Xhaçka pret në takim ambasadoren e re, Yuri Kim: Fat për ne që SHBA përfaqësohen në Shqipëri me një zonjë të këtij kalibri, bashkëpunimi me Pentagonin do fuqizohet

28 Janar 2020, 13:01Politika TEMA
Xhaçka pret në takim ambasadoren e re, Yuri Kim: Fat për ne

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka pritur sot në takim Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo është shprehur e lumtur që ashtu si në takimin e tyre të parë në Pentagon,  kur Ambasadorja Kim ishte pjesë e stafit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, ndanë të njëjtat vlerësime e konsiderata për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Xhaçka shprehet optimiste se me ardhjen e Ambasadores Kim, bashkëpunimi dhe partneriteti mes departamenteve tona të mbrojtjes do të vijojë e do të fuqizohet akoma më shumë.

“Ishte vërtet një kënaqësi që prita sot në takimin e saj të parë zyrtar, pas prezantimit të letrave të saj kredenciale, Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. 

E lumtur që ashtu si në takimin tonë të parë në Pentagon, vitin që shkoi, kur Ambasadorja Kim ishte pjesë e stafit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, ndamë të njëjtat vlerësime e konsiderata për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes vendeve tona.

 Është fat për ne, që SHBA përfaqësohen në Shqipëri me një zonjë të kalibrit të Ambasadores Kim dhe jam optimiste që falë punës e angazhimit të saj, bashkëpunimi e partneriteti mes departamenteve tona të mbrojtjes do të vijojë e do të fuqizohet akoma më shumë, duke ndihmuar në modernizimin e FA dhe duke i mundësuar Shqipërisë të japë një kontribut gjithmonë e më të madh për sigurinë, stabilitetin e paqen krah për krah aleatëve tanë amerikanë.

Mirëseerdhe në Tiranë e dashur Yuri!’, shkruan Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje