Avioni i rrëzuar në Afganistan, mediat iraniane dhe ruse: Ndër viktimat “bosi” i CIA-s që sulmoi Soleimanin

28 Janar 2020, 20:10Politika TEMA
Avioni i rrëzuar në Afganistan, mediat iraniane dhe ruse: Ndër

Mbetet ende shumë pikëpyetje mbi aksidentin ajror të një aeroplani Bombardier E-11A në Afganistan.

Fillimisht u mendua se aeroplani i rrëzuar ishte civil dhe kishte 80 veta në bord, më pas mjeti u identifikua si një mjet që i përkiste forcave ajrore amerikane.

Ende mungon një deklaratë zyrtare e Pentagonit mbi aksidentin e ndodhur në Dih Jak, zonë kjo e kontrolluar sërish nga talibanët.

Por burime zyrtare amerikane kanë konfirmuar tashmë se trupat e dy shtetasve amerikanë janë gjetur në mbetjet e mjetit fluturues.

Për sa i përket identitetit të tyre nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, edhe pse talibanët me anë të zëdhënësit të tyre Zabindullah Mujahid, deklaruan se forcat e tij e kishin rrëzuar aeroplanin, dhe se brenda tij ndodheshin oficerë të lartë amerikanë.

Ndërkohë sot, agjencia iraniane Mehr News, duke u mbështetur të një portal shumë afër me Kremlinin që merret me studime ushtarake, Veterans Today,  deklaroi se ndër viktimat është edhe një nga oficerët e Lartë të CIA-s, Michael D’Andrea, i njohur për gjuetinë e tij të Osama Bin Laden dhe së fundmi edhe protagonist, sipas këtyre burimeve, të sulmit kundër gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Të dy burimet janë afër propagandës të Moskës dhe Teheranit, por deri sa nuk do të ketë një version zyrtar të Washingtonit, misteri mbi aeroplanin E-11A do të mbetet ende në malet plot borë të Afganistanit.

5 komente në “Avioni i rrëzuar në Afganistan, mediat iraniane dhe ruse: Ndër viktimat “bosi” i CIA-s që sulmoi Soleimanin”

  1. Roberto says:

    E paskan hequr qafe ashtu sic dine ATA……………….

  2. Kryqi says:

    ??? edhe koreja veriut fitoi kampjonatin boteror.
    E moren gjakun islamiket????

  3. Alb Tir says:

    Kshtu do heqin dhe mamin tat me ty Robert-a

  4. jon says:

    Historia po perseritet. Si ne Mogadishu me 1993, 18 pushtues te vrare 73 te plagosur dhe 1 apache. Pushuesit as pension smarrin kur vdesin ne vend te huaj. Me te vertete me vjen keq per popullin amerikan qe vazhdon te veje per dhame qeni ne vende qe as e di ku ndodhen ne harte.

  5. F.You says:

    Amerikanet jane duke shperndare demokraci ne malet e Afganistanit. Le te lutemi per ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje