“Po të shikosh orarin 11 e 45, fakti që kanë lënë gjurmë gjaku, rrëmbimi me Range, atyre nuk iu është bërë vonë fare, sikur të ishin Zot në atë zonë”. Kështu mendon gazetari Artan Hoxha mbi rrëmbimin, që përfundoi me vdekjen e 49-vjeçarit.
Sa i përket arsyes pse u rrëmbye Jan Prenga, gazetari investigativ ka thënë: “Nuk është e vërtetë që vëllai i Dod Pregës (Jan) që ka qenë korrier i tyre, ai ka rrëmbyer drogën nga kontenieri nga porti, i ka rrëmbyer ngarkesën e tyre. Trajleri do shkonte në destinacion, rrëmbimi dhe fshehja e ngarkesës ka sjellë dhe gjithë këtë ashpërsi. Fakti që ata dogjën makinën tregon se ata donin të humbnin gjurmët që do të thotë se kishte një problem në pengmarrje. Atyre i ngeli në dorë pengu”.
Policia praktikisht është ende në operacion dhe por kërkon në një zonë me rreze 2 km larg resortit se dyshon se ata mund ta kenë groposur viktimën. Të arrestuar ende nuk e kanë pranuar”.
Ndërkohë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani tha se një nga të arrestuarit kish pranuar se “49-vjeçari iu ka ngelur në dorë”.
Erzen Breçani:Për mendimin tim ky është një rrëmbim me motiv pengmarrje pasi çdo njeri që kryen një pengmarrje ka një arsye ka një kërkesë …Për mendimin tim policia që arrin në konkluzione janë pasi kanë kryer arrestimin e personave që kanë kryer këtë vepër penale.
Eshtë deklaruar nga një nga këta persona që “na ka ngelni dorë s’ka qenë qëllimi për ta vrarë”… Por duhet të kryhen edhe dy arrestime të tjera që komplet grupi të …Personi që është akoma në kërkim ai mund të ketë kryer groposjen e viktimë.
Çfarë ka ndodhur?
Policia njoftoi këtë të martë se 49-vjeçari, Jan Prenga humbi jetën gjatë kohës që rrëmbyesit e tij do ta transportonin në resortin Golden në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz. Policia thotë se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar të hënën nga RENEA.Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej. Hetimet kanë zbardhur edhe shkaqet e rrëmbimit të Jan Prengës. Policia tha se ai ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, për shkak të disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.
Shkak për këtë rrëmbim është bërë pikërisht konflikti i pazareve të drogës me të vëllanë e Jak Prengës, Astritin. Ky i fundit dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në destinacionin që duhej dhe mësohet se ka pasur konflikte të mëparshme me vëllezërit Hajri në Angli. Astrit Prenga është në burg aktualisht në Angli, ku rezulton i dënuar me 8 vite e gjysmë burg.
Artan ose shejtan as sa une dila prej rrile nuk ke iden e investigimit
ti je me teper spijun dhe i lidhur me bandat se sa heton
ik sa na qave pjeshken me rrena
nga mesus investigues eshte e veshtir o toqi i diles
Ti ja fut kot si kardiana lala te dyve u qifte burri im
Fake news lol
O Tani, na beje nje nder: Mos u mer me me gazetari. Na e shpife.
ky tan hoxha dhe kjo klodiana lala jane bere bajate fare, paskerkan informacione te detajuara per cdo gje, dikan edhe se cfare ujdirash u bekan ne angli e gjetke, ja fusin pordhes kot, kam nja dy shok une si puna e ktij tanit, I dine te tera ata vetem muhabete gangsterrash e te fortesh bejne gjith diten.
Si mund te klasifikohet gazetar investigativ dikush qe lajmet i publikon gjithmone pasi ndodhin ngjarjet? Si mund te deklaroj nje gazetar investigativ e qe deklaron veten qe nuk trembet…qe nje deputet, minister eshte fotografuar me kriminelet? Perse ky alabak lokalesh qe e konsideron veten gazetar nuk e ka denoncuar lajmin qe ne momentin kur e la mesuar?Apo si gjithmone keto shashka qofshin edhe te vertete i duhen per santazhin e rradhes? Tek e fundit perse nuk e ben publik emrin e ministrit? Me pak fjale ky lango dhe santazhuesja tjeter klodiana lala, Jane dy sharlatan…sa here publikojne “lajmet sensazionale” duket sikur Kane zbuluar per here te pare ujin e ngrohte. Familja hajri ka dekada qe eshte e lidhur me te gjitha forzat polititike, ashtu sikunder te gjithe horrat e atij vendi…. Do ishte sensazionale qe keta palo dallaverixhi gazetar te shfaqeshin me fakte te verteta para se te ndodhin tragjedi te tilla dhe Jo me lajme shabllon qe ja servirin te shiturit e prokurorise…
po he dile, na trego ti pak se si eshte e verteta, se nuk po na mban vendi
WTF? C’jane keto thagma qe po na lexojne syte? C’lidhje ka ora 11:45, gjurma e gjakut, rrembimi me Range me faktin qe atyre s’ju behej vone fare? Po ta kishin rrembyer ne 2:00, me nje Opel Astra domethene qe ishin te shqetesuar? Ne cilin univers kane kuptim keto fjali ? Filozofi Erzen Brecani nga ana tjeter na thote qe ky na qenka rrembim me arsye pengmarrjen se cdo njeri qe kryen pengmarrje ka nje kerkese, ndryshe nga ca qe thjesht rrembejne per qejf pa kerkesa. Ku i gjeni gjithe keta kara qe m’i nxirrni neper televizione dhe japin mendime debilore? Njeri gazetar investigativ qe ju thafte stilolapsi atij qe te dha diplomen e gazetarise, dhe tjetri ish drejtor i pergjithshem i policise, qe ju marrte muti shalet atyre qe te vune ne ate karrige. Ptuuuu cfare tmerri, me te ardhe turp t’i konsiderosh bashkeqytetare keta.