rihter është pasgoditje.
Inxhinierja kishte një apel për banorët që i kanë banesat të dëmtuara. Ata nuk duhet të rrinë në banesa.
“Nëse shtëpitë nuk kanë pasur asnjë dëmtim, ose gjëra të vogla njerëzit të kthehen dhe të flenë rehat. Nuk besoj që do ketë të tjerë.
Kurse ata që i kanë të dëmtuar shtëpitë nuk kanë pse të rrinë brenda.
Nuk ka kuptim të rrinë brenda. Një shtëpi e dëmtuar, një goditje e tillë e përkeqëson gjendjen. Ku ka dëmtime të rënda nuk duhet rrezikuar“, tha Bozo.
Tërmeti i sotëm (28 janar) nuk sjell dëme në strukturë.
“Në si inxhinierë nuk e llogarisim fare. Kështu që nuk është një energjie e tillë që shkakton dëm të strukturës. Kuptohet kur ndërton sipas rregullave. Për mua ata që i kanë shtëpitë në rregull të flenë rehat”, tha inxhinierja për Ora News.
Rrespekt per moshen por shtepite atje jane gjysem te demtuara dhe mezi mbahen ne kembe Keshtu qe nje termet tjeter thjesht do t’i rrafshonte.Prandaj ju lutem shume flisni hapur dhe jo me krahe politike.Ketu jane jete njerzish dhe jo numra arithmetike
O Zylo o sylesh, po kete po thote qe po jan e te demtuara mos rrezikoni, ku ishte politika ketu o Lylzime Rama!
O Zylooooo…..inxhinjerja e nderuar flet gjithnje troc,pa rezerva dhe pa anesi,sepse ajo e ka mbyllur llogarine me jeten,si ekonomike po aq edhe politike,prandaj degjojani fjalen se nuk ja ka njeriu me hile.
Respekt per kete zonje,qe e meriton me shume nga te gjitha moshataret dhe ato me te rejat,fjalen ZONJE!