Video e RAI 3 për kanabisin, reagon Policia e Shtetit: Dezinformimi ishte skandaloz. Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin

28 Janar 2020, 14:36Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një video reportazhi nga televizioni Italian RAI 3, i cili bënte me dije se sasia kanabisit në Shqipëri është 12 fishuar.

Në një deklaratë për mediat, Policia thotë se ky është një dezinformim skandaloz që i bëhet audiencës sepse sipas policisë  2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali.

Gjithashtu bëhet e ditur se Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partnerët italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni.

Reagimi i plotë:

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s.

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi. (TemA)

9 komente në “Video e RAI 3 për kanabisin, reagon Policia e Shtetit: Dezinformimi ishte skandaloz. Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin”

  1. Leo says:

    Paketen antishpifje e keni, hidheni RAI 3 ne gjygj!!!

  2. 19 says:

    Po kush e rru per rai3 o debila tv qe se shikon asnjeri ne itali eshte tamam si tv shijaku .

  3. filja says:

    Leo, paketa antishpifje nuk eshte per “alienet e Italise apo Gjermanise, por eshte per ty qe qoftese je shqiptar por jo si Lulezimi apo e shoqja qe e ka humbur nenshtetesine shqiptare. He vellai files, leri denglat tani se s’kemi ngé te merremi me dordoleca ne gazete

  4. alex says:

    pse budallenj i dini pepinot, ata e dine se lulushi per nje foto me TRUMP pagoi 650 mije dollare, tani kane thene ajde tua fusim edhe nje here pede-istave te pd dhe leshelistavesi te lsi, marrim ndonje dore te mire. nuk e pate salianin pederastin doli menjehere ne koference shtypi duke share shqiperine si vend droge dhe krimi, dhe pretendojne se do vijne ne pushtet keta pushta duke share shtepine e vet, kurrrrrreeeeeee.

  5. Kuq e zi says:

    Rai eshte televizion publik dmth televizioni me i matur ne itali
    Po note proteste bere zotrote te ambasada italiane ne tirane?
    Nqs lajmi eshte i rreme me nje ankese zyrtare rai pergenjeshtron lajmin
    Por kam frike se kjo ngjan me bild kur sulmohet qeveria beni sikur i coni ne gjyq kur sulmohet kundershtari i beni elozhe nji jave
    Morali
    Nqs do zgjedh se kush thote te verteten rai apo qeveria shqiptare ska nevoj fare me e thene kush genjen

  6. Koli says:

    Rai3 eshte tv shteteror.Dmth ky eshte konkluzion i shtetit italian.Pse ne Shqiperi kur ka info per ngarkesa droge nga DEA amerikane policia shqiptare arrin te arrestoje vetem 2 shoferat qe nuk dine asgje,kurse policia greke arrin te arrestoje trafikantet dhe organizatoret?????

  7. Emigranti says:

    Tek RAI _3 kanë ngelur akoma ca mbeturina komuniste dhe shkojne shumë dakorte me mbeturinat e njejta te PD_s tek SHQUPI….?????

  8. h says:

    Hetimet gazetareske të Rai 3 ,janë serioze dhe profesionale.
    Se ju jeni mësuar me gazetarë si peza dhe noka,nuk e ka fajin njeri.
    Hidheni ne gjyq ta shikoni si funksionon.

  9. silvio says:

    Rai tre eshte kanal televiziv i jugut te Italise e per me sakte i miqve qe paguan “toto Likja” per te prishur sadopak imazhin e Shqiperise perpra negociateve!Jane sulme skrupuloze te qarqeve te kamorres qe paguhet nga grupet mafioze qe komandohen nga Toto Liket!Ndaj problemi nuk eshte se perse e dha Rai 3 por kush e furnizoi me kete lajm!Eshte fare e thjeshte shikoni tabulatet e Toto tetes dhe do ta kapni me pras ne duar si Salinjani qe montonte video!Gjithkush e di qe ai ka hedhur rrenje ne siçili duke fshehur lingotat apo parate e vjedhura te ketij vendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje