U dhunua për vdekje pasi u mor peng, flet kunati i Prengës: Nuk kishte konflikte me asnjë, drejtësia të vihet në vend

28 Janar 2020, 13:05Kronika TEMA

Gazetarja e “News24” Dorjana Bezat ka shkuar këtë mesditë në familjen e Jan Prengës, në Kamëz, pasi policia dha lajmin e hidhur për vdekjen e 49-vjeçarit, pas marrjes peng dhe dhunimit nga katër persona, të cilët janë arrestuar.

Familjarët e 49-vjeçarit kanë treguar për gazetaren Bezat detaje nga krimi makabër. 

Për mikrofonin e “News24”, kunati i viktimës, Mark Sula, ka thënë se Jani nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri, ndërsa i ka bërë apel shtetit të gjejë trupin e tij të pajetë dhe t’ua dorëzojë familjarëve.

“Janin e rrembyen dhe e vrane, drejtesia te vihet ne vend. 

Policia e Tiranes na thirri mbreme dhe na tregoi se ai nuk jeton me. 

Jani nuk ka pasur asnje konflikt e asnje problem me askënd.

Nuk i njohim te arrestuarit e as kemi probleme me ta. Shteti te gjeje trupin e ta sjelle ne shtëpi”, ka thënë ai.

1 komente në “U dhunua për vdekje pasi u mor peng, flet kunati i Prengës: Nuk kishte konflikte me asnjë, drejtësia të vihet në vend”

  1. sss says:

    Po c’thua more kunat ?Nuk paske pune me vrasesit; po i dhenke urdher shtetit, te te gjeje trupin!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje