Xhakomo Vrioni pret që shumë shpejt të bëhet pjesë e skuadrës së Juventusit pasi akordi mes tij dhe bardhezinjve është thuajse i finalizuar.
Mbeten vetëm detajet e fundit të marrëveshjes por para fundjavës, ai do të veshë fanellën bardhezi duke u vënë fillimisht në dispozicion të ekipit U23 të kësaj skuadre.
Sipas mediave italiane, palët kanë gjetur akordin mes tyre duke i mundësuar Vrionit që të veshë fanellën bardhezi, ndërsa mbetet vetëm zyrtarizmi i kësaj marrëveshje, pasi tashmë kanë dalë në skenë edhe detajet e firmës.
Për të marrë Vrionin nga Sampdoria, e cila zotëron kartonin e futbollistit, Juventusi ka dorëzuar tre lojtarë te xhenovezët.
Erik Gerbi, Mateo Stropa dhe Nikolo Frankoforte, të tre pjesë e ekipeve të moshave të Juventusit, do të zhvendosen në radhët e Sampdorias për të finalizuar këtë marrëveshje me sulmuesin e Shqipërisë që do të bëjë udhëtimin invers.
Ai është ndarë nga shokët e skuadrës te Çitadela, ku ka kaluar muajt e fundit dhe para fundjavës do të niset drejt Torinos për të përfunduar vizitat mjekësore e hedhur firmën në kontratën e tij.
Bravo mor cun
Urime urime
Suksese SUKSESE suksese
Ate q…a çte prrmban ai pragu jot i dh..er mor bastard gazetar se e bastarduat gjuhen shqipe…(invers) ptuuuuu rrac e felliqur..