Nga Frrok Çupi
Të gjitha palët kanë rënë në gjunjë:
Presidenti i Republikës, një luftëtar i çartur i stilit shia pas- Mesjetë, është afruar në gjunjë para altarit të armikut të tij dhe po bën kryqin. Fotografinë e Edi Ramës me kancelaren Merkel e përcolli si ikonë shenjtorësh. Poshtë fotos shkroi, pak a shumë: ‘Ja kjo është, këtu duhet të bëjmë e të shkojmë në Evropën e qytetërimit kristian’.
Deri tani për Ilir Metën ‘kryqi’ i qytetërimit perëndimor kishte qenë një simbol djalli, hitlerian po deshe. Mbi të gjitha, qeverinë Rama dhe parlamentin i kishte quajtur ‘banda kriminale’. Në emër të eliminimit të bandës parlament, presidenti ishte ngritur më këmbë dhe luftonte me të gjitha armët: ‘O e mund djallin, o vras veten si presidenti anti- amerikan Allende!’, kishte thërritur…, por më këmbë.
Tani është ulur në gjunjë para altarit me foton e engjëllit Rama.
Kryetari i Partisë Demokratike dhe i quajtur ‘i mbarë opozitës’, ka hedhur armët e vjetra.
Njëra prej tyre ishte ‘shpata e harruar’ që personazhi i novelës së shkrimtarit Franz Kafka e mbante që prej Luftës së Parë. Shpata e harruar i rrinte tjetrit në kurriz, mes mishit e kockës, por që nuk e vinte re; shpata i ishte bërë njësh me trupin. Për Lulzim Bashën, si armë e vjetër u duk vetë paraardhësi, kryetari Berisha, si dhe metoda e tij luftarake.
Opozitari aktual e ka harruar ‘shpatën e vjetër’ dhe ndjek vijën e re politike europianiste, si të mos kishte ekzistuar ‘historia e vjetër’ me dy kryetarë. Edhe zërin e çjerrë, me fraza lineare të bezdisshme, e ka lënë diku larg njerëzve. ‘Burizani partizan’ nuk shfaqet më në luftë, edhe pse lufton për të rrëzuar qeverinë…, por në gjunjë.
Kryetari i qeverisë, Rama, ndodhet mes Berlinit dhe Burizanës. Aq sa ç ’gjunjëzohet para Berlinit dhe Evropës mbarë për të garantuar fonde që të shuajë vuajtjen e Burizanës pas tërmetit, aq gjunjëzohet para çdo të pastrehu pas tërmetit. Edi Rama, i vetëm në luftë për të mbyllur plagët e vjetra e të reja, ka harruar investimet, ka harruar Unazën e Madhe, Teatrin, Bibliotekën… Vrasësit, si minjtë e fjalës së urtë, kryejnë akte monstruoze, sepse ‘qeveria është në gjunjë’…
Të gjithë kanë varur armët:
Ilir Meta i ka varur në një shpresë fluide. Ai që dje ndjehet i lumtur pse takoi edhe ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara. Zonja Yuri Kim mund të jetë ambasadorja e fundit në jetën e Metës si president me të cilën takoi duart. Deri më sot, nëpër kafene, ishte thënë se ‘ambasadorja e re nuk shkel në këtë vend para se të ikë Meta’, mirëpo ja mrekullia ku var armët presidenti.
Deri tani kishte shpresë se në Amerikë do të ndodhte ‘gjëma’ me presidentin Trump, por edhe kjo po i dështon. Kishte menduar se me 200 petritë të LSI dhe PD do t’i vinte flakën Parlamentit e gjykatave, por kjo iku qëkur iku Basha.
Kishte shpresuar se Haradinaj do t’i ndërtonte kështjellën e Drakulës në malet e Namuna, ku të prehej i qetë pas neverisë në vendin e tij.., por edhe këtë s’e lejuan amerikanët. Presidenti Meta kishte shpresuar se do të ngjallej nga hiri vetë fuqia komuniste e kryeministrit model Shehu, por as kjo. Më në fund kishte menduar se do të kthehej së prapthi vetë Republika dhe ky të sundonte pa qeveri, pa parlament, pa shkolla…, por edhe kjo nuk mund të bëhej.
Pritet fundi i marsit që të shkarkohet nga posti. Nëse nuk e shkarkojnë, atëherë shkarkohen të gjithë të tjerët.
Tani i ka varur armët në një pemë të përjetshme që quhet ‘faktori kohë’.
Kryetari i opozitës ka ndërruar disa ‘çengelë’ ku varen armët: Fillimisht në një marrëveshje me kryeministrin Rama. Pastaj në një foto prej dylli me presidentin Trump. Kohët e fundit i thanë se dy prokurorë të vegjël të Tiranës mund ta lirojnë nga akuza për lobim në Amerikë me fonde ruse ose të paidentifikuara…
Kohët e fundit ka zgjedhur që të presë pa zë. Filozofi i lashtë grek, Sokrati, thoshte ‘jeto pa u dukur’, por kjo ka ndodhur para se Basha të merrte PD-në. Lul Basha, tashmë me emër të shkurtuar ‘Lul’ që të duket sa më pak, është duke pritur të shkëmbejë barrën e akuzave me shërbesën politike në dobi të kundërshtarit. Nëse ndodh kjo, atëherë shpresat e larta popullore për ‘Reformën e re në Drejtësi’ bien në gjunjë…
Kryeministri Rama, sikur të mos ishte tërmeti e sikur të mos ishte vëmendja kaq e fokusuar në rajon e Shteteve të Bashkuara, me siguri do të kishte mjaft kohë që të merrej me të tjerët përballë…
Të gjithë ‘armiqtë’ kanë rënë në gjunjë përballë njëri tjetrit. Kjo i ka frikësuar njerëzit e vendit tonë se ‘edhe një herë po thuret një lojë’. Në fakt, ulja në gjunjë ka më shumë lidhje me lojën e kumarit se me luftën. Por edhe një lidhje me ‘luftën’ e ka kjo gjendje: Këta mendojnë se mund të ngrihen më këmbë sapo të largohet Amerika… Si zor duket.
kete zanat kan ushtruar ktu e 500-vjet kjo rrace bushtrash
kta nuk e din ala vet se sa te ndyr jane
sepse jane te pallogaritshem ne poshtersite e tyre
jane jashteshqitja qe la pas djalli i anadollit
plehra toksike gjak i piste antishqiptari qe vetem Shqiperise nuk i sherbejne
shikojini te gjithe faren e djallit ,
si ben kto 500-vjetet e fundit ,
te jetojne ne dhune -terror -tradheti -tinzari – pabesi –
e shkerdhatokraci ,ta kthejne Shqiperine me byth perpjet ,
vetem e vetem qe kta te jen lart , ne Pushtet !
Djallit te mallkum i duhet mohuar oksigjei ne tpken e Shqiptareve
Bravo Cupi ti gozhdon aq fort qe dhe mjeshteri me i fuqishem sta heq dot
Gozhdoj keto tradhetare sekeshtu i don populli
Te perqafon dila prej rrile
God bless you Frrok Cupi
Ky eshte dhjeramani Like Meta.Sjellje tipike e njeriut qe e di qe eshte i dhjere.
Te lumte pena frok.analize perfekte
Kur te analizon frrok cupi dhe Zot na ruaj nga ky monster! A e dini kush eshte ky gazetar i komunizmit aktivist nee lagje,u ripoll me Saliun, vdiq prape dhe tani do te ngrihet nga hiri? Kjo race e felliqur shqiptaresh! Keta jane si ajo raca e poshter e spiuneve te fjetur qe sikur dalin nga varri duke pritur rastin per te dale !
As me gjunje, po barkas po zvariten , soj zvaranikesh ne fis do vene .
Bravo Cupi vetem se fotografine e Rames me Merkel Likja e nxorri me diciduren “9 kushtet e Budeshtagut”, ose Shqiperise nuk i hapen negociatat. Pra, sic e thone shqip: i zoti ta jep, tellalli s’e shet.
O Frrok,i ke bërë legena…..hahaha
ti furrik pulash nuk eshte çeshtja pse ti ke qene me partin komuniste pastaj te punes pastaj socialiste pastaj demokratike dhe tani nje zot e di me cilen je..?? por nje gje dihet kur je tip sharlatani qe nderron sa andej kendej do te thote se me mire se ti asnje nuk e di kete punen e uljes se armeve apo me i var armet,sepse ti e ke bo kete pune me qindra here prandaj nese ti “kritikon” dike kushdo qofte ai ata…eshte ok ke mendimin tend pooooor kritikoj per diçka qe ti vete se ke bere jo per diçka qe ti e ke politike edukare tenden edhe me keta edhe me ata keshtu qe me mire rri te letersia ndoshta deri diku deri te gazetaria por te politika gazetaruce mos u fut kot se s ke nevoj je i felliqur deri ne gryk keshtu qe bej hartime por ndrysho temen aman
Shkrim brilant