DETAJET: 62-vjeçari ra nga pallati dhe gjeti vdekjen, policia arreston dy persona

29 Janar 2020, 09:07Kronika TEMA

Arrestohen për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti.

Pas ngjarjes se ndodhur mbreme, policia eshte vene ne levizje dhe pas hetimeve ka arrestuar shtetasit A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

“Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti”- njofton policia, duke shtuar se ata rrezikojne deri ne 10 vjet burg.

NJOFTIMI 

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.
Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

1 komente në “DETAJET: 62-vjeçari ra nga pallati dhe gjeti vdekjen, policia arreston dy persona”

  1. dila prej rrile says:

    Po sali berisha qe vrau kater burra me duar ne xhepa poshte dritates se k/ ministrit sa vje rrezikon amon??????
    se kemi tre degada qe
    Keta dy denohen nga 10 vjet ne nuk po kerkojme shume per saliun varje ne litar e mbaroi puna
    Dila prej rrile ju lutet SPAK me dore ne zemer bejeni kete pune jo per inatin tim po deshiren e shqipetareve
    Uroj qe rama nuk u qi keto kohe me krahun e djathte qe u amnistian vjedhjet dhe vrasje
    nje mbyllje goje nga pd len te dyshojme ere e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje