Nga Albert P. Nikolla
Me mbështetjen e Bashkimit Europian e sidomos të Gjermanisë, prej kohësh ka marrë udhë një nismë pozitive e një bashkëpunimi ndërballkanik sipas modelit europian. Kjo është rruga e duhur për një përfshirje të Ballkanit drejt Europës: në Europë shkohet duke përthithur e jetësuar vlerat e saj në vendet tona. Nismëtari më i hovshëm i kësaj risie politike në Ballkan është pa dyshim Edi Rama. Natyrisht ky fakt nuk mund të mos shkaktojë alergji të llojeve të ndryshme te ata që e fusin veten në kategorizimin komiko – epik: “baca i kombit”! “Bacat e kombit” janë një specie në zhdukje për shkak të procesit të evolucionit demokratik të Ballkanit.
Shumica e tyre gjenden në Kosovë, por ka atavizma të saj edhe në Shqipëri sidomos nga ata që janët të lidhur fort me konceptin faresfisnor të politikës. “Bacat” e Kosovës po e marrin më qafë Kosovën e re duke profetizuar si më të përshtatshme një strofull politike të izoluar ku bëjnë ligjin “bacat”, sesa një vend të hapur përballë frymëmarrjes së gjerë ballkanike dhe europiane ku koncepti i armikut është ridimensionuar dhe vendin e tij e ka zënë përgjegjësia historike dhe hapja ndaj të ardhmes me besim!
“Bacat” janë ata që përpiqen të realizojnë mbijetesën e paragjykimeve dhe urrejtjes në Ballkan. Kjo specie më sjell ndërmend fisin e Fizëve në romanin e D. Agollit “Njeriu me top”! Nuk ka Zot t’ia mbushë mendjen Plakut Mere për të mos u hakmarrë, po aq e vështirë është të kesh të bësh me grupin kulturor të “bacave”! Ata e kanë pikën e mbështetjes ideologjike për mbijetesë tek shpikja e armikut dhe projektimi i tij tek politikanët e së resë. Saktësisht për këtë arsye ata e projektojnë Edi Ramën herë si gogol grek, herë si jugosllav (që do të krijonte Jugosllavinë e re!) e sëfundi si gogol gjerman!
“Baca” shqiptar, alias Plaku Mere, nuk lë ditë pa i trajtuar shqiptarët si fëmijë duke ua paraqitur Ramën si gogol që do të marrë më qafë Shqipërinë dhe se e vetmja shpresë u mbetet kthimi te “Baca”! Risia e gogolizimit si sulm politik ndaj Ramës njohu sëfundi edhe një epitet tjetër: gjerman! Analistët e fisit të tyre, sëfundi nxorën idenë se gogoli Rama ka manipuluar Kancelaren Merkel dhe po i bën dëm atdheut. Ky projektim i Ramës si armik i jashtëm dëshmon mjerimin dhe disfatën politike të epokës së “bacave” në politikën shqiptare dhe kosovare! Pamundësia për ta përballur Ramën në rrafshin politik kombëtar i tret ata në arratinë e kërkimit të armiqve ndërkombëtarë!
Duke qenë se kulturat ballkanike janë mjaft të ndërlikuara, pikërisht tek moskuptimi i thellë i kësaj larmie lind edhe baza e paragjykimeve dhe keqkuptimeve politike, sepse sa më shumë këndvështrime të kemi mbi një kulturë, aq më shumë interpretime të ndryshme kemi mbi të. Por pikërisht këtu duhet zbuluar thelbi i respektit që duhet të ketë secili ndaj interpretimit të kulturës së tjetrit dhe mohimi i çdo forme përbuzjeje për të. E shprehte bukur këtë gjë P. Coelho në krahasimin se nga cilado anë ta shikosh malin, ai do të duket i ndryshëm; edhe pse është përherë i njëjti mal; kështu ndodh për gjithë Ballkanin: pamje të ndryshme të të njëjtit realitet.
Besoj se e tillë është edhe kultura e secilit popull në Ballkan: e larmishme dhe misterioze njëherazi. Për këtë arsye themelore duhet që të gjitha kulturat tona të shihen si burim i madh dialogu dhe qasja duhet ndaj tyre të jetë admiruese dhe zbuluese. Nuk ka gjë më pozitive politikisht që ne, popujt ballkanas, me një histori kaq të lashtë, të mund ta gjejmë vetveten së bashku në familjen europiane me gjithë larminë që karakterizon kulturat e tyre. Por çfarë duhet të lëmë prapa, çfarë duhet të mohojmë ne ballkanasit? Për këtë më duhet t’i referohem politikanit të shquar italian, Alcide De Gasperi, pasi aty gjej ngjashmërinë midis Ballkanit dhe Italisë:
“Për ta bashkuar Europën, ndoshta duhet më shumë të shkatërrojmë sesa të ndërtojmë; të shkatërrojmë paragjykimet, hatërmbetjet, urrejtjet. A nuk kemi bërë kështu edhe për bashkimin e Italisë, ku çdo qytet kishte mësuar vetëm të mohonte e të urrente qytetin që kishte pranë? Duhet të bëjmë të njëjtën gjë për të shkuar në Europë. Të flasim, të shkruajmë, të këmbëngulim e të mos ndalimi për asnjë moment në rrugë tonë.” (De Gasperi, L’Europa. Scritti e discorsi).
Hapi politik i të ashtuquajturit Mini-Shengen ballkanik shkon bash në këtë drejtim të hapjes ndaj tjetrit e duke i lënë “bacat e kombit” në marrinë e tyre. Kemi pasur shumë luftëra e urrejtje si Europa e djeshme. Europa e gjeti forcën të lërë pas gjithë problemet e saj dhe të ndihet e bashkuar në vlerat e përbashkëta e në rrugën drejt së ardhmes. Veçanërisht ne shqiptarët duhet të dëshmojmë se jemi pjesë e rëndësishme e mozaikut shpirtëror ballkanik e se jemi të gatshëm ta luajmë me nder rolin tonë në këtë pjesë të Europës, si njëra prej mushkërive kulturore të saj.
Bacat e kombit jane disa relike te kohes se qepes,prototipi me i spikatur i kesaj specie eshte Ramush Haradinaj.
O te pa cip, c’far e ngateroni Greqin me Ed Ebu Ramyn, byrazerin e Erdoganit.
Ai eshte shitur kok e kemb tek Turku. Nuk eshte thjesht gogol Turk, por sosia e Erdomutit ne Shqiperi.
Politika e tije eshte me Greko-fobe nga te gjitha qeverit qe kane kaluar, sepse keshtu i ritet kredibiliteti ne syt e Sulltanit te Turqis.
ABC,hiqi syzet prej derrase,se do pengohesh e do bjesh ne ndonje grope e nuk do dalesh dot.Sipas teje,te gjitha ato shtete qe kane mardhenje me Turqin jane te shitur?
bacat ose me sakt bajgat ne te dy anet e kufirit kane vec nje idenditet:KORRAKE SUNITE and SHIITE!
ngaqe jane rrace inferiore njethundrakesh arabe per ta gjitonet greke,serb,ruse,italione,gjermone etj jane ”armiq”,vec birazereve te tyre turq…………..pune korrakesh varu kkkkkkkkkkk!
Po ben tifo per Edushken.Te gjithe muter jane bashke me sojin tend.Rritu edhe pak o levend.
Nuk besoj se heqja dore nga kultura kombetare,si orientim nga Georg Soros per bashibozukete e politikes dhe medias shqiptare,
vlen edhe per hebrejt!Vetem per ti dhene te drejte politikanit pevers Edvin Escobar D’Rama,sulmon tharmin e kombit te vet,rast i
paprecedente ne historine njerzore.Nuk eshte perpjekja e pare kjo,per ti vene shkelmin tradites shqiptare,rrespektit ndaj baballareve
dhe Beses,qe i mundesoi popullit tone ti mbijetoje invazionit kulturore helen,rromak,sllav dhe osman,nga individe dhe shtete,sidomos fqinjet,per ta zevendesuar me ideologjine e tyre fetare apo politike.Ti serviresh popullit tend nje qeveri mafioze dhe nje kryeminister
drogaxhi si alternative per te hequr dore nga tradita e te pareve,eshte thike pas shpine.Japonia megjithese ben pjese ne tre vendet
me te industrializuara te Botes,menyra e jeteses dhe tradita e te pareve nuk ka ndryshuar aspak.Habitati”rilindas”sipas Edvin D’Rames,
duhet te jete shkerdhate,i pabese dhe bythqire si ai,sepse keshtu ecen perpara.Per minishengenin ballkanik,Merkeli dhe Rama nuk
permenden fare ne Berlin,as edhe nje fjale te vetme,ndersa premtimi per Negociatat për anëtarësimin ne BE,Merkel tha se me
Shqiperine dhe Maqedonise “duhet te hapen negociatat”.Pra jo premtim 100%,”do te hapen”.
Edvin Rama 13/11/2016.“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e
paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet
anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”
Ky tipi qe ka shkruajtur kete paçavure eshte kthyer ne nje modernist të neveritshem per të mbrojtur Ramen! Te harrojme tê kaluaren, (apo ta falim), te harrojme krimet, te behemi si europianet. Se ndryshe ngelim “bacê”! Ja siç ka bere Franca me Gjermanine, perserit edhe ky si në jerm. Krahasim që nuk qendron nga ana llogjike dhe historike. Franca dhe Gjermania jane pajtuar se kane konstatuar se të dy palet kane bere krime kunder njeri – tjetrit. Dhe nuk dihet se kush ka bere më shume. Ndersa kosovaret me serbet nuk mund te pajtohen se i ndajne lumenj gjaku. Gjak shqiptari. Se gjate kety 200 vjeteve te fundit ka qene Serbia qe ka pushtuar dhe masakruar shqiptaret. Dhe jo e kunderta. Dhe rasti më i fundit para 20 vjetesh. A mund te pajtohet viktima me xhelatin?! Veçse nese vuan nga sindroma e Stokholmit. Po skllavi me skllavopronarin?! Kur e di qe i ka dhunuar gruan dhe vajzen. I ka vrare prinderit dhe vellezerit! Kjo pra eshte çeshtja. Sa e lehte dhe e bukur eshte te besh kozmopolitin, europianin e kulluar, modernin qe nuk i duron dot atavizmat nacionaliste, progresistin! Te perseritesh pa pushim se nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve. Duke mos kuptuar dallimin, (ose duke bere sikur nuk e kupton), midis nacionalizmit dhe patriotizmit. Qe më 1999 kjo skote pohonte rëndshem dhe me zë te plotë: Nuk zgjidhet kjo çeshtje (e Kosoves) me luftë. Duhet te jemi modernë dhe largpamës!!! Lavdi Zotit qe NATO nuk mori mendjen e tyre. por ngriti avionet ne qiell. Kozmopolitet e Tiranes u rrudhen dhe u ngrysen. A nuk fillon gjithmone pajtimi me kerkimin perpara te faljes nga fajtori apo agresori?!
Z.Nikolla mënyra juaj për të ‘banalizuar’ përgjegjësinë e edi ramës nuk ia arrin dot qëllimit. .shqiptarët nuk janë më ata të para 90-s kështu që kot mundoheni të bëni ‘humor’ me tradhëtitë e edi ramës. .tradhëtarin në gjuhën shqipe e thërrasim ‘tradhëtar’ dhe jo ‘gogol’..nëse di të flasësh e të shkruash shqip je i mirëpritur, nëse kërkon të bësh sejmenin e edi ramës mund të futesh në Facebook gjithë ditën dhe lavdëroje nga mëngjesi deri në darkë për fitoret e edit me mullinjtë e erës. .
Ramushi nuk hyn ke bacat .Ai eshte Zotnia “DRU ME PRE”
Më vjen mirë që paska njerëz intelektualë në Shqipëri progresist që mendojne përtej ndasive ballkanse dhe aq më shumë shqiptare. Ne akuzojmë sërbet, grekët, e këdo tjetër që na e kanë bërë dëmin dikur, por harrojmë se kush jemi vetë: të pandreqshëm, në hasmeri me njëri tjetrin dhe që i duam të keqen njëi tjetrit për të qënë të lumtur vetë ! Bukur kishte bërë krahasimet zotëria i shkrimit më lartë; unë do kujtoja ata dy vëllezërit kur i thirri sulltani tu jepte diçka për të mirën që i bënë: pyeti të parin se çfarë donte dhe ai i kërkoi një lopë të rriste fëmijët, pyeti të dytin dhe ai tha do të donte që të mos ja jepte lopën të vëllait ! Tipike se ç’ndodh sot qoftë brënda Shqipërisë e qoftë me Ram-ushin me shokë. Prandaj, se u zgjata, unë falenderoj zoti Nikolla për objektivitetin dhe vërtetësinë që i jep vlerave të sotme të ecjes përpara të vëndit nëpërmjet bashkëpunimit dhe shuarjes së zjarrve në Ballkan, një ide që Edi Rama më dukej si i vetëm, por paska mëndje të mënçura edhe në vëndin tim, sepse mua kjo më ishte bërë si SPAK që merret me sterilizimet dhe s’merret me krimet duke humbur besimin që e kemi pritur si Hëna – Bajramin e madh. Të falenderoj, Zoti Nikolla dhe respekt; si shumë të tjerë nga anonimi Petro. (është koha e anonimatit)
KONICA i BRSS
Dashuria e bashkëjetesa ndërmjet SORKADHES elegante, qëngjit të mirëdashur, pëllumbit të këngëve, nga njëra anë
dhe
ujkut të pangopur, qenit të tërbuar, cakajve ulëritës, nga ana tjetër
përfundon me MIRËQENIEN e STOMAKUT, të grupacionit të dytë.
Na catë bythën me këto akrobacione e sofistikime verbale.
Or trukënetë! Rama grishi në TIRANÊ SHOVENISTIN BREGOVIC, NAZISTIN VUCIC, na citon projektuesin e HERRJES së SHQIPTARËVE – Andricin,
ndërkohë që portalet proqeveri QUAJNË të DREJTÊ NATYRORE DALJEN e SERBISË në DURËS,
kurse RITA ORËN e kanë LILI MARLEN
OR KOSMOPOLIT ShËN KOZMA!
Serbia ka dhe ka pasur humanistë, njerëz të civilizuar, empatistë.
Janë fare të paktë dhe kurrë nuk mund të vijnë në pushtet.
Bashkëpunimi me serbët, tip Milojko Pantic, liberalët politikë, tipi i sekretarit personal të Titos, shpresoj të jetë gjallë – me premisën (mendimin politik humanist) : BALLKANI KA PROBLEMIN më të MADH të PAZGJIDHUR – CËSHTJEN SHQIPTARE.
Me një sebi të drejtuar nga SERBË të KËTIJ PROFILI do DO BASHKËPUNOJMË e DO BASHKËJETOJMË në harmoni FQINJËSORE.
Mendon ti se miliona shqiptarë, hiq ty e Ramën e ramëcekët, jemi qenie pa kujtesë historike, pa arsye e pa përgjegjësi politike kombëtare.
Te lumte Albert! ikush me lart flet per lumej gjaku qe nuk do te lejojne (kurre, po e perseris kurre, sipas tij) te merren vesh shqiptaret me serbet. Me antikombetar se kaq nuk mund te gjendet asnje armik i Shqiperise dhe i Kosoves mbi kete toke.
Nuk jam i sigurte ne se Minishengeni eshte ndonje gje per ti dhene kaq rendesi sa te ndahemi ne dy kategori, pro dhe kunder.
Ata qe jane pro, me sa duket jane me mendjehapurit, qe te arthmen e mendojne si zhvillim dinamik dhe ne ata qe jane “konservator” dhe zhvillimin e konceptojne si lufte te vazhdueshme kunder “shkaut”.
Keta te dytet gabojne shume rende dhe perbejne shumicen e politikaneve ne Kosove. Me vjen shume keq te them se keta tipa shesin “patriotizmin” e reme per kapital politik.
Te hiqesh patriot kur duhet te japedh zgjidhje problemeve eshte gjeja me e thjeshte por edhe e barabarte me antipatriotin e kulluar.
Ajo qe me lodh me shume mua eshte shpikja e tradhetareve te rinj. Ne thelb keta tradhetojne Kosoven dhe Ameriken sepse nuk luftojne per stabilizimin e situates dhe paqe me Serbin. Nen parrullat e mundjes perfundimtare te Serbit ata blejne kapital ne kurris te shqiptarizmes. Ata nuk duan kursesi paqe sepse nuk kane tru per konkurence ne paqe. Ne thelb nocionet bace i kombit qe perdorin jane kunder baces se vertete qe eshte Amerika…Hiqet Hajredinaj sikur cliroi Kosoven, sikur ne nuk e dime te verteten. Ky tip bace me bacen e shqiperise Sali Berisha, praktikisht ne fund te fundit i sherbejne Serbit dhe Rusit. Baca kosovar per mungese truri, ndersa baca i Shqiperise per tepri hisorie ne lufte kunder Shqiperise dhe Amerikes, jane kethyer dhe shpifedit me te medhenj per te verteten. Eshte apo jo me vend Minishengeni, ajo ne asnje menyre eshte tradheti….
Duket qe z. Nikolla fare nuk i njeh serbet. Ai duhet te mesoje pak me shume per ta. Libra ka sa te duash…!
Ne Ballkan, ku per komshij i ke serbet, nuk mund te vleje thenja e Krishtit ” Duajini armiqte tuaj…” Ne nuk mundemi qe t’i duam serbet kur ata edhe pas aq shume mizorive qe bene mbi popullin tone, ende vazhdojne qe ta kane ate mentalitetin e vjeter, mentalitetin shovinist dhe vrastar.
“Bacet” nuk Jane te paket ne keto troje. I ke neper zyra po dhe komentus, te tipit Shmil, Katarakti apo Ziguri. Te cilet te kujtojne personazhet e Markezit ne kryevepren e tij “100 vjet vetmi”. Njerez te shkeputur nga bota, qe jetonin mes pyjeve te kolumbise dhe habiteshin kur ne fshatin e tyre shfaqeshin Njerez ndryshe. Me karakteret e tipit “Baca”, Markezi fitoi cmimin nobel.
Cfare gogol mer, Edvin Mortja eshte nje piktor deshtak i dhjere qe aksidentalisht u be Kryeminister ne nje vend ku populli eshte mesuar ta haje sapunin per djathe qysh nga 1944 e ketej.
Poliagjent si pararendesi i tij Mehmet Shehu.
Marreveshjet jan mjet dhe jo qellimi. Qellimi esht interesi i shqiptareve. Ku esht interesi i shqiptareve me at minishengen. Bujqesia e serbis esht shum here ma e mekanizuar se ne Shqiperi. Vetem se do ta rriste mjerimin e fermerve shqiptar. Mos pyet per industrine.
Ky njeri nuk bon dot shtet. Se pari, nuk eshte i paster. Eshte vegel e oligarkeve. Eshte i ndikuar nga mafia serbe, te cilet e kan koruptuar dhe e kane ne dore. Klanet e veriut nuk mundet dot t’i burgose, sepse jane shume te fuqishme dhe i frigesohet. Keshtu qe ky njeri luan rolin e klounit deri ne shkaterrimin e plote te shqiperise.