Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jan Prengës. Po ashtu në kërkim është shpallur Leonard Hajri ndërkohë janë nën hetim dhe 6 persona të tjerë si të përfshirë në këtë ngjarje.
RENEA rrethoi dje kompleksin “Golden” në Shijak pasi dyshohej se aty mbahej peng 49 vjeçari Jan Prenga që u rrëmbye disa ditë më parë në Kamzë.
Kompleksi i përket vëllezërve Emiljano dhe Altin Hajri, të cilët janë të arrestuar në Itali për trafik lëndësh narkotike.
Nga hetimet e kryera që prej momentit kur Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë, pasi u dhunua nga dy persona të maskuar që e futën me forcë në makinë. Dyshohet se ngjarja lidhet me një sasi prej 60 kg kokainë.
Sipas Policisë, kjo sasi ishte marrë në dorëzim nga njëri prej vëllezërve të Prengës, i cili për shkak se u arrestua në Londër, në vitin 2017, nuk arriti t’ua dorëzonte personave që ia kishin besuar.
Ndërkohë, Altin Hajri, një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe amerikane, nuk u arrit të gjendej, duke u shpallur në kërkim.
Një operacion ndërkombëtar i Drejtorisë së Antidrogës shqiptare dhe asaj italiane, në bashkëpunim me Guardia di Financa u finalizua në orët e para të mëngjesit të 28 tetorit 2015, ku askokohe u arrestuan 16 persona.
Bilanci i këtij aksioni fliste për mbi 500 kilogramë drogë të sekuestruar, nga të cilat 206 kg heroinë, si dhe 10 milionë euro pasuri të sekuestruara, që dyshohej se ishin ndërtuar me të ardhura nga kjo veprimtari.
Dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri, nga Shijaku, u dyshuan në atë kohë se drejtonin trafikun e heroinës që nga vendi ku sigurohej në Afganistan, duke u blerë më pas në Turqi e kaluar tranzit në Shqipëri me destinacion Italinë.
Vëllezërit shqiptarë kanë drejtuar grupin në një mënyrë të ngjashme me ato të organizatave mafioze. Vëllai i madh, Altini, nuk kishte asnjë kontakt me pjesën tjetër të rrjetit. Kështu në rast se njëra qelizë zbulohej, tjetra vazhdonte punën, pa rënë në gjurmët e Policisë.
Rrëmbimi
Sipas policisë, Jan Prenga, që u rrëmbye më 17 janar, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.
Por ndërkohë trupi i tij nuk është gjetur ende, ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.
Policia thotë se ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar gjithashtu 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.
Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.
Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:
L. H., 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;
O. T., 36 vjeç, banues në Shijak;
E. H., 32 vjeç, banues në Shijak;
B. H., 64 vjeç, banues në Shijak;
Gjithashtu, po në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.
Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H.
Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.
Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit J. P., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.
Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.
Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.
Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.
Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje.
Keta Jane ata te cilet financonnin fushaten e lsi e qe uleshin ne lokalin e tyre me ilir kusar meten. Me vjen keq per viktimin, por prej hudesh do i dalin te gjithe gangsterrave….
Ju lutem mund te shperndahen fotot ne librat e historise dhe biologjise? Duhet qe bota ta shikoje njeriun pellazg, me sy blu, me histori pellazgo-ilire-turkoshqiptare. Mjaft u genjye bota me historite e Greqise se lashte. Historia e vertete fillon me zoterinjte ketu.
Nuk ka dite qe mos te degjosh nje lajm per kriminela Arnaut ne Shqiperi dhe neper Bot.
P..dhi s’emes, 3,5 miljon Shqipo ka nxjer ky vend dhe duket sikur jemi 80 miljon.
Pupupuuu eshte e pa mundur …. c’do diiiiite.
KETA JANE VEGLAT E KRIMINELIT BERRISHA
Emiljano dhe Altin Hajri Jane te arrestuar ne Itali… Pastaj… Altin Hajri eshte shpallur ne kerkim!!!
Me hidhrim të madh për viktimin dhe torturën që kan ushtruar ndaj tij deri ne vdekje nga grupi strukturuar kriminal i resortit . Duhet të jemi dhe krenar për policinë e shtetit që zbuloi në kohë rekord dha arrestoi autorët e këti krimi mafoz gjaktar . dhe të tjerët jan në ndjekje dhe do ti kap së shpejti .
Në rast se policia e shtetit nuk kontrollon pasurinë e pa ligjëshme ndërtesa ,pallate ,resorte dyqane ,motele e hotele të kë6yre kriminelve por së pari këtyre u duhet sekuestruar pasuria resorti i ngritur me para të pista dhe gjak shqiptarësh .Në rast se policia nuk heton dhe sekuestron pasurinë e shumë resorteve tip “GOLDEN ” që janë bë vatra kuesture,krimi e prostitucioni femrash e droge e korrupsioni të politikës edhe të punonjësve të policisë e politikës që hanë e pinë në këto resorte pa lek ,përgjatë akseve kryesore të bregdetit velipojë -ksamil .dhe në akset rrugore :
Aksi parë -Tiranë Durrës -Vorë ,Fushë krujë ,Kryqëzimi rrugës kombit për kosovë -shkodër ,(kthesa Milot Resort ,Arbëria )– deri në Lezhë ,SHËNGJIN ,ishull dhe Lezhë – SHKODËR E KOPLIK – deri Hani Hotit.dhe Vërmosh
Aksi dytë Tiranë -Durrës -kavajë-lushnje ,vlorë , tepelenë -gjirokastër HIMARË ,Sarand. – -kanali Qukës – Ksamil -Konispol etj. .
Aksi 3 të Tiranë Ebasan -Pogradec-Korçë Kolonjë -Përmet-Tepelenë.
Aksi katërt Tiranë Peshkopi ,Kukës rruga e kombit Rrëshen ,Burrel Rubik -Laç -Patok ,Krujë -Fush Krujë .Kur truelli shqiptar kalon në weting -ë gjithë pasurin e kriminelve atëherë themi se kemi vërtet shtet që i del zot jetës çdo shqiptari,dhe u shkurtohet dita kriminelve që sytë po na shohi përdit vrasje e shkretuan atdheun me njerëz e mbushën me varre.
Keta Jane terrorista komunista e jo mafjoze qe vrasin vellajin e ati qe ka bere faj po qfar faji ka i vllaji ndoshta as lek per me jetue nuk ka e keta shkone e masakron ky eshte terrorizim I pastert