Reportazhi në Rai3, Lleshaj: Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë. Shqipëria, e çliruar nga canabisi

28 Janar 2020, 15:00Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me reportazhin e publikuar një ditë më parë në Rai3.

Postimi i plotë i Lleshajt:

Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë!

Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë.

Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s.

Beteja vijon ?????

1 komente në “Reportazhi në Rai3, Lleshaj: Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë. Shqipëria, e çliruar nga canabisi”

  1. Eri says:

    Rai3 eshte kanal shteteror o z.LLeshi.Dmth ky eshte konkluzion shteteror.Pse nuk jeni te sinqerte me popullin dhe opinionin publik apo jeni bere te gjithe si Edvin Rama???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje