Rudina Hajdari akuzon rëndë Bashën, paralajmëron tradhëtinë e radhës: Ka një marrëveshje të fshehtë PS-PD

28 Janar 2020, 18:28Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari, ka paralajmërur një tjetër marrëveshje të fshehtë Rama-Basha, sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.

E ftuar në “News 24”, Hajdari theksoi se logjika të çon se do të kemi një tjetër marrëveshje, pavarësisht se kjo nuk do të ishte në interes të PD, por janë taktika “të ndërrimit të karrigeve”.

“Mendoj se opozita jashtë parlamentare ndodhet në një pozicion mjaft të sikletshëm. Kanë kaluar një vit të sforcuar me aventura që nuk i përkasin një vendi që mundohet të ecë përpara.

Qoftë protestat, djegia e mandateve, braktisja e parlamentit, janë hapa që nuk janë të hijshme për një parti që nesër kërkon të qeverisë.

Mendoj se kjo ka patur pasojat afatgjata dhe e ka dëmtuar imazhin e PD. Patjetër që ata do të kenë një kthim, i cili është pak me vonesë, por nuk është asnjëherë vonë për t’i thirrur mendjes.

Mendoj se është e një taktikë që është ndjekur nga 30 vite, pra për të vendos ca rregulla loje, që kur të ndryshojnë karriget të mos kenë probleme. 

Unë nuk e shikoj vetën të identifikuar nga ata. Unë e shikoj në interes të vendit, që të siguroj që kjo tyrezë të ketë një mbikqyrje të fortë nga ndërkombëtarët.

Logjika të çon se ka një marrëveshje të fshehtë, por unë besoj se është në interes të tyre, sidomos opozitës jashtëparlamentare që ta ndryshojë sistemin.”, u shpreh Hajdari.

2 komente në “Rudina Hajdari akuzon rëndë Bashën, paralajmëron tradhëtinë e radhës: Ka një marrëveshje të fshehtë PS-PD”

  1. Eri says:

    Tani e more vesh ti moj tutkune se Rama dhe Basha jane kunder berjes se shtetit dhe reformave????

  2. Ziguri i qorrit says:

    Si shume e squt te duket vehtja qe bane kto zbulime te mbdha mij cike.Po ndrrohet sistemi ne mazhoritare i paster ,ti nuk merr as 100 vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje