Kërcënimi i Iranit, Rama nga NATO: Shqipëria do vazhdojë të strehojë muxhahedinë, sa për aktivitetet keqbërëse kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë

29 Janar 2020, 15:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama foli në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, për kërcënimet e Teheranit ndaj Shqipërinë, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleiman, nga ushtria amerikane.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se Shqipëria i ka strehuar muxhahedinët dhe do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi humanizmi është pjesë e traditës së këtij vendi, ndërsa solli në vëmendje edhe ndihmën që iu është dhënë hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria ka ofruar që t’i japë strehë disa mijëra njerëzve jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e traditës sonë, e asaj çka ne jemi. 

Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas luftës së dytë botërore kishte më tepër hebrenj se përpara saj. Për hebrenjtë Shqipëria ishte një shtëpi e sigurt gjatë kohës së holokaustit. E kemi bërë këtë gjë si një operacion humanitar. 

Nuk do ta ndryshojmë traditën tonë dhe as qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve të cilët duhet të mbrohen nga një regjim i cili po bën kërcënim për jetët e tyre. 

Sa për aktivitetet e tyre keqbërëseve në Shqipëri kemi dëbuar ambasadorin e tyre së pari, dhe së fundi të tjerë të përfshirë në aktivitete që janë jashtë aktivitetit të rregulluar të misioneve diplomatike. 

Do të vijojmë të qëndrojmë fort nuk jemi të vetëm jemi pjesë e një aleance më të madhe dhe ky operacion është zhvilluar krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Rama. (TemA)

3 komente në “Kërcënimi i Iranit, Rama nga NATO: Shqipëria do vazhdojë të strehojë muxhahedinë, sa për aktivitetet keqbërëse kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë”

  1. asd says:

    Cdo retorike me iranianet, cel spirale dhe zhvillime negative.
    Nuk jane as fjalet as krahasimet me hebrejte, qe do bindin Iranin se je shtyre nga humanizmi.

  2. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    Rama: jo vetem do ti strehojme mujahedinat por edhe ti martojme m’albaniston pasi kemi shume ”haneme” beqare shtuar ketu edhe ato te mbetura vejushe pas vrasjes se beqirave muslims…………allah uakbar!

  3. Kim été says:

    Jemi për ndërhyrje ushtarake në Téhéran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje