Detaje horror: Si u tërhoq zvarrë Prenga, u nxor lakuriq dhe u fut në thes të zi

29 Janar 2020, 13:57Kronika TEMA

Referuar dosjes hetimore të prokurorisë, lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, janë zbuluar edhe detaje në lidhje me provat që kanë krijuar bindjen e Policisë se 49 vjeçari ka humbur jetën.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur trupi i 49-vjeçarit nxirret i zhveshur dhe tërhiqet zvarrë në garazhin e ‘Golden Resort’. Kamerat kanë fiskuar çastin kur autorët fusin viktimën në një tjetër makinë, e cila e më pas largohet nga resorti.

Autorët sakaq në kamerat e sigurisë teksa ndërrojnë rrobat e tyre dhe lajnë vendin brenda garazhdit, për të humbur gjurmët.

Kamerat e sigurisë kanë rezultuar të paprekura, lëvizjet e autorëve janë fokusuar gjithashtu edhe nga kamerat e një hoteli përballë, i cili është në administrim nga një zonjë që e ka marrë me qera. Gjithashtu këto kamera janë sekuestruar nga Policia e Shtetit.

2 komente në “Detaje horror: Si u tërhoq zvarrë Prenga, u nxor lakuriq dhe u fut në thes të zi”

  1. asd says:

    Shshsht. Spaku fle. Rrogetaret percapen pa zhurme ne mjedisin e krimit. Tani edhe politika e ka kuptuar qe askush nuk do ti kafshoje. Nuk flasin më kater big-et qe s’pushonin se mallkuari reformen. Tani eshte qetesi. Prokureve u hedhin lloj-lloj procesesh ne preher por vetem ato qe DUHEN, jo. Spak eshte bere nje prokurori e remdomte e “krimeve te renda”. Parimi eshte i qarte; You don’t fuck me, I don’t fuck you”
    Krimi i rruges nuk do trembet kurre, po nuk pa te varur ne peme punedhenesin e tyre.

  2. ALBAN DEGA says:

    AKT I MIREFILLTE TERRORIST…

    Si te tille duhet ta hetije prokuroria dhe ndeshkoje maksimalisht gjykata.
    C’ faj ka vellai apo qofte edhe babai per krimin e te vellait apo femijet se tij?
    Aq me teper kur behet fjale per Mafian e narkotrafikut qe vrasin me helmin e bardhe mijera njerez, kryesisht te rinj e te reja ne mbare Boten!
    Burgimi i perjetshem per ata kanibale eshte shume pak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje