Përse ndodhi pengmarrja e Jak Prengës? Në mes qëndron një ngarkesë shumë e madhe kokaine, makina i përkiste një këngëtareje

28 Janar 2020, 16:25Kronika TEMA

Rrëmbimi i Jak Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënie të dështuar mes trafikantësh droge për një sasi shumë të madhe kokaine.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se autoritet shqiptare besojnë se për zhdukjen e e tij fshihet një organizatë e fuqishme kriminale qe ka veprimtari në Angli, disa shtete të BE dhe Ekuador e Shqipëri.

Top Channel mëson se në hetimin e çështjes janë përfshirë edhe autoritet britanike .

Raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë sasinë e drogës, kokainë, por nuk ka ndodhur kështu.

A.P është kontaktuar nga organizata dhe detyra e tij ishte të nxirrte kokainën me sasi prej 280 kg nga porti në Angli, ai e ka nxjerrë atë, por nuk e ka dorëzuar, prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.

Rrëmbimi i Jak Prengës siç raportoi gazetarja Anila Hoxha është bërë më automjet të vjedhur po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur.

Prenga nga vështrimi i kamerave dhe provave te tjera është futur i gjallë në resort dhe më pas është nxjerrë i pajetë prej aty, ku u zhduk dhe trupi më pas.

Kokaina ishte porositur nga anëtarët e organizatës, prandaj edhe ata u hakmorrën, por situata duket se u doli nga kontrolli.

3 komente në “Përse ndodhi pengmarrja e Jak Prengës? Në mes qëndron një ngarkesë shumë e madhe kokaine, makina i përkiste një këngëtareje”

  1. vlora says:

    O shtet e dije qe keta kishin te shkuar kriminale?Pse nuk veproi ligji antimafia?Pra keta dikush i mbron.Mundet qe pronat e tyre te ishin sekuestruar dhe jo te shiten se ose do i blejne prap keta ose do shiten si asetet e firmave piramidale per nje cope buke dhe te fitojne zyrtaret (ku ron sot F.NANO si ushqehet pa punuar)por keto godina te kthehen ne azile pleqsh,shtepi femije etj

  2. filezeza says:

    Ne Angli ka ndodhur kjo pune? Si mundet ti ndodhe policis angleze! Asaj i iku dhe “Shatri” me çipe neper kembe e dikush trumbetonte se kishte arritur nr KIne. Dhe ne flasim per xha Temen e Shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje